Historikisht Greqia e Serbia kane patur pretendime territoriale ndaj Shqiperise.
Greqia si nje shtet i formuar mbi ideologji fetare dhe jo etnike, kush eshte ortodoks eshte grek i Greqise moderne, ne popullsine e saj ka nje pjese te mire shqiptareve ortodokse, 1/4 e popullsise se saj, pastaj vlleh, maqedonas, turq, bullgare dhe perzierje mes tyre.
Greqia, ku shtet qe revolucionin e saj, duhet t'ia dedikoje mbi te gjitha arvanitasve shqiptare qe perbenin mbi 80% te revolucionareve, ndoqi nje politike fashiste, diskriminuese, duke perndjekur dhe denuar cdo arvanitas, duke denuar gjuhen e tyre, te cilen edhe vete e morem si shembull per te ngritur ate gjuhen e e tyre te shpifur me shkronja cirilike.
Nuk u mjaftuan me kaq, por i vodhen te gjitha traditat, zakonet, muziken, kostumografine, artin dhe kulturen ne teresi duke e bere pjese themeluese te shtetin te tyre te ri.
Nga ana tjeter kryen genocid ndaj popullsive came ne prani te deshmitareve europiane, i masakruan, i vodhen pronat, i derguan ne Turqi si shtetas turk te gjithe shqiptaret me besim musliman dhe sot e kesaj dite nuk njohin asnje ceshtje came dhe as tokat qe j'ua rrembyen me force e arme, popullsise civile.
Por ata nuk mjaftohen me kaq, sot kane pushtuar ekonomikisht Shqiperine, kane mberthyer mediat dhe politiken dhe njekohesisht jane perkrahes te krimeve makabre te serbeve kundra popullsise civile te shqiptareve te Kosoves.
Serbia, nje shtet gjithashtu ortodoks, pavaresisht se erdhi ne shek e VII ne ato troje dhe gjithashtu ortodoksine e ka njohur shume me vone sesa iliret, te cilet kishin kisha shume-vjecare ka patur pretendime ndaj territoreve ku banonin shqiptaret historikisht.
Me anen e lobingjeve te tyre, ia arriten qe ne Konferencen e Londres ta aneksonin Kosoven, gje te cilen me anen e armeve nuk ia arriten dot. Edhe Ulqinin, arriten ta merrnin vetem me ndihmen e flotave te huaja, pas disa tentativave te deshtuara per Plaven e Gucine etj etj.
Serbia kuptoi qe shqiptaret kurrsesi nuk mund te shkriheshin me popullsite sllave dhe e vetmja rruge per ta, ishte ta nxisnin popullsine shqiptare te Kosoves te mbeshteste perhere e me fort islamin. Ndaluan gjithcka shqiptare tek shqiptaret, por lejuan dhe nxiten islamizimin e tyre, me qellimin qe nje dite t'ia paraqisnin botes Kosoven si nje territor me nje popullsi islame, e mbetur aty krej rastesisht nga invazionet osmane, duke dashur ta ndajne perhere e me shume nga identiteti kombetar.
Serbia e mori pergjigjen e saj dhe shqiptaret e Kosoves nuk rane ne gracken sllave duke luftuar per flamur e jo per ta kthyer luften e saj te drejte, ne nje lufte fetare. Shume nderhyrje pati nga bota islamike per ta kthyer kete lufte ne nje lufte te tille, por te gjitha tentativat deshtuan nje e nga nje.
Sot Kosova humbi flamurin e saj.
Turqia, nje ish perandori nder me te medhate e kohes, e pushtoi Shqiperine per mbi 400-vjet duke e lene ne erresire totale si vetedijen kombetare, si duke infektuar kulturen e lashte te shqiptareve, duke u ndotur cdo vlere te mbijetuar ne padrejtesite e ashper te shekujve.
Nga ana tjeter, nje pjese e mire e vezive osmane ishin me kombesi shqiptare dhe lufta mes osmaneve dhe grekeve ishte shpesh nje beteje mes shqiptaresh ortodhokse dhe shqiptaresh muslimane.
Vellezer te nje gjaku qe priteshin te ndare ne pikepamje fetare ( fete e paqes).
Perandoria Osmane krimet me te medha i ka kryer ne Shqiperi, pasi vetem karakteri shqiptar ishte ai qe i hapte probleme, duke hapur shpesh vatra protestash, kryengritjesh dhe ne kete menyre pas shek XVIII, popullsia per te mos vuajtur me hakmarrjet osmane, filloi te ktheheshe ne mase ne fene e pushtuesve.
Por duhet theksuar qe shqiptaret e territorit shqiptar kane qene laramane dhe asnjehere nuk kane vene fene perpara kombit, kane mbajtur dy emra, kane festuar cdo feste, jane martuar mes tyre dhe ajo dhe kjo gjithashtu e ve Shqiperine ne vendin e vetem te botes ku 3 besime te ndryshme fetare, jetojne ne nje paqe e tolerance te pashembullt ( Jam i mendimit qe kjo tolerance po rrezikohet nga ekstremistet e te dyja paleve )
Vete Turqia laicitetin e shtetit te saj ia dedikon shqiptar Kemal Ataturk.
Turqia sot nuk eshte me perandoria Osmane, madje ajo tenton te behet pjese Europiane dhe perendimore. Nuk ka me pretendime ndaj territoreve shqiptare dhe te dyja shtetet ne fjale ruajne marredhenie shume te mira diplomatike. Sot ne Turqi ka mbi 5 milione shqiptare.
Me falni qe u zgjata, por pergjigjen doja t'ua lija juve ne dore.