Sherr per pasagjeret, theret shoferi

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Fier- Konkurrenca per pasagjere, perfundon ne perleshje te pergjakshme ne rruget e qytetit te Fierit. Shoferi i autobusit te linjes Lushnje-Sarande, theret pas debatit perse kishte ndaluar me qellim marrjen e pasagjereve. Autori i dyshuar eshte Elio Mema, i cili eshte thirrur nga i ati, Hito Mema. Policia tha se i plagosuri Besnik Muca gjendet jashte rrezikut per jeten ne spitalin e Fierit. Uniformat blu shoqeruan te dyshuarit ne komisariat, ndersa i demtuari ka marre nje plage poshte kraharorit.

Rreth ores 06:00 te mengjesit te djeshem, Besnik Muca, 40-vjec, eshte nisur nga qyteti i Lushnjes, me destinacion Saranden. Nga shtrati i spitalit, ku gjendet i shtruar ne dhomen nr. 11, ai tregon per "KJ" shkaqet dhe rrethanat e incidentit te ndodhur. "Sapo kisha ndaluar ne vendin e quajtur "Parku i Mallrave" ne Fier dhe zbrita disa pasagjere. Ne kete moment ndalon prane autobusit nje furgon i bardhe, dhe nga brenda degjoj shoferin qe me sulmon me fyerje per shkak se kisha ndaluar", rrefen Besniku ngjarjen e ndodhur. Ndersa kundershtari Hito Mema, i ka kerkuar shpjegime perse merrte pasagjere, 40- vjecari i ka thene se nuk ndaloi per pasagjere. "Une i thashe qe zbrita pasagjere dhe se nuk ndalova per te marre. Por ai mori djalin ne telefon, i cili erdhi menjehere duke me goditur me thike, ne pjesen e siperme te barkut", shpjegon i demtuari. Teksa agresoret jane larguar me shpejtesi nga vendngjarja, kane qene pasagjeret qe vune ne dijeni policine vendore. I plagosuri eshte derguar me urgjence ne spital, ku iu nenshtrua edhe nderhyrjes kirurgjikale. Mjeket deklaruan se Muca eshte jashte rrezikut per jeten. Policia e Fierit beri hetimet paraprake, per plagosjen dhe identifikoi si te dyshuar ate e bir, Hito dhe Elio Mema. Pas disa kontrolleve te ushtruara, dy personat jane kapur dhe shoqeruar ne komisariat, por pas disa oresh jane lene per hetim ne gjendje te lire. Ekspertet e vleresuan ngjarjen si plagosje te lehte, ky ka qene dhe shkaku i lirimit te te dyshuarve deri ne perfundim te hetimeve.


Lushnje

Policia e Fierit ka vene dje ne pranga Klodian Kiptiun, 29 vjec, i shpallur ne kerkim per plagosje. Burime zyrtare thane se i arrestuari, akuzohet se ka qelluar nje here me thike bashkeqytetarin e tij, A. C., nga Lushnja, per motive te dobeta, ngjarje e ndodhur oret e vona te mbremjes se marte.

Gazeta Koha Jone​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top