Shekulli:Zëdhënësi i ambasadës së SHBA, Bix Aliu: Gjaknxehtësia, tipari im prej shqip

fshatari

Anetar
Me%20familjen.jpg
Tiranë-Diplomati i parë shqiptaro-amerikan që punon në departamentin e Shtetit Amerikan. Jeta e një zëdhënësi të ambasadës në rrugët e Shqipërisë dhe dashuria me Norën.
Babai i dy fëmijëve, tregon përshtypjet e qëndrimit të më shumë se një viti në këtë vend. Politika, politikanët dhe bujaria e këtij populli
Bix Aliu, jeta e një diplomati jashtë mureve të Ambasadës.

Nuk është e lehtë të kalosh muret e Ambasadës Amerikane në Tiranë, qoftë edhe për një intervistë. Rregullat janë rregulla. Pas një sërë procedurash, jemi në zyrën e Bix Aliut, shefit të zyrës së marrëdhënieve me publikun në Ambasadën Amerikane.

Ajo që e bën të veçantë Aliun është se ai është shqiptari i parë që punon në Departamentin Amerikan të Shtetit. Me një aksent të dallueshëm të anglishtes na përshëndet shqip.

U bënë më shumë se një vit që Bixi jeton në Tiranë, së bashku me familjen e tij, ndërsa vetëm pak ditë më vonë, ai do të lërë Shqipërinë për t'u vendosur me punë në Uashington. Ka shijuar bukurinë shqiptare, duke bërë udhëtime të shumta në të gjithë Shqipërinë, ka njohur njerëz të rëndësishëm e të thjeshtë, në fund nxjerr një konkluzion, që Shqipëria është bujare.

Në këtë intervistë, jashtë formatit zyrtar, Aliu na flet për veten, mënyrën e jetesës, historinë e dashurisë me bashkëshorten, të lindur 22 vjet më parë dhe për profesionin e mjekut.
Cila ishte gjëja e parë që menduat kur u zgjuat në mëngjes?

Unë e kam zakon që të futem në internet sapo të zgjohem dhe të shoh se çfarë bëhet në botë. Dhe gjëja e parë që kam menduar është se si do të jetë koha në Shqipëri, në Tiranë. Kjo më vjen ndoshta nga fakti që s'kam shumë që jam kthyer nga një udhëtim në اikago dhe atje ishte shumë ftohtë.

Duhet të keni një supervalixhe me vete...
Nuk e di, sepse disa thonë që kam shumë, disa pak. Për mua një valixhe mesatare është normale.

Me kë e pini kafen e mëngjesit?

Në mëngjes çohem dhe përgatis fëmijët për në shkollë. Iu përgatis mëngjesin dhe i përcjell. Kafen nuk e pi, por pi shumë kola.

Kush i ndihmon më shumë fëmijët për detyrat e shtëpisë, ju apo bashkëshortja?

Unë, por edhe Nora, bashkëshortja ime. Me djalin kaloj më shumë kohë. Flasim për çfarë ndikimi ka ajo tema e ditës që ai ka marrë në shkollë, lidhur edhe me situata reale që ndodhin.

Je më shumë i lidhur me djalin apo me vajzën?

Me të dy. Nuk bëj dallime. Të dy kanë të veçantat edhe personalitetet e tyre të ndryshme. Djali është më i qetë, më analitik. E ka perfeksionuar mirë gjuhën dhe nuk e ka problem. ثshtë njohur me shumë miq të moshës së vet dhe i pëlqen Shqipëria. Vajza është shumë impulsive, si babi i vet (qesh).

Sa për qind të kohës suaj e zë familja?

Patjetër, që bëj një ndarje. Familja vjen para gjithçkaje. Nëse është e nevojshme të shkoj në shkollë për të takuar mësuesit, apo ka ndonjë ftesë shkolle, ku janë të ftuar edhe prindërit, Departamenti i Shtetit na e jep mundësinë që të marrim orë nga puna dhe të shkojmë në të tilla angazhime. Kaloj goxha kohë me ta dhe sidomos në këtë moment, që janë të vegjël e që u duhet prania e prindërve. Jam aty sa të mundem.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri keni mundur të udhëtoni dhe të vizitoni zonat turistike?

Po, kam udhëtuar dhe më vjen keq që nuk kam parë më shumë, pasi edhe koha nuk më ka premtuar. Mund të them se bukuritë natyrore të Shqipërisë janë ndër më të bukurat që kam parë ndonjëherë. Kam dëshirë të shkoj në Theth, sepse më kanë folur shumë mirë për atë vend. Por edhe Tirana më pëlqen shumë. Por, më shumë më pëlqejnë njerëzit.

Si do t'ia përshkruanit me pak fjalë këtë vend një të huaji?

Një vend bujar. Një vend që të do pa interes. Mikpritës. اdo herë që pyet, apo kërkon ndihmë dhe të duhet diçka rrugës, janë të gatshëm të të ofrojnë për gjithçka. Më bën përshtypje edhe rinia shqiptare. I ka hedhur komplekset e së shkuarës.
Janë të barabartë dhe i tejkalojnë moshatarët e tyre evropianë. Me gjuhë, me dituri, me pamje.

