Shkaqet e stresit

Shkaqet e stresit
Shkruar nga Jehona Kamberi - Telqiu

Stresi është një çështje serioze.

Presioni që për dikë mund të jetë motiv dhe stimulim, për dikë mund të jetë shkak për stres. Stresi buron nga lidhja midis një personi dhe mjedisit përreth tij. Stresi është një çështje serioze. Ka efekte të dëmshme fizike, psikike por efektet e tij mund të dallohen edhe në sjellje dhe nëse ato nuk kontrollohen, atëherë mund të bëhen kërcënim i vërtetë për jetë. Stresi mund të ndahet në tri kategori kryesore:
1. psikike - si mendoni dhe si ndjeheni

2. fizike - si reagon trupi juaj dhe

3. sjellja – si veproni.

Sinjalet fizike të stresit përfshijnë: neverinë, frymëmarrjen e vështirësuar, kokëdhimbjen, humbjen e oreksit, tensionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Sinjalet psikike ose emotive të stresit janë të shumta dhe ne po i cekim vetëm disa prej tyre, si: zemërimi, të qenët shumë emotiv qoftë edhe për gjëra të imëta, humbja e interesit për njerëzit e tjerë, humbja e interesit për aktivitetet, të qenët pak i shoqërueshëm, ndjenja e fajësisë, humbja e apetitit, humbja e besimit te vetvetja, humbja e memories (kujtesës) dhe përqëndrimi i paktë.

Simptomat e stresit që ndikojnë në sjellje

Individët e prekur nga stresi mund të fillojnë të pijnë alkool ose të marrin barna të ndryshme për qetësim, pastaj te ta paraqitet ngrënia e shpeshtë për qejf, pirja në sasi të madhe të duhanit, përdorimi i drogës dhe harxhimi i pakontrolluar i parave.

Tipet e personalitetit dhe stresi

Te njerëzit hasim disa tipe të personalitetit dhe në varësi prej tyre mund të gjejmë se sa jemi të prekshëm nga stresi në krahasim me të tjerët.

Tipi A – është i prirë të ketë më tepër stres në jetën e tij dhe në krahasim me të tjerët është më shpesh i sulmuar nga sëmundje të lidhura me stres. Karakteristikat e grupit A janë:

1. Konkurues – ثshtë i prirë të arrijë majen më të lartë të suksesit dhe është shumë konkurrues.

2. Shpejtësia – Njerëzit e këtij tipi punojnë shpejt. Ata ia vendosin vetvetes afatet e fundit dhe detyrimet shpesh i përfundojnë para afatit.

3. Kërkesat - Ata nuk ndjejnë kënaqësi nga arritja e qëllimeve të tyre, duke thënë thjesht kjo është “vetëm një pjesë e punës”.

4. Produkti – Njerëzit e tipit A për shkak të kryerjes mirë të detyrës shpesh janë model për të tjerët.

5. Autoritet - Nuk duhet t’i shpërndajnë përgjegjësitë pasi ndjejnë s’e e humbin kontrollin ndaj asaj që duhet bërë.

6. Agresiv – Njerëzit e tipit A mund të jenë agresiv dhe të zemëruar. Shpesh i ndalin të tjerët të flasin, kurse vetë duke u përgjigjur në ndonjë pyetje, nuk ndalen së foluri.

Tipi B – janë njerëz me pak stres në jetën e tyre, njerëz që sulmohen më pak nga sëmundjet që si shkak e kanë stresin. Karakteristikat e tipit B janë:

1. I balancuar – Këta njerëz janë më pak të sulmuar dhe arrijnë rezultate shumë të matshme në veprimet e tyre.

2. I relaksuar - ky tip njerëzish mund të jetë ambicioz, por edhe i aftë të ndjehet i lehtësuar.

3. Shpërblyes - Ata ndjejnë kënaqësi kur i arrijnë qëllimet.

4. Të hapur - Ata komunikojnë hapur dhe lirshëm, i dëgjojnë të tjerët për t’i marrë idetë e tyre, punojnë si pjesë e ekipit për shkak se ata besojnë në aftësitë e tyre.

Tipi A/B – janë njerëz që në vete ngërthejnë veçori të të dy tipave, edhe të tipit A edhe të tipit B.
 
Titulli: Shkaqet e stresit

Stresi është i pashmangshëm në pjesën më të madhe të jetës.
Shumë prej nesh i kanë të qarta burimet negative të stresit, madje ka njeri që nga mund të kalojë në traumë.Kjo ngjarje shumë tragjike apo tmerruese që njihet si traumë, në shqip e ka domethënien lëndim emocional.
Njerëzit të cilët kanë një lëndim të tillë kanë reagime negative, siç janë: kokëdhembja, dhembjet e barkut, problemet e gjumit, plogështia, rrahja e shpejtë e zemrës, frika e paarsyeshme, ndjenja e vetfajësisë, ndjenja e turpit vend e pavend, ndjenja e zemërimit dhe agresivitetit, moskoncentrimi i të menduarit, largimi nga të tjerët-vetmimi, të ngrënit e tepruar apo humbja e oreksit, marrja e alkoolit ose ndryshime të tjera të mëdha të sjelljes.

Disa ekspertë thonë se stresi i quajtur Eustresi i ka burimet e tij pozitive.
Ne pajtohemi me këtë, por kësaj ia shtrojmë një pyetje: eustresi a ndodh tek ata fëmijë dhe adoleshentë të cilët kanë jetë të lumtur familjare, ekonomi të lartë financiare apo tek ata fëmijë adoleshentë të cilët kanë kaluar e kalojnë nëpër telashe të njëpasnjëshme?

ثshtë e rëndësishme për fëmijët dhe të rinjtë adoleshentë të afrohen dhe të jenë nën kontroll familjare dhe institucionale si dhe t’ju sqarohet se jetën duhet ta pranojnë si të natyrshme, si dhe t’ju tregohet se situata është abnormale e jo ne.

T’ju flitet që sa më shumë t’i largojnë shprehitë dhe sjelljet që i bëjnë të palumtur, t’ju tregohet se bota nuk është fantazi, siç janë reklamat dhe serialet televizive (degjeneruese) ose edhe siç e paraqesin botën e “yjeve”(VIP-at) e që të rinjtë të mendojnë “se janë të paaftë dhe të pavlefshëm për jetë”!

T’ju bëhet me dije se reklamat e tilla nuk ofrojnë asgjë reale për jetë, por kanë qëllime komerciale dhe (luftë) psikologjike për t’i ftuar të rinjtë në shkatërrim sa më të shpejtë.

Në anim nga përfundimi e bëjmë edhe një pyetje: A mund t’i mësojmë fëmijët dhe të rinjtë nga televizori të ndihmojnë njëri-tjetrin si dhe të jenë të mbrojtur nga shëmtimet e lartpërmendura dhe si?

Pa dyshim që Po, dhe këtë me asnjë vështirësi, sepse me tërheqjen e të gjitha reklamave dhe serialeve të pavlera dhe degjeneruese, duke i zëvendësuar me programe edukative për fëmijë, pse jo edhe me nga disa orë programe kulturore fetaro-islame lehtë dhe bujshëm arrihet të kultivohet edukatë dhe mirësjellje tek fëmijët dhe të rinjtë adoleshentë, saqë edhe mbrohen nga të gjitha çoroditjet e marra nga paralufta, gjatë dhe paslufta si dhe shëmtimet që po i përcjellë koha nga njerëz të shthurur e të pandjenja.

E tërë kjo është një e vërtetë që s’mund të jetë gabim, edhe nëse askush nuk e dëgjon.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top