Shamku: Qeveria po rrënon universitetet publike

Hostel

Anëtar i Nderuar
PS ka kundërshtuar financimin e fakulteteve mbi bazë të numrit të të regjistruarve​

"Vendimi i Ministrisë së Arsimit për të financuar fakultetet mbi bazën e numrit të të regjistruarve çon në rrënimin financiar dhe mbylljen e qendrave universitare". Ka qenë kjo deklarata e bërë dje, nga kryetarja e Komisionit të Edukimit në PS, Ledi Shamku. Në emër të PS-së, ajo ka akuzuar qeverinë se me politikat e saj po mbyll universitetet tradicionale. "Kështu po veprohet edhe me fakultetet e qyteteve tona tradicionale, për të cilat Ministria e Arsimit sapo shpalli se do t‘i financojë mbi bazë matematike, pra sipas numrit të të regjistruarve. Në fakt, ajo zyrtarizoi një praktikë që ka mbi tre vjet që e ushtron, e që po ka si efekt rrënimin financiar dhe mbylljen e qendrave universitare më të rëndësishme të vendit siç po ndodh me universitetet e Gjirokastrës, Elbasanit apo të Shkodrës", tha Shamku. Sipas saj, "vendi sot drejtohet nga çeta Adhamudhësh që shërimin e kanë kuptuar si eliminim të të sëmurit". PS thekson se këto masa do të kenë dhe pasoja fatale. "Pasojat e këtij vendimi do të jenë mbipopullimi i skajmë i Tiranës dhe braktisja e qyteteve tona kryesore nga rinia. Të parat që largohen janë elitat, e më pas afërmendsh qytetet" , tha Shamku duke shtuar se përkundër masave të tanishme PS kur të vijë në qeveri do të aplikojë një politikë më të përgjegjshme për t‘i dhënë vendit "figura dalëzotëse".
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top