Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sërish rrugë të bllokuara e probleme nga bora

bora-ngrica.jpg

Reshjet e dendura të borës në Skrapar, ku trashësia arrin deri në 80 centimetra, si dhe moti i acartë i ditëve të fundit ka bërë të pakalueshëm rrugët që lidhin qytetin me të paktën katër komuna.

Të bllokuara jane akset rrugore Corovodë - Qafa e Devrisë ; Corovodë - komuna Leshnje, Corovodë – Gjerbës; Corovodë – komuna Dobrenjë duke izoluar fshatrat Turbehovë, Bujanik, Kulmak, Ccorotatë, Dobrushë, Mëlovë, Davidh, Tomorricë e Cerovë ndërkohë që në komunën Potom konfirmohet se erërat e forta kanë shkatërruar catitë e shtëpive.

Banoret thone se situata eshte e rënduar, rruget jane te pakalueshme dhe prej tre ditësh mungon energjia elektrike si dhe shërbimi mjekësor.

Në zonat e izoluara po mbarojne rezervat ushqimore.

Në disa komuna në Kolonjë, Përmet, Korçe dhe Librazhd, situata vazhdon te jete problematike, si pasoje e të ftohtit dhe reshjeve.

Rezervat ushqimore per blektorine jane drejt fundit. Me ne veri, ne komunat e Bulqizes dhe Peshkopise, banorët tashmë duhet të udhëtojnë kilometra të tëra në këmbë per te siguruar ushqime dhe ilace. Rruget jane te bllokuara teresisht per shkak te sasise se madhe te bores. E gjithe zona malore qe nis nga Permeti, Skrapari, Kolonja, Korca, Librazhdi, Peshkopia, Puka, Kukësi, Tropoja, Dukagjini është në gjendje shumë të rënduar nga temperaturat e ulëta.Ne disa raste ka qene vendimtare nderhyrja e policise dhe ushtrise qe ka transportuar te semuret dhe ka çuar rezerva ushqimore. Por nderkohe ne fshatrat e Dukagjinit, asnje helikopter nuk mund te ulet dhe banoret jane ende ne pritje te ndihmes.

Ne tre komuna ne Shale, Shosh dhe Pult jane ne perfundim edhe rezervat ushqimore. Familjet e varfra te zones ushqehen me miser te zjere nderkohe qe nuk kane me enegji dhe ilace. Ne kete zone dy persona humben jeten nga te ftohtet dhe nje prej tyre eshte tranportuar nga forcat e policise per t'u varrosur ne Shkoder per shkak se ne Dukagjin bora eshte ne dy meter lartesi. E veshtire eshte situata edhe ne komunat e Pukes dhe te Malesise se Madhe. Behet fjale per te pakten 30 mije persona qe skane asnje komunikim dhe furnizim.
Dëbora, vijojnë problemet në veri

Policia e Shtetit ka njoftuar sërish të enjten gjendjen e akseve rrugore në vend, pas reshjeve të shumta të dëborës.

Në qarqet veriore, ku në ditët e fundit u konstatuan problemet më të mëdha, duket se situata po përmirësohet dalëngadalë, pasi shumica e akseve janë të kalueshme, ndonëse vetëm me zinxhirë.

Kështu, në qarkun e Kukësit, vetëm 4 akse nga 11 janë të bllokuara, ndërsa të tjerat kalohen me zinxhirë. Sipas njoftimit të policisë, të bllokuara janë akset: B.Curri–Valbonë, Krumë–B. Curri, Shëmri–Qafë Shllak dhe Topojan–Shishtavec.

Ndërkohë në qarkun Dibër të bllokuara janë 4 nga 9 akse rrugore; konkretisht Peshkopi-Sllovë–Kala e Dodës, Arras–Zall Dardhë–Reç, Steblevë–Librazhd dhe Arras–Lurë. Akset e tjera edhe këtu janë të kalueshme me zinxhirë.

Ndërsa në qarkun e Shkodrës të bllokuara janë akset Fushë Arrës-Qafë Mali-Qafë Shllak, Bogë–Theth, Selcë–Vermosh, Qafë Mali–Dardhë–Fierzë, Fushë Arrës–Iballë dhe akset në drejtim te Dukagjinit. Akset e tjera janë të kalueshme por me ngrica.

Në qarqet e tjera të vendit rrugët janë të lira, por disa prej tyre me ngrica, për rrjedhojë autoritetet sugjerojnë përdorimin e zinxhirëve. Përjashtim bëjnë vetëm zonat e thella të Mirditës që të çojnë në drejtim të Lurës, përfundon njoftimi i policisë.

Burimi T/CH
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back