Shi merimangash në Brazil

Love

βeℓℓe â๓e

merimanga-ne-brazil-320x176.jpg


Një fenomen i çuditshëm ka habitur banorët e një qyteti të vogël në Brazil, teksa kanë parë se nga qielli binte një ‘shi i dendur’ merimangash të vogla.

Pamja e rrallë është kapur përmes një videoje amatore në Santo Antonio da Platina, një qytet rreth 250 milje në perëndim të Sao Paulo.

Videoja është realizuar nga një 20 vjeçar, i cili rastësisht ndodhej natën jashtë, kur ka vënë re pamjen e pazakontë dhe ka vendosur ta filmojë. Përmes videos me pamje të zmadhuara që shihni më poshtë vihet re se si një koloni e vërtetë merimangash të vogla qëndrojnë pezull në qiell, pasi mesa duket kanë krijuar një rrjet gjigante.

Biologët e kanë shpjeguar këtë si një fenomen natyror normal, pasi specia e merimangave në fjalë përcaktohen si jo të rrezikshme, që qëndrojnë zakonisht nëpër pemë ku krijojnë rrjeta të mëdha për të kapur insekte të tjera, ndërsa shfaqen zakonisht natën.
G.Shqip


[video=youtube;V6G-CICCB14]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=V6G-CICCB14[/video]
 
Titulli: Shi merimangash në Brazil

Nje gje nuk po kuptoj si rrin ne ajer :mah:
 
Titulli: Shi merimangash në Brazil

Nje gje nuk po kuptoj si rrin ne ajer :mah:

Qindra vite me para eshte zbuluar nga studiues te ndryshem qe merimangat kishin krahe edhe ne largesi te ndryshme
fluturonin sepse flatrat e tyre nuk ishin edhe aq te fuqishme
Derisa nje dite pufff u zhduken edhe tani eshte rishfaqur prap
Si do tia bejme ne me merimanga qe fluturojne :(


Une do kisha frike po te isha ne kete vend :D
 
Titulli: Shi merimangash në Brazil

Si besoj shum ketyr ngjarjve se i japin ..po te jet ashtu gjith bota do e jepte si lajm bomb pasiqe eshte diq e jasht normales..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top