Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Serbia paralajmëron rezistencë për krijimin e Mitrovicës së Veriut

PRISHTINE-Ekipi përgatitor për komunën veriore të Mitrovicës mund të hasë në rezistencë të organizuar të Beogradit që në fillimin e punës së tij.
Vetëm një ditë pas emërimit të 14 anëtarëve të këtij ekipi nga përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, sekretari shtetëror në Ministrinë Serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka thënë se ky ekip nuk do të ketë sukses dhe e ka quajtur të pavlefshëm atë.
Duke folur në emër të komunitetit shumicë të veriut, Ivanovic ka thënë se serbët nuk janë të interesuar për komunë, sepse e kanë komunën e tyre, shkruan sot në një tekst më të gjatë “Koha Ditore”.
“Së pari komuna në veri de fakto është krijuar në vitin 1999 edhe de jure është krijuar në vitin 2002 me marrëveshjen Steiner – اovic. Ajo marrëveshje në mes të UNMIK-ut dhe Qeverisë së Serbisë e asaj kohe është ende në fuqi dhe askush nuk mund ta anulojë atë”, ka thënë për “Kohën Ditore” Ivanovic, duke iu përgjigjur vendimit të Feithit për emërimin e anëtarëve të ekipit përgatitor.
Ekipi i emëruar nga përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, ka mandat teknik për të përgatitur të gjitha resurset, pasuritë dhe strukturat administrative që nevojiten për krijimin dhe funksionimin e ardhshëm të komunës së re të Mitrovicës veriore. Ekipit do t’i bashkohet edhe nga një përfaqësues i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, një përfaqësues nga komuna jugore dhe një përfaqësues nga Zyra Civile Ndërkombëtare, saktëson komunikata.
Por Oliver Ivanovic thotë se serbët në atë pjesë e njohin vetëm autoritetin e UNMIK-ut si mbikëqyrës të funksionimit komunës së veriut.
“Ne e kemi UNMIK-u si mbikëqyrës dhe nuk na pengon ajo aspak dhe ne i kemi njerëzit e zgjedhur”, ka thënë ai, duke ia bërë me dije Qeverisë së Kosovës se serbët “nuk kanë nevojë për një komunë të krijuar nga Prishtina.
Ne e kemi UNMIK-u si mbikëqyrës dhe nuk na pengon ajo aspak dhe ne i kemi njerëzit e zgjedhur”, ka thënë ai, duke ia bërë me dije Qeverisë së Kosovës se serbët “nuk kanë nevojë për një komunë të krijuar nga Prishtina.
“Ne nuk kemi nevojë aspak për komunë të re të krijuar nga Qeveria e Kosovës, aspak, sepse të gjitha shërbimet që kemi nevojë i ofron komuna aktuale së bashku me UNMIK-un”, ka thënë sekretari shtetëror në Ministrinë Serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic.

(BalkanWeb)
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back