Sherr për parkimin, dy të vrarë me thikë në Durrës

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
23/05/2017

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Dy persona mbetën të vdekur, ndërsa një tjetër u plagos gjatë një konflikti me thika në fshatin Rrushkull të Durrësit.

Lulëzim Qamo, 35-vjeç dhe Yzedin Shallari rreth, 60 vjeç humbën jetën pas një përleshjeje me thika në vendin e punës, që ndodhi në rezervatin e Rrushkullit në Durrës.

Policia vendore u njoftua nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ishin dërguar për mjekim të plagosur shtetasit Eduart Xhaferri dhe Yzedin Shallari, i cili vdiq më pas në spital nga plagët e marra.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se konflikti ka qenë i çastit dhe nga verbal është kthyer në fizik ku palët kanë goditur me thikë njëri-tjetrin dhe për pasojë Qamo ka ndërruar jetë menjëherë. Dyshohet se shkak është bërë parkimi i një automjeti.

Viktima tjetër, Yzedin Shallari vdiq në spital, ndërsa Xhaferri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të konfliktit që u kthye në vrasje te dyfishtë.



/ Top Channel
 
...sherr parkimi per ne "fshat" se ka shume makina ne fshat e s'gjenin dot vend parkimi!!!

Po trrute ku i parkuan?!

Te tilla lajme te pa llogjikshme si fallco duken nga njeri krah, po cudi e madhe eshte qe s'ka marrezi pa ndodh ne Shqiperi!!!
 
Ne fund te historise u "parkuan" perjetesisht...mjere ne per mendte qe kemi!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top