Si e ndien veten një shqiptaro-amerikan që i shërben amerikanëve në Shqipëri?

Kam gati 12 vjet që punoj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si diplomati i parë shqiptaro-amerikan. Kënaqësinë dhe mundin më të madh që kam ndier këtu në Shqipëri nuk e kam ndier gjëkundi.

Kam pasur edhe raste të tjera të punoj për shqiptarët: gjatë çështjes së Rambujesë kam qenë i inkuadruar me sekretaren e shtetit, duke punuar për Kosovën. Pastaj kam pasur një specifikë të veçantë në Departamentin e Shtetit për çështjet ballkanike.

Mirëpo, të jetosh dhe të punosh në Shqipëri dhe të formosh një rreth miqsh, ka qenë një kënaqësi që nuk mund ta harroj kurrë. Jam shumë i kënaqur. Kam pasur nderin që të punoj për zhvillimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Keni më shumë se një vit që jeni vendosur në Tiranë së bashku me familjen tuaj. Edhe sa do të qëndroni?

Do të iki tani. Një detyrë e re më bën të kthehem në Uashington, një sfidë e re. Por që sigurisht, do të vazhdoj të kem lidhje pune me Shqipërinë.

Pas gjithë gjërave të bukura të Shqipërisë, a ka diçka që ta vret syrin kur zbret shkallët e shtëpisë dhe gjatë rrugës për në punë?

Mund të them se ajo që vërej, është se kujdesi për mjedisin nuk është në nivelin e duhur. Nuk e kuptoj pse ndodh kjo, sepse Shqipëria është shumë e bukur. Dhe shqiptarët e kanë për vete, nuk e kanë për askënd tjetër.

Kështu që duhet të respektojnë veten e tyre. Mos t'i hedhin mbeturinat vend e pa vend, por të vendosen atje ku duhet. Zhvillimi demokratik zhvillon te njeriu ndjenjën e detyrës civile, të përgjegjësisë, në çdo aspekt, jo vetëm në politikë apo në sistemin shëndetësor. Njeriu, si qenie e gjallë, duhet të jetë në atë shkallë sa të kuptojë që ka përgjegjësi për çdo gjë që bën.

Për shembull, ne mund të themi që polici nuk ka pse të vendosë gjobë, por duhet ta shohim edhe nga ana jonë, se përse ne e krijojmë situatën që të marrim gjobë. Shohim anën tjetër, kur polici nuk të jep gjobë. Polici ka për detyrë të bëjë punën e vet dhe qytetari ta respektojë atë.

اdo njeri duhet të bëjë punën e vet, ashtu sikurse nxënësi duhet të mësojë. اdo nivel shoqëror duhet të mbajë përgjegjësi dhe kjo mungon. Jo në masë të shumtë, mirëpo vihet re që mungon. Me marrjen e përgjegjësisë për çdo gjë dhe me zhvillimin e shoqërisë civile do të arrihet edhe kjo gjë.

Ju jeni punonjës i Departamentit të Shtetit Amerikan. Njiheshit si shqiptar gjatë punës në SHBA?

Po, patjetër, unë krenohem me këtë. Për herë të parë kam qenë në Shqipëri në vitin 2000 me zonjën Madlen Olbrajt. Isha pjesë e stafit special të Sekretares së Shtetit. Edhe pse nuk ishte siç është sot, por edhe në atë kohë Shqipëria kishte një sharm të vetin, e përsëri populli ishte bujar.

Duke pasur gjak shqiptari, çfarë tiparesh karakteristike ke nga Shqipëria, që ndoshta jua ka vënë në dukje dikush?

(Qesh) Jam gjaknxehtë dhe e kam pak zërin e lartë. Unë krenohem me faktin që pjesë e imja është edhe kultura e tradita shqiptare. Pastaj jam edhe poliglot, kjo është një veti e veçantë mendoj unë e shqiptarëve. Mburrem me atë që njeh një gjuhë që e flet pak. Shumë shpesh u them njerëzve se unë baba kam Amerikën dhe nënë Shqipërinë.

Bashkëshortja juaj, gjithashtu është shqiptare nga Maqedonia. Jeni lindur dhe shkolluar në اikago. Si u takuat me Norën?

Pata filluar studimet në Universitetin e اikagos për Mjekësi. Patëm një mundësi këmbimi studimor në Kosovë për një vit. Ata kishin një program ndërkombëtar universitar. Ndër ta ishte edhe Kosova, e cila në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë.

Isha shumë kurioz, doja të mësoja gjuhën dhe të shihja se si ishte. Erdha në Kosovë dhe shumë shpejt u njoha me Norën. Në atë moment zgjodha ta mbaroja fakultetin në Kosovë dhe Nora ishte shkaku (qesh).

Je i lumtur që ke një vajzë shqiptare përkrah?

Unë jam i lumtur që kam Norën përkrah. Le të ishte Nora italiane, gjermane, amerikane. Ma merr mendja se do të takoheshim.

