Shërbimi Shëndetsor dhe drejtësia, faqja e zezë e Shqipërisë.

a.kapllaj

Antarë
Sot mbas 18 vjetësh demokraci, vendi i jonë vazhdon të jetë në fund të parametrave evropjanë përsa i takon, shërbimit shëndetsorë dhe drejtësisë. Megjithë hapat e mëdha, që janë bërë kohët e fundit në fushën e arsimit dhe të rendit, mjekësia dhe drejtësia kanë pësuar hapa mbrapa në krahasim me vitet e para të nëntëdhjetës.
Drejtësia ka nevojë për një reformë të thellë, si në krahun e akuzës, ashtu edhe asaj të mbrojtjes, në mënyrë që të goditet krimi me forcë dhe dënimet të shlyhen deri në fund nga të gjithë kriminelët e shumtë, që ka prodhuar koha e tranzicionit, më i gjati i të gjithë vendeve Lindore. Reforma duhet bërë në mënyrë që, drejtësinë mos ta bëjë llogaria bankare, por ligjet e shtetit demokratik, të garantuara nga strukturat e saj.
Ka filluar të bëhet diçka dhe shpresojmë të mos jetë vetëm propagandë.

Ajo që, sot për sot është më problematike për vendin tonë, është shërbimi shëndetsorë, në mënyrë më konkrete, specialitetet e ndryshme, që duhet të kurojnë pacientët e shumtë që vuajnë nga semundje që kërkojnë ndërhyrjen e specialistëve përkatës. Roli human i këtij profesioni, shpesh herë, (jo përherë) është i dominuar nga oreksi për pasuri, sa më të shpejtë, në dëm të shendetit të shumë pacientëve, që nuk janë në gjendje të paguajnë shumat që kërkojnë mjekët specialista.
Kjo është faqja më e turpshme e të gjithë kësaj periudhe tranzicioni, që po kalon vendi dhe konkretisht, mjekësia shqiptare.
Hapi i parë, që duhet të bëjë Qeveria Shqiptare, është ngritja e rrogave të gjithë mjekëve specialista, në mënyrë që ekonomia të mos jetë problem për ata, dhe pacienti të mos shihet si mjet fitimi prej tyre, duke iu ruajtur edhe ndërgjegjen profesionale dhe njerëzore, nga përlyerja që po i bëjnë çdo ditë deri në ditët e sotme.
Ftoj të gjithë anëtarët e forumit, të japin shembuj konkretë, që kanë jetuar apo dëgjuar, për mjekësinë shqiptare të sëmurë, nga patologjia e fitimit të shpejtë e të pandershëm, në dëm të qytetarëve të vendit tonë.
Njëkohsisht mund të jepni sygjerime, se si mund të përmirësohet, sepse shendeti është gjëja më e rëndësishme e jetës tonë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top