“Shantazhi”/ Si e paguan qeveria Top Channel-in

E**A**

Antarë i Respektuar
Nga Gjergj Erebara/ BIRN Mënyra se si qeveria shqiptare subvencionon mediat nëpërmjet reklamave shtetërore ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i Bashkimit Evropian, por qeveria nuk ka ndërmarrë hapa për të bërë transparencë dhe për të përafruar legjislacionin me ligjin e komunitar.
Megjithatë, një mosmarrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe Top Channel hodhi dritë gjatë ditëve të fundit mbi këtë marrëdhënie klienteliste, e cila në rastin në fjalë ka marrë një kthesë për keq për arsye jo shumë të qarta.

Kryeministri Edi Rama shënjestroi Top Channel gjatë ditëve të fundit në një seri mesazhesh në rrjetin social Twitter, duke e akuzuar atë se “kërkon favore të paligjshme”, ndërsa të mërkurën paraqiti edhe një dokument në të cilin, Top Channel duket se i propozon Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, 50 emisione ‘promovuese’ përkundrejt një pagese prej 12 milionë lekësh.

“Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik.Kërkohen 120 mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiparëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale,” shkroi Rama, duke shkruar me lek të vjetra.

Pak orë më vonë, Top Channel cilësoi deklaratat e Ramës “një seri sulmesh” të cilat, sipas televizionit, vijnë “pas transmetimit të disa kronikave shqetësuese për publikun”.

Televizioni pranoi vërtetësinë e dokumentit të publikuar nga kryeministri, por theksoi se ndryshe nga sa pretendon Rama se kërkesa nuk është shantazh, por një praktikë e zakonshme e punës së këtij televizioni me shumë institucione të qeverisë që paguajnë për të ashtuquajturat emisone promovuese.

“Kjo ka ndodhur në dhjetra projekte që ka zbatuar Fondacionin “Dritan Hoxha”, duke nisur nga Ministria e Kulturës, DPSHTRR, Bashkimi Europian, Bashkia Tiranë dhe bashki të tjera në vend etj. Sëfundmi Top Media po zhvillon promovimin e bizneseve Start-up, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Dhe ky projekt nuk po transmetohet nën efektet e shantazhit, por po i jepet hapësirë të rinjve që të aplikojnë në iniciativa të reja biznesi,” thuhet në deklaratën e Top Medias.

Reklamat në Shqipëri jepen nga institucione të ndryshme publike përmes një kontrate të drejtpërdrejtë, pa garë dhe pa publikim të saj, në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2007. Në atë kohë, Partia Socialiste e konsideroi praktikën si “korruptive”.

Për shembull, në vitin 2009, Musa Ulqini deklaroi nga selia e PS-së se “ne pas ardhjes në pushtet në qershorin e këtij viti, do të kemi pjesë të axhendës tonë edhe keqpërdorimin e fondeve të taksapaguesve shqiptarë për reklamat dhe spotet qeveritare”, ndërsa në vitin 2012, Eduart Shalsi denoncoi keqpërdorimin e fondeve publike për propagandën e qeverisë.

Socialistët duket se përdorin në fakt të njëjtin vendim qeverie me Berishën për të dhënë reklamat e tyre në media, sasia e të cilave nuk është e mundur të mësohet për shkak të mungesës së plotë të transparencës.

Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian i vitit 2022 vë në dukje se “Shqipëria ka ende nevojë të miratojë legjislacion për të forcuar transparencën në reklamat publike.”

E njëjta fjali gjendet edhe në raportin e vitit 2021, gjë që do të thotë se kërkesa është e vjetër, por qeveria nuk ka bërë hapa para në zbatimin e detyrave të shtëpisë të cilat, në fund, duhet të sjellin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

BIRN

lapsi.al
 

E**A**

Antarë i Respektuar

“GLLABËRIMI I PARAVE TË BUJQËSISË” - Si favorizohen njerëzit me pushtet - Inside Story​


 

E**A**

Antarë i Respektuar

Sokol Balla largohet nga Top Channel? Gazetari: Nëse nuk shihemi, ju uroj më të mirën​


Gjatë ditëve të fundit në media po flitet se moderatori i njohur, Sokol Balla, do të largohet nga Top Channel. Mirëpo, a është kjo e vërtetë?

Mbrëmjen e djeshme ka qenë vetë gazetari i cili në fund të emisionit “Top Story”, ka thënë se donte të vijonte të qëndronte në Top Channel dhe “shpresoj të shihemi të hënën, por nëse nuk shihemi ju uroj më të mirën”, duke lënë të kuptohet se vendimi mbi qëndrimin e tij nuk varet nga vetë ai.

“Si gjithmonë shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në orën 21:00. Unë, se kanë dalë disa portale se Sokol Balla ikën në televizion tjetër, unë nuk iki në televizion tjetër, ose më saktë nuk dua të iki asgjëkundi tjetër, pasi e konsideroj Topin si shtëpinë time.

Sigurisht në çdo marrëdhënie njerëzore, marrëdhëniet janë dy palshe, nëse një palë nuk do tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që do të rrijë jam unë”, tha Balla.

Sokol Balla u rikthye në Top Channel më 1 mars të këtij viti. Ishte vëtë gazetari i cili postoi një foto të godinës së televizionit, teksa bashkangjitur shkruajti: Sot në 1 mars 2022 futem në një derë nga dola në 31 dhjetor 2017. Shihemi së shpejti Top Channel.

Por me sa duket, rrugët e tij me Top Channel po ndahen sërish.

/ Tema (7 tetor/2022)
 

E**A**

Antarë i Respektuar

Sokol Balla kalon tek Report TV, pas largimit nga Top Channel​


Pas largimit të papritur nga Top Channel, gazetari Sokol Balla rikthehet në ekran, këtë herë në Report TV.

Sokol Balla regjistroi spotin e tij të parë promocional për Report TV, duke përshëndetur me “ja ku jemi prapë”, një mesazh që qartësisht i referohet kthimit të tij pas ndërprerjes nga eksperienca e mëparshme televizive.

Programi i Sokol Ballës do të titullohet “Real Story” dhe do të jetë në transmetim çdo të enjte në orën 21.00.

Në ditën e parë do të jetë i ftuar kryeministri Edi Rama që do të intervistohet me një “ballë përballë” të stilit “hard talk” dhe më pas do t’u përgjigjet pyetjeve të analistëve të ftuar në studio.

/ Tema (1 nëntor/2022)
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Sa idiotllik!
kur mundohet ti kap se keta moren leke per emisionet qe do benim.
Ja paska sqaruar mire ,pse ku paska sherbim e prononcion ne media pa pagese!?
I shalla te filloj te zgjohet topchanel dhe tjere nga pas.
Nese do ja arrijne,se kete vetem mediat mund ta spostojne.
Eshte bere si mbeturine bazike ka ozorpuar cdo gje e gjithcka.
Tere diten neper media si gore rrjetesh.
Ne vend qe te merret me problemet e popullit te ti.
Por nga momenti qe nuk ka me nje opozit te forte,normale eshte dhe kjo qe ndodh.
 

ilia spiro

Anëtar i ri
Faktet tregojne te kunderten e c`ka pretendon artikulli, qe qeveria nuk shitet lehte te financoje topin me 120 milion leke qe u takojne bujqve fermere. Dhe si "ndeshkim" po nxin realitetin duke deformuar faktet. por eshte mesuar ky kanal qe per para nxit eskortizmin me "perputhen" etj.
 
Top