Serbët: SHISH lajmëroi atentatin ndaj Jeremiç

WxP

Staf në FV.AL
Lajmi alarmant është publikuar dje nga gazetat serbe, që vënë në dukje se informatat për këtë erdhën nga Shërbimi Sekret Shqiptar. Gazeta serbe "Vecer" shkruan se sipas agjentëve sekretë shqiptarë, ka plane për vrasjen e Jeremiç.

BEOGRAD-Ministri i Jashtëm serb për fundon në shënjestrën e një komploti të mundshëm kosovar. Lajmi alarmant është publikuar dje nga gazetat serbe, që vënë në dukje se informatat për këtë erdhën nga Shërbimi Sekret Shqiptar. Gazeta serbe "Vecer" shkruan se sipas agjentëve sekretë shqiptarë, ka plane për vrasjen e Jeremiç ndërsa ai ndodhet në udhëtimet jashtë shtetit. Ndërkohë, të kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", zyrtarë të Shërbimit Sekret Shqiptar deklaruan se nuk kanë asnjë të dhënë lidhur me këtë informacion të publikuar dje nga media serbe.
Gazeta "Press" si dhe gazeta "Javno", theksojnë se të dhënat janë konfirmuar edhe nga shërbimi sekret serb, sipas të cilit shefi i diplomacisë mund të bëhet objekt i një atentati edhe në Beograd. Agjencia serbe e shërbimit sekret, BIA, i ka kaluar këtë informacion sekret komisarit të policisë serbe, Milorad Veljoviç, shkruan gazeta "Press". Sipas të dhënave të agjentëve serbë, policia po përpiqet të intensifikojë masat e sigurisë për ministrin e Jashtëm, si gjatë kohës kur ai ndodhet në Serbi, ashtu edhe kur udhëton jashtë vendit. BIA ka siguruar disa informata operative të pakonfirmuara sipas të cilave, grupe ekstremistësh shqiptarë nga territori i Kosovës po planifikojnë një tentativë vrasjeje ndaj shefit të diplomacisë serbe. Kjo tentativë është planifikuar sapo të ketë një të hapur, zakonisht në kohën kur Jeremiç udhëton jashtë shtetit, por nuk përjashtohet edhe koha gjatë së cilës ministri ndodhet në vendin e tij. Gazeta shkruan gjithashtu se "shërbimi sekret serb këshillon shtimin e masave të sigurisë për ministrin dhe marrjen e masave në mënyrë që të mund të parandalohet një atentat i tillë". E gjithë kjo është bërë e ditur në dokumentin që agjencia i ka dërguar komisarit të policisë serbe, Milorad Veljoviç. Gazeta "Press" thekson gjithashtu se kërcënimet e ekstremistëve shqiptarë ndaj Jeremiç nisën pikërisht në kohën kur ai po sulmohet dhe kritikohet edhe nga ana e zyrtarëve të Bashkimit Europian, për shkak të këmbënguljes që po tregon në mbrojtjen e Kosovës si territor i Serbisë. Vuk Jeremiç është ministër i Jashtëm i Serbisë që prej majit të vitit 2007. Edhe pse pjesë e një brezi të ri të politikës serbe, ai njihet si një politikan dhe diplomat me gjuhë të ashpër dhe gjatë vitit të fundit ka bërë vazhdimisht deklarata kundër pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka bërë të ditur se Serbia është gati të heqë dorë nga anëtarësimi në BE vetëm për Kosovën. Jeremiç e ka çuar çështjen e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe ka deklaruar se ka besim të plotë se kjo gjykatë do të mbështesë Serbinë në këtë çështje.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Titulli: Serbët: SHISH lajmëroi atentatin ndaj Jeremiç

Nje genjeshter e madhe. S'me besohet se mund t'jete e vertete kjo kurrsesi.
 
Titulli: Serbët: SHISH lajmëroi atentatin ndaj Jeremiç

perse perziejne shish ne kete mes dhe nuk thone qe ky informacion i eshte derguar nga gruaja e saliut me origjine serbe
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top