Love
βeℓℓe â๓e
![merimanga-ne-brazil-320x176.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Flajme%2Fwp-content%2Fuploads%2F2013%2F02%2Fmerimanga-ne-brazil-320x176.jpg&hash=2c180b4fa37c1bad56fbb10ddee7f3e3)
Një fenomen i çuditshëm ka habitur banorët e një qyteti të vogël në Brazil, teksa kanë parë se nga qielli binte një ‘shi i dendur’ merimangash të vogla.
Pamja e rrallë është kapur përmes një videoje amatore në Santo Antonio da Platina, një qytet rreth 250 milje në perëndim të Sao Paulo.
Videoja është realizuar nga një 20 vjeçar, i cili rastësisht ndodhej natën jashtë, kur ka vënë re pamjen e pazakontë dhe ka vendosur ta filmojë. Përmes videos me pamje të zmadhuara që shihni më poshtë vihet re se si një koloni e vërtetë merimangash të vogla qëndrojnë pezull në qiell, pasi mesa duket kanë krijuar një rrjet gjigante.
Biologët e kanë shpjeguar këtë si një fenomen natyror normal, pasi specia e merimangave në fjalë përcaktohen si jo të rrezikshme, që qëndrojnë zakonisht nëpër pemë ku krijojnë rrjeta të mëdha për të kapur insekte të tjera, ndërsa shfaqen zakonisht natën.
G.Shqip
[video=youtube;V6G-CICCB14]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=V6G-CICCB14[/video]