Shëmbet një pjesë e skenës ku Madona do të jepte koncertine saj, një i vdekur ....

Зngjεll

___________
Marseille, Francë : Një i vdekur, 9 të plagosur në shëmbjen e një skene të koncertit të Madonës.

Shembja e një skene në punim e sipër në stadiumin Velodromë në Marsejë për koncertin e së dielës të këngëtares amerikane Madona, ka bërë të enjten një të vdekur dhe nëntë të plagosur rëndë, punëtora që punonin në këtë punim për ndërtimin e skenës.

"Të enjten rreth orës 17-17 e 15 të mbasdites, skena e cila ishte vënë në vend për koncertin e Madonës të parashikuar për të Dielën është shembur për arsye të panjohura" - ka deklaruar për mediat shefi i zjarrfikësve-detare Thierry Delorme. Shtatë punëtorë që ndodheshin mbi skenë, kanë ngelur brenda kësaj shembjeje. ثshtë një koklavitje kabullash dhe metale" - ka vazhduar ai.

"Personi që ka vdekur është një francez i moshës 53-vjec, kanë precizuar zjarrfiksat-marinsa. Një amerikan dhe një anglez janë në gjendje të rëndë dhe janë cuar menjëherë në spital drejt Veriut, drejt spitalit të Timones dhe tre franceza dhe një kamorien janë plagosur lehtë"

Rreth 30 persona që ndodheshin në momentin e ngjarjes janë shokuar dhe janë trajtuar psikologjikisht ku disq prej tyre kishin nxjerrë shokët nga ajo rrënojë.

Pas kësaj ngjarjeje tragjike dhe të papritur këngëtarja e njohur Madona ka anulluar koncertin e saj në Marsejë këtë të Diel dhe këngëtarja është shprehur shumë e shokuar dhe shumë e trishtuar për ngjarjen që ndodhi dhe personin që ndërroi jetë në këtë ngjarje .

Përktheu: 3ngjell
 
Prandaj nuk shkoj ne koncertet e saj une :p
Gjynaf !!! per ate qe iku shpresoj te behen mire te tjeret
 
[youtube]tWaJfSxPnjU[/youtube]
 
CB6895FA57D0AE414874174219C9E.jpg

Marsejë: një person i dytë vdes në tragjedinë e shëmbjes së skenës ku do të këndonte Madona të dielën

Një teknicien anglez, i plagosur shumë rëndë të enjten në shëmbjen e një skene në punimet e saj për montim për një koncert të Madonës në Marsejë (qytet në jug-lindje të Francës), ka vdekur, duke kaluar në dy numrin e të vdekurve - mësuan mendiat nga burimet spitalore.

Charles Prow, 32-vjeç, vdiq gjatë natës së sotme në spitalin e Tiëones në Marsejë, në shërbimet neurokirurgjikale.

Këto vdekje çojnë bilancin në dy të vdekur, tetë të plagosur ku një amerikan në gjëndje të rëndë, dhe 36 të plagosur lehtë, por më shumë të shokuar dhe të tronditur nga kjo ngjarje, të cilën nuk janë shtruar në spital, por që ndiqen nga psikologët.

Një hetim është hapur nga policia ku kanë nisur pyetjet për dëshmimtarët dhe kolegët e viktimave.
Organizuesi i koncerteve të Madonës, Firma Live Nation, i pari në botë në lidhje me këto aktivitete, i bëri thirrje nën-kontraktuesve. Sipas elementeve të para të hetimeve, të gjitha kontratat e punës e personave të punësuar në Marsejë ishin në norma dhe me rregulla ligjore të sakta.

Pas anoncimit të enjten të shëmbjes së skenës, Madona, e cila ndodhej në Udine të Italisë, ishte shprehur shumë e trishtuar dhe e dërrmuar nga kjo ngjarje.

"Lutjet e mia venë për ata që humbën jetën, ata që janë plagosur dhe familjeve të tyre, dhe shpeh simpatinë time për të gjithë ata që janë të konsernuar nga ky lajm tragjik " - kishte shprehur këngëtarja në një deklaratë të trasmentuar nga Live Notion.

Madona duhet të jepte shfaqjen e saj në Marsejë në kuadrin e turneut të saj mondial "Sticky and Sweet", e cila kishte kaluar nga Paris-Bercy të enjten 9 korrik dhe do të vazhdonte në Marsejë ditën e diel.

Përktheu: 3ngjëll
 
ncncnncnc edhe ata jan ba sikur ne Kosov, sot e ndertojna ni rrug nese prishet


qashtu edhe me qat skenen paska ndodh...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top