Sekuestrohet makina e vjedhur e ish- bodigardit të Nanos

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
TIRANE-Skuadra e Antitrafikut në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka rikthyer në Francë makinën e trafikuar, e cila i është bllokuar ish-badigardit të ish-Kryeministrit Fatos Nano. Automjeti tip ‘Renault Espace’, me targë 1130 XH 76, i cili i ishte bllokuar Astrit Mërtirit, së bashku me automjetin tip ‘Fiat Punto’, me targë 560 AFZ, i janë dorëzuar dje në Tiranë asistencës së dhënë nga përfaqësues të policisë franceze në Tiranë, pronarit të ligjshëm. Dy mjetet ishin bllokuar më parë nga oficerët e antitrafikut të policisë në Tiranë dhe nëpërmjet INTERPOL-it, është ndërmjetësuar për kthimin e tyre pronarëve të ligjshëm, në vendet ku dhe janë vjedhur. Po dje, u është dorëzuar autoriteteve norvegjeze një tjetër automjet, i cili ishte kapur nga antitrafiku i Tiranës, dhe rezultonte i vjedhur në Norvegji. Një muaj më parë, oficerët e antitrafikut të Drejtorisë së Policisë së Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit kanë mundur të kthenin në Gjermani dy automjete tip ‘Benz’.
Në fakt, mungesa e interesimit për rikthimin e automjeteve të trafikuara dhe të bllokuara në Shqipëri nga pronarët në vendet e origjinës, është një problem më vete për policinë dhe prokurorinë. Në shumicën e rasteve, automjetet e kapura si të trafikuara u janë lënë sërish në përdorim pronarëve të tyre në Shqipëri, të cilët shpesh janë edhe ata viktima të trafikantëve, duke i blerë prej këtyre si të rregullta.
E njëjta procedurë ishte ndjekur edhe me rastin e automjetit të ish-badigardit Mërtiri. Automjeti tip ‘Renault’ është bllokuar në një operacion antitrafik të policisë. ثshtë verifikuar dhe ndonëse është vërtetuar se ishte e vjedhur në Francë dhe më pas trafikuar dhe shitur në Shqipëri, automjeti ka ndenjur i bllokuar për mjaft kohë në Policinë e Tiranës. Për të liruar vendin e bllokuar nga ‘Renaulti’ dhe mjaft automjete të tjera, Mërtiri si shumë të tjerë e rimori automjetin e tij, në përdorim. Nuk kishte të drejtë ta shiste apo tjetërsonte, por mundej ta përdorte. Ndërsa pak ditë më parë, me të marrë konfirmimin nga autoritetet franceze për dorëzimin e automjetit, oficerët e antitrafikut e kanë ribllokuar dhe dërguar në vendin e origjinës.
Interforca
Burime pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës thanë për Gazetën, se kanë në proces për rikthimin në vendet e origjinës edhe 2 automjete të tjera, këto të vjedhura dhe të trafikuara në Itali. Në bashkëpunim me prokurorinë kanë nisur ndërmjetësimet me misionin INTERFORCE, te Policisë Italianen dhe pritet të kryhet riatdhesimi edhe i dy automjeteve të tjera të tipit ‘Benz’.
Danezët
Ambasada daneze ka bashkëpunuar me oficerët e antitrafikut për të gjetur një ‘Benz’ që rezultonte i vjedhur në Gadishullin Skandinