Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shet droge ne wc e policave

Një djalë 24-vjeçar është arrestuar në tualetet e departamentit të policisë së Everett, në shtetin e Washington, kjo pasi tentoi të shiste drogë pikërisht në banjat e policisë.

Një agjent ishte në tualet në momentin që dëgjoi djalin të përgjigjej në celular: i surprizuar nga prania e agjentit, djali ishte duke arritur një marrëveshje për shitjen e drogës.

Fillimisht agjenti mbeti disi i hutuar nga situata, por më pas çdo dyshim ja hoqi vetë djali, i cili vazhdoi me telefonatat e tij me 2 klientë të tjerë.

Agjenti i policisë, që ndërkohë kishte lajmëruar dhe një koleg, e priti djalin në dalje të tualetit, duke i kërkuar sqarime.

Pasi tentoi të mohonte, i riu nuk mund të bënte asgjë tjetër përveçse të pranonte që po përpiqej të shiste drogë, ku në atë moment i dorëzoi agjentëve dhe një sasi të vogël që kishte me vete.

I riu më pas u arrestua për shpërndarje të substancave narkotike.nar.jpg

/b/shqip/
 
Titulli: Shet droge ne wc e policave

Vendi më i mirë për tu fshehur është pikërisht atje ku qëndrojnë ata që të ndjekin. Fatkeqësi për këtë djalë që u beson thënieve të ndryshme LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top