Sherri për qiranë, zonja e shtëpisë rrihet me studenten

cent

...Lontano
Sherri për leket e qerasë së shtëpisë është bërë shkak i një përleshjeje mes dy femrave. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në lagjen “Haxhias” në Elbasan kur Anila Bektashi, 38 vjeçe ka sulmuar 20- vjeçaren Merita Hoxha. Burime nga policia thanë se motivi i kësaj ngjarjeje është pagesa e pashlyer e qerasë. 20-vjeçarja Hoxha, nga Kruja është studente në Elbasan dhe prej disa kohësh kishte me qera në banesën e Bekteshit. Në fillim të muajit dhjetor Hoxha duhet të paguante qiranë dhe është takuar me 38-vjeçaren së cilës i ka thënë se do të largohet nga banesa e saj.

“Unë nuk do të qëndroj më me qera në banesën tënde ndaj dhe po të shlyej. Nuk kam aq para sa kushton qiraja ndaj po të jap vetëm një pjesë” mësohet t’i ketë thënë studentja qiradhënëses. Kjo e fundit ka kërkuar me insistim që pagesa të bëhet e plotë aq sa e kishin caktuar qera qysh në fillim mirëpo nga ana e saj studentja ka këmbëngulur se nuk kishte më para. Mes tyre ka nisur një debat i ashpër me fjalë fyese të ndërsjella. Burime nga policia thanë se qiradhënia ka kapur nga flokët studenten e cila është përpjekur të mbrohet. Bekteshi ka vijuar të godasë me pëllëmbë 20-vjeçaren.

Pasi ka shpëtuar nga duart e 38-vjeçares, e reja ka mbërritur në ambientet e komisariatit të policisë së Elbasanit për të kryer denoncim. Policia shoqëroi dy femrat të cilat u morën në pyetje për të zbardhur motivet e këtij sherri. Pas marrjes në pyetje, ato u lanë të lira ndërsa ndaj 38-vjeçares Anila Bekteshi nisi procedimi penal për veprën penale të “Dëmtimeve të tjera me dashje”.


/Shekulli
 
Titulli: Sherri për qiranë, zonja e shtëpisë rrihet me studenten

Kesaj i thone te paguash qirane me nje shkulje flokesh e ca shkelma bythes :vetull:

Megjithate studentja me dhimbset. Studentet ne gjithe boten jane te varfer e aq me shume ne Shqiperi :vetull:
 
Titulli: Sherri për qiranë, zonja e shtëpisë rrihet me studenten

Prita ndonje video. Me shkoi huq.
 
Titulli: Sherri për qiranë, zonja e shtëpisë rrihet me studenten

Ka disa qiramarrese qe meritojn ti rrahesh keq dhe tu djegesh dhe shtepine para se te largohesh. Shtriga
 
Titulli: Sherri për qiranë, zonja e shtëpisë rrihet me studenten

Un jam zi me tgjith pervec ksaj ku jam tani sepse eshte treguar e korrekt deri ne fund.
Kurse kur isha studente, kushedi se sa her kan perfituar dhe na kan marr lek plus... me mos me than qe as kaparren sdonin tna kthenin! Perfitojne sidomos nga studentet... pa kontrakt, cmime absurde per 1 cep me flejt.
 
Titulli: Sherri për qiranë, zonja e shtëpisë rrihet me studenten

Femer Bukuroshe ajo e madhja
 
Titulli: Sherri për qiranë, zonja e shtëpisë rrihet me studenten

Varet se si kane rene dakort ne fillim te qirase....
Sepse dhe ajo ska shtepi per te falur, prandaj ku i dihet.
 
Titulli: Sherri për qiranë, zonja e shtëpisë rrihet me studenten

Ti qaje leket tani ajo....:teleskop:
 
Titulli: Sherri për qiranë, zonja e shtëpisë rrihet me studenten

Studente ne elbasan hahahahhahaha ska pase qytet tjeter a :p
 
Titulli: Sherri për qiranë, zonja e shtëpisë rrihet me studenten

Ca spo ngjojm, Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top