Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shesin fëmijën për ta shëruar tjetrin

Një çift në veriperëndim të Indisë është arrestuar nën akuzat se ka shitur foshnjën shtatë ditëshe për ta financuar trajtimin mjekësor të djalit më të madh.
Sandiha Devi, bashkëshorti i saj dhe tre persona të tjerë janë arrestuar të enjten, tha Ir Panzal, një zyrtar në policinë e qarkut të Sriganganagarit, një qytet në veri të Raxhastanit.
اifti tha se varfëria e ka detyruar atë të heqë dorë nga foshnja për t’i ofruar një trajtim mjekësor djalit dy vjeçar.
Më vonë, të burgosurit u liruan me kusht, ndërsa foshnja u kthye sërish tek ata, transmeton REL.
Televizioni NDTV raportoi se në kohën kur ishte shtatzënë Sandiha Devi, një çift tjetër bashkëshortor që po jetonte në afërsi i kishte ofruar asaj mbi 700 dollarë për foshnjën në rast se është djalë.
“Djali im më i madh ishte aq i sëmurë, andaj më duhej të hiqja dorë nga i biri më i vogël për t’i marrë 40 mijë rupi për shërimin e djalit të madh. Mirëpo, unë kam marrë vetëm 20 mijë rupi”, tha babai i foshnjës, Ashok Kumar.
Një ankesë është regjistruar kundër 11 njerëzve, përfshirë çiftin në fjalë, që dyshohet të jenë të përfshirë në veprime të tilla antiligjore.
111 (1).jpg

/lajme24/
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top