Ajo që e bën atë më shumë shqiptare, besoj se përpos pozitës, punës, arsimimit, Nora kujdeset për fëmijët e saj para gjithçkaje. Pra, është tamam nënë shqiptare. Deri më tani ajo ka punuar në Ambasadë si koordinatore për punonjësit e rinj amerikanë.

I keni bërë ndonjë surprizë të "çmendur" bashkëshortes suaj gjatë qëndrimit në Kosovë, por edhe më vonë?

Mundohemi në çdo aspekt të marrëdhënieve tona të mos harrojmë anën e romantikes. ثshtë interesante se unë dhe Nora jemi rritur të dy. Jemi bashkë që prej 1987-s. I thonë 22 vjet, kështu që nuk ka gjë që nuk e kemi kaluar bashkë.

Së bashku përballojmë sfidat, qajmë, qeshim. ثshtë një marrëdhënie shumë interesante. E kam shoqe dhe ajo më ka shok të ngushtë, jemi partnerë dhe jemi prindër. Ajo që më ka lënë mbresa, është se kemi udhëtuar shumë edhe si turistë.

Por, Nora ka shumë frikë nga kafshët. Një vit që ishim për pushime verore në Hauaj, mendova t'i bëja një surprizë dhe pagova që ajo të futej në një pishinë me delfinët dhe të notonte. Unë mendova se po bëja diçka interesante dhe romantike, por ajo u frikësua shumë, shumë. Megjithatë, në fund, për të më bërë qejfin, e kapi delfinin dhe e puthi.

E keni ushtruar ndonjëherë profesionin tuaj të mjekut?

Po, kam punuar në UNICEF për një kohë, kisha disa projekte në Shkup për vaksinimin e fëmijëve.

Duke qenë në këtë pozicion, në Shqipëri për të marrë një vizë apo për të bërë një dokument i bien shkurt, kanë një mik në një institucion dhe ia mbaron ai punën.

Ka ndodhur me ju që t'ju këtë kërkuar dikush ndërhyrje për të marrë një vizë?

(Qesh) Më ka ndodhur të më pyesin, për shembull. Dua të shkoj në Amerikë të takoj motrën se martohet, si t'ia bëj?

Dhe unë i kam thënë - "e ke plotësuar formularin?" - dhe kaq. Ndihma ime shkon deri te dhënia e informacionit, pastaj ka procedura të tjera. Ndërsa, për sa i përket dhënies së lekëve në këmbim të nderit jo, as që bëhet fjalë, pastaj do quhej krim.
Dalim në një temë tjetër. Jeni shtetas amerikan dhe normalisht keni votuar. Për cilët ka qenë vota juaj, për demokratët apo për republikanët?

Nuk është me rëndësi. E rëndësishme është që kam marrë pjesë në votim dhe e kam shprehur mendimin tim. Ne si diplomatë jemi apolitikë. Nuk kemi prapavija politike. Jam shumë i lumtur që u zgjodh ai njeri, për të cilin ka votuar shumica.

اfarë mendimi keni për politikën dhe veçanërisht për politikanët shqiptarë?

Le ta lëmë ta vlerësojë populli. Do të doja t'ia lija në dorë atyre si qytetarë të Shqipërisë. Do të doja që këtë përgjegjësi ta mbante populli si qytetar i Shqipërisë dhe qytetar i përgjegjshëm global dhe të zhvillojnë qenien demokratike e të marrin pjesë në shoqërinë civile demokratike.

Si ju duket vendimi i Partisë Socialiste për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit dhe bojkotimi i Parlamentit?

Nuk është më rëndësi se çfarë mendoj unë për këtë, por është me rëndësi çfarë mendon populli. Sido që të zhvillohet kjo çështje? Shoqëria civile çfarë bën për këtë? Qeveria si e shpjegon, opozita gjithashtu? Të gjitha këto çështje duhet të mblidhen dhe çdo individ duhet të marrë një vendim për të.

Motoja e kësaj qeverie ishte lufta kundër korrupsionit. Si mendoni ju, ka arritur ta luftojë vërtet dhe a është Shqipëria një hap larg Evropës, ashtu siç komentohet nga politika?
Unë mendoj se Shqipëria është afër Evropës, por dua të them se ka edhe shumë hapa për të bërë. Por, duhet të kuptojmë se nuk mbaron gjithçka me mbërritjen diku.

Në Amerikë ne ende jemi duke punuar. Korrupsion ka, por i kemi institucionet në vend, institucione këto që ndihmojnë në ndërprerjen e korrupsionit. Duhet ende punë në Shqipëri që këto institucione të zhvillohen e të forcohen dhe që të kemi me të vërtetë institucione të pavarura që mund të kryejnë punën e tyre.

Emri Bix

"Bix është një saksofonist nga një shëtitë në Amerikë. Mamaja e ka pëlqyer shumë atë dhe më ka vendosur emrin Bix. Ndërsa mbiemri Aliu, puro shqiptar". Ky është shpagimi për emrin e tij të veçantë i zëdhënësit të përgjithshëm të Ambasadës Amerikanë në Tiranë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top