SHBA, dhunë për modelin e ri të “Nike”

sherri-shba.jpg




Skena të dhunshme janë regjistruar në dyqanet në mbarë Shtetet e Bashkuara, pasi qytetarët kanë vërshuar për të blerë atletet e reja të markës së njohur “Nike”.

Trazira janë regjistruar nga Kalifornia deri në Xhorxhia, teksa klientët u përpoqën të blinin një variant të modelit klasik “Air Jordan”.

Një palë atelte të modelit të ri kushton rreth 180 dollarë, por në faqen e njohur të internetit eBay cmimi për këtë produkt ka shkuar deri në 605 dollarë.

Skenat e shëmtuara u kujtuan amerikanëve aktet e dhunës që shpërthyen në fillim të viteve ’90 në rrugët e Shteteve të Bashkuara, ku atletet u bënë objekti i preferuar i hajdutëve.

Në orët e para të së premtes policia përdori spraj djegës ndaj rreth 20 klientëve, që kishin filluar të ziheshin në një qendër tregtare në periferi të Siatëllit.

Ata ishin në pritje në radhë për të blerë modelin e ri bardhezi “Air Jordan”, kur papritur mes tyre shpërtheu një përleshje që detyroi drejtuesit e qendrës të thërrisnin policinë.

Një person u arrestua pasi goditi me grusht një oficer policie. “Ai nuk i mori dot atletet, ai u fut në burg. Nuk ishte dicka e bukur. Mes njerëzve kishte një klimë armiqësore”, ka treguar oficeri Mike Murphy.


Top-Channel
 
Titulli: SHBA, dhunë për modelin e ri të “Nike”

Per nje pale mbathje dhune. Pfffffffffff fale me pas qene nuk bene te behet gjithe ajo shtyrje.

Kam pershtypjen se episode te tilla me dramaticitet organizohen nga vet prodhuesit per te rritur imazhin e prodhuesit dhe per te krijuar dramaticitetin e panevojshem per prestigjin e firmes. Thjeshte kalkulim dhe loje me mendje njerezish per te rritur bilancin tregtar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top