SHISH përgjon policinë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Në një kohë kur në Shqipëri janë intensifikuar veprat kriminale, ku është përdorur ekzekutimi personave nëpërmjet vendosjes së tritolin në makina, Shërbimi Informativ Shtetëror duket se ka më shumë në fokus hetimin e policisë, se sa mbledhjen e informacionit për personat apo ngjarjet kriminale.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ekskluzivisht Top Channel ka mundur të sigurojë një dokument të SHISH-it, të cilin e publikon për interes të publikut, i hartuar prej Departamentit të kundrazbulimit dhe mban firmën e drejtuesit R.T.

Dokumenti është përpiluar si kërkesë operative urgjente më datë 02.12.2013 vetëm tre muaj nga ardhja në detyrë e Qeverisë dhe ministrave të rinj.

Kërkesa operative i drejtohet drejtorive të Shërbimit Informativ në të gjitha prefekturat përfshi degët autonome, nga njëra prej të cilave është bërë e mundur edhe gjetja e dokumentit.

Përmes saj, kërkohet informacion mbi persona të implikuar në veprimtari antiligjore të emëruar në Policinë e Shtetit. Shkresa e Drejtorisë së Kundrazbulimit u kërkon degëve në shërbimit në të gjithë Shqipërinë të “identifikojnë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit në qarqe më konkretisht, drejtori i Qarkut, shefi i rendit, shefi i krimeve, shefat e komisariateve, drejtori qarkullimit rrugor, ata të emigracionit dhe kufirit dhe specifikisht të identifikohen personat dhe pozicionet e tyre drejtuese të emëruar pranë policisë së qarqeve, kohët e fundit me të dhëna që i implikojnë në veprimtari antiligjore".

Sa më sipër, thuhet në shkresë, të indentifikohen shtetasit,drejtues policie për të cilët mund të kemi informacione se janë implikuar në veprimtari antiligjore që ndiqen nga drejtoria “KKON” si trafik lëndësh narkotike, trafik klandestinësh, trafik veprash arti, trafik prostitucioni, pastrim parash, trafik të miturish, falsifikim dokumentash.

Kjo kërkesë operative kërkon gjithashtu të saktësohet roli i të implikuarve në trafik, numrat e telefonit në përdorim, lidhjet bashkëpunuese me interes operativ nëse zotërojnë pasuri që rrjedh nga veprimtari kriminale dhe gjithçka tjetër të vlerësuar nga ju me interes oprativo-informativ.

Propozues të kësaj kërkese, e cila haptas tregon vënien nën hetim të punjonjësve të policisë së shtetit, nga Shërbimi Informativ Shtetëror janë një inspektore kërkimi me inicialet A.A si dhe zëvendësdrejtori dhe kryetari degës së kërkimit SH. SH.

Kjo shkrese tregon se SHISH përgjatë kësaj kohe ka mundur të mbledhë më shumë informacion për secilin nga oficerët e Policisë së Shtetit, ndërkohë që ministri i brendshëm Tahiri, nuk e ka fshehur as publikisht pakënaqësinë se SHISH, nuk ka dhënë asnjë informacion për asnjë ngjarje të rëndë apo për grupe e persona të inkriminuar që të ndihmojnë jo vetëm në parandalimin por edhe zbulimin dhe zbardhjen e veprave kriminale.

Një tjetër pikëpyetje që ngrihet pas kësaj shkrese është edhe ajo se cfarë informacionesh janë mbledhur, se kujt i janë referuar dosjet me informacione për oficerët e Policisë së Shtetit.

/ T. Channel
 
Titulli: SHISH përgjon policinë

Keta langaraqe-gazetare jane aq tendencioze saqe i thone edhe logjikes ik pirdhu.

Nisi sulmi i koduar nen emrin "Heqja e Vishes". Hapi i pare, si gjithnje, per ceshtje nderi e privilegji i takon te shumelavderuarit Top Channel.
 
Titulli: SHISH përgjon policinë

Po kjo eshte normale ne qdo vend te botes te kontrollohen emerimet e reja se kend merr e fut ne policin e shtetit
 
Titulli: SHISH përgjon policinë

Dhe cfare ka per tu habitur ketu. Dhe SHKB e ben.

Mundohen nga morri te nxjerrin dhjam te bejne lajmnga hiqi ,99% te policeve qe jan pranuar ne Kosove jane kontrolluar nga sherbimi informativ kjo ska asgje per tu quditur...

ka harru saimiri se SHISH eshte i pavarur edhe ka te drejt te kontrolloj kur bene ndryshime aq radikale ne policin e shtetit per tre muaj.

Marla mos je gje Juriste ti se me duket se njef ligjin me shume se Top Channel
 
Titulli: SHISH përgjon policinë

Bile duhet thene qe Shish eshte i vonuar pasi policia eshte mbushur me njerez te inkriminuar. Drejtori i emeruar nga Tahiri dhe qe i ka drejtuar fushaten ne kombinat eshte person me lidhje kriminale dhe te trafikut te droges. Ishte shoferi i ketij drejtori, i emeruar perseri nga Tahiri qe u kap me nje ton hashash para disa ditesh.

Gazetari gebelsiane, jo gje tjeter. Ja kshu eshte kjo qe ben tch.
 
Titulli: SHISH përgjon policinë

Bile duhet thene qe Shish eshte i vonuar pasi policia eshte mbushur me njerez te inkriminuar. Drejtori i emeruar nga Tahiri dhe qe i ka drejtuar fushaten ne kombinat eshte person me lidhje kriminale dhe te trafikut te droges. Ishte shoferi i ketij drejtori, i emeruar perseri nga Tahiri qe u kap me nje ton hashash para disa ditesh.

Gazetari gebelsiane, jo gje tjeter. Ja kshu eshte kjo qe ben tch.

Ministri ka harru se ai shkon po SHISH nukmundet lehte se sekretet e krejt shtetit jan aty nese bie shishi atehere e mori lumi shqiperin kete ta keni te sigurte.

Ku ke pa minister ne bote te lyp raport prej shishi vetem ky Tahiri eshte me i menqur se duhet
 
Titulli: SHISH përgjon policinë

SHISH raporton vetem tek kryeministri dhe presidenti me sa di une ska pune ministri i brendshem.

Problemi eshte qe SHISH-in se kane ne kontrroll dhe kerkojne alibi per te fillu spastrimet e per te vendos qente e tyre.
 
Titulli: SHISH përgjon policinë

bobobobo...lajm brenda lajmit

lidheni qelbesiren dhe hidheni

po lerini ore te punojne se 8 vjet u dendem me lajme ....tani ju vrane veshet juve?

:)
 
Titulli: SHISH përgjon policinë

Po cte punojne mi ata te shkretet pshesh me kos po hajne. tahiri eshte dhe polici dhe hajduti i di vete se ku montohen makinat me bomba :D
 
Titulli: SHISH përgjon policinë

Te ndonje fabrike cimentoje me siguri

per mua nuk jane me te mire keta qe erdhen, po edhe te bejme te mire ata qe iken...aman
 
Titulli: SHISH përgjon policinë

Te ndonje fabrike cimentoje me siguri

per mua nuk jane me te mire keta qe erdhen, po edhe te bejme te mire ata qe iken...aman

Jo mi jo, une jam me parimin rrime shtremet e flasim drejt se kshu preferenca politike skam une. Po te binte fjala per ndonje nacionalizem ekstrem te tipit nazist edhe jam :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top