Sherr per nje shikim, tenton ta vrase ne lokal

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
BERAT- Nje grindje per motive te dobeta per pak sa nuk eshte shnderruar ne nje tragjedine Berat. Tenton te vrase bashkefshatarin pas konfliktit per nje shikim, po per fat te mire objekti i atentatit ka shpetuar nga plumbat. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se premtes ne fshatin Samatic, komuna Kutalli. Bujar Bega, 40 vjec, mesohet se rreth ores 20:30, pas nje grindje me Besnik Celen, ka qelluar me arme zjarri ndaj tij. Ata kane qene ne nje lokal te fshatit ne kohen qe jane grindur. Burime nga vendi i ngjarjes bejne me dije se Besnik Cela, 38 vjec, ka akuzuar 40 vjecarin Bega per veshtrime te hedhura ndaj tij ne kohen qe ky eshte futur ne lokalin e R. Cjapit. Kaq ka mjaftuar dhe mes dy bashkefshatareve ka nisur sherri qe ka shkuar deri ne perdorim e armes. Ne grindje e siper 40 vjecari Bega ka nxjerr nje pistolete qe mbante me vete, duke qelluar ne drejtim te kundershtarit. Policia tha se mori denoncim per kete rast dhe shpalli ne kerkim te dyshuarin Bega. Gjate kontrollit te baneses bllokoi ne cilesine e proves 5 krehera me fishek automatiku, 30 fishek model 56 dhe 27 metra fitin zjarrpercjelles.

Gazeta Koha Jone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top