SHBA, Nishani merr pjesë në samitin e OKB për Refugjatët dhe Migracionin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
SHBA, Nishani merr pjesë në samitin e OKB për Refugjatët dhe Migracionin

nishnai-768x510.jpg



Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e qëndrimit në Nju Jork, mori pjesë edhe në Samitin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për refugjatët dhe migracionin, ku ndër të tjera bashkëkryesoi, së bashku me Zëvendës Presidentin e Parë të Komisionit Evropian, Komisonerin Frans Timmermans, Tryezën e Rrumbullakët me temë: Kontrata Globale për ndarjen e përgjegjësive – për refugjatët dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

Presidenti Nishani, në fjalën e tij kryesore theksoi se në kushtet e paprecedenta ku 35-mijë njerëz zhvendosen forcërisht çdo ditë nga shtëpitë e tyre, si rezultat i konflikteve apo persekutimit, është e domosdoshme një qasje kolektive nga komuniteti ndërkombëtar.

Më pas Presidenti shtoi se vlerat, përkujdesja për jetët njerëzore dhe detyrimi për të mbrojtur të pafajshmit duhet të mbizotërojnë përkundrejt politikave populiste dhe pikëpamjeve të ngushta nacionaliste. Kjo është një çështje që përfshin si dimensionin e sigurisë ashtu edhe atë humanitar. Ndaj dhe Qeveritë, ndajnë si barrën ashtu edhe përgjegjësinë për të përballuar flukset migratore dhe të refugjatëve që shikojmë sot.

Në fund të fjalës, Presidenti Nishanit theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar nënkupton lidership politik dhe menaxhim efikas të lëvizjeve të refugjatëve, veçanërisht në planin rajonal dhe bashkëpunimin me agjencitë e specializuara ndërkombëtare.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top