Shën Jeronimit (Sofronius Eusebius Hieronymus), 347-420

Lauri

Anunnak
30 shtator - Dita botërore e përkthyesve! Dita e shënuar në kujtim të vdekjes se Shën Jeronimi (Sofronius Eusebius Hieronymus), 347-420, shkrimtar, teologu, doctor i Kishës, shenjti ilir, përkthyesi i Biblës nga versioni i vjetër në greqisht dhe hebraisht, në latinisht. Shën Jeronimi lindi në Stridon të Ilirisë në Dalmaci rreth viteve 340-347. Ndoqi studimet për letërsi në Romë dhe po aty u pagëzua. Pasi përqafoi jetën asketike, shkoi në Lindje dhe u shugurua meshtar. Kur u kthye në Romë, u emërua sekretar i papës Dammaz dhe në atë kohë filloi përkthimin në gjuhën latine të tekstit të Biblës, tekst i cili u njoh dhe aprovua zyrtarisht në Konçilin e Trentit si teksti zyrtar kanonik i Shkrimit Shenjtë, si përkthim autentik për përdorimin liturgjik në Kishën Katolike, i njohur në gjuhën latine me emrin VULGATA ( lat. "vulgata editio", që d.m.th. "botim për popullin", me dekretin e posaçëm të datës 8 prill 1546. Me t’u vendosur pastaj në Betlehem, iu përkushtua komentimit të Shkrimit Shenjtë. Vdiq në Betlehem më 30 shtator 420. (Në fotografi: Shën Jeronimi, pikturë në vaj mbi telajo 112 x 157 cm, realizuar midis viteve 1605-1606 nga piktori italian Caravaggio, pikturë e cila ruhet në Galerinë Borghese në Romë).

shenjeron_zps653383ff.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top