Shitet shpata e Mbretit Zog te pare.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Shpata e Zogut shitet në Londër
29.07.2008 12:01 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture

Pak ditë më parë, në një ankand të zhvilluar në Londër, u shit për 10800 paund shpata që Mbreti Zog mbante në ceremoninë e martesës. Shpata e punuar në ar daton 27 prill 1938

Për rreth 14 mijë euro, një koleksionist anglez zotëron prej pak ditësh shpatën ceremoniale të Mbretit Zog. Një shpatë historike që i përket monarkut shqiptar, ishte një nga artikujt e rrallë që u shit në një ankand për armë dhe parzmore, që u zhvillua disa ditë më parënga ”Bonhams” në Knightsbridge në Londër. Nuk dihet mirë rrugëtimi që ka bërë ky objekt, veçse ankand pas ankandi ai ka përfunduar në një nga agjencitë më të mëdha të shitjeve, bashkë me një numër të madh armësh të ardhura nga e gjithë bota dhe tanimë i përket një koleksionisti anonim. Arma e mbretit Zog, një shpatë e rrallë oficerësh me dorezë të artë e mbajtur gjatë festimeve të martesës së tij, një prodhim italian ari 18 carat, e kapërceu vlerën fillestare të shitjes (4 mijë paund), duke arritur në 10,800 paund të ofruara nga një blerës anonim. Në dorezë shënohet data 5 prill 1938. Doreza e punuar e gjitha në ar, është një vepër e vërtetë artistike. Në qendër të saj ndodhet stema shqiptare, përkrenarja e Skënderbeut, një flamur që shpaloset në të dyja anët dhe në mes një shqiponjë me dy krerë, në zemër të së cilës është gdhendur Z I (Zogu I). Stema rrethohet nga një shumësi gjethesh. Tehu i shpatës, 85 cm e gjatë, është gjithashtu i zbukuruar me motive floreale, por ajo që të bie në sy janë mbishkrimet e gdhendura në shqip në të dyja anët. Nga njëra anë shkruhet me gërma të arta ”Besnikë Deri Në Dekë Prisit Të Vet Të Mathi”, ndërsa nga ana tjetër ”Oficerët Shqiptarë 27 prill 1938”. Sigurisht bëhet fjalë për një objekt ceremonial, që shoqëronte veshjen e mbretit gjatë ceremonisë madhështore të martesë së tij. Dasma e Mbretit Zog u zhvillua në 27 prill të vitit 1938 (dhe mbishkrimi mbi tehun e shpatës përkon me këtë datë). Ishte 43 vjeç kur u martua me konteshën hungareze Geraldine Appony, vajza e madhe e Kontit Gyula Appony nga Nagi-Appony dhe të konteshës Gledis Stjuart, një amerikane me prejardhje skoceze dhe irlandeze, për të mbretëruar përkrah tij në shtetin më të panjohur të Europës. Dhjetëra të ftuar specialë kishin ardhur të nderonin mbretin e Shqipërisë, mes të cilëve përfaqësues nga Dinastia Mbretërore Italiane e Savojës, Duka i Bergamos, ambasadorët e Belgjikës, Rusisë, Japonisë dhe Iranit, të cilët sollën me vete dhe dhurata të shumta. Festimet e martesës së mbretit Zog zgjatën disa ditë. Përpos të ftuarve të nderuar nga vende të ndryshme të Evropës, u shtruan disa darka në hotelet më të mira të kohës për gazetarët, arsimtarët, etj. Festimet më të mëdha i përjetuan qyteti i Tiranës dhe i Durrësit, ku mbreti shkoi për vizitë një ditë pas martesës së tij. Sipas fotove të kohës, sheshi para Bashkisë së vjetër të Tiranës, ku sot ndodhet Muzeu Historik Kombëtar, ishte mbushur me njerëz të veshur mirë, që festonin martesën e mbretit. Po kështu në Durrës, teksa mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë udhëtonin me një makinë të hapur, populli priste duke duartrokitur e sigurisht kuriozë për të parë mbretëreshën e re të shqiptarëve. Ahmet Zogu u kurorëzua mbret në shtator të vitit 1928 dhe mbretëroi deri në 7 prill të vitit 1939, ditë në të cilën Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.

Një tjetër objekt me vlerë që u shit në ankandin e pak ditëve më parë ishte edhe një kapelë e periudhës së Revolucionit Francez, pra të fundit të shek. XVIII. Ajo gjithashtu e tejkaloi çmimin nga 3 mijë paundësh, duke u shitur 10,320. Blerësi anonim anglez duhet të përballonte një duel të vërtetë për të siguruar këtë pjesë të rrallë dhe të mrekullueshme historie. Kjo kapelë ka një interes të veçantë, pasi shoqërohej me një shënim të vjetër me shkrim dore, që tregon se kapela është mbajtur nga Mr. McGibbon në arrati nga revolucioni francez. ”Kapelja e lirisë me të cilën Mr. McGibbon la Parisin në revolucion”. Ky objekt i rrallë i mbijetuar ngjan me një kapelë policie. Megjithatë në këtë rast mendohet që ajo t’i ketë përkitur një anëtari të ushtrisë së revolucionit, që ishte një grupim politik, ndryshe nga ushtria e rregullt, i ngarkuar të zbatojë dekretet e Konventës. Prania e një spirance sugjeron që kapela mund të jetë mbajtur nga një marinar.

Në ankandin e pak ditëve më parë, u shit një numër i madh armësh historike, kryesisht armë zjarri, por duket se shumë pak ishin ato që arrinin lartësinë e armës së ardhur nga Shqipëria. Dhe në të vërtetë, shpata e Mbretit Zog, ishte një nga objektet e shitura më shtrenjtë në ankand. Sipas specialistëve të fushës, blerja e armatimeve të vjetra është tashmë në modë. ”Bonhams” u themelua në 1793 dhe është një nga ndërmarrjet e ankandeve më të vjetra në botë për veprat e artit dhe objektet antike. Kompania aktuale u krijua në nëntor të vitit 2001 nga bashkimi iBonhams & Brooks, Phillips Son dhe Neale UK. SotBonhams organizon më shumë ankande se të gjitha rivalët e saj. Ankandet zhvillohen që ngaSan Francisco, Los Angeles, New York dhe Boston në SHBA, Zvicër, Francë, Monako, Australi, Hong Kong dhe Dubai. Bonhams ka një rrjet botëror zyrash në 25 vende.
 
Titulli: Shitet shpata e Mbretit Zog te pare.

Une kisha idene qe ne kohen kur "mbreteronte" zogu, ka qene shpikur baruti ?

 
Titulli: Shitet shpata e Mbretit Zog te pare.

Une kisha idene qe ne kohen kur "mbreteronte" zogu, ka qene shpikur baruti ?


-------------------------------------------------------------------
baruti eshte kohe me pare nostra jo ne kohen e zogut.
 
Titulli: Shitet shpata e Mbretit Zog te pare.

Kush e di si ndihet tani ky zogu pa shpate
 
Titulli: Shitet shpata e Mbretit Zog te pare.

Kush e di si ndihet tani ky zogu pa shpate

------------------------------------------------------------------
NMT Leka i pare ka bere nje shpate te stilit te skenderbeut dhe perkrenare.


kurse kjo shpata ka qene e Zogut te pare,

besoj se nje dite do kthehen dhe shpata e zogut edhe ajo e skenderbeut ne shqiperi.

shpresoj te vije nje dite qe ta ble une shpaten e Zogut, do ti jap njezt mije paund burrit te huaj e ta vendos ne zyren time.

lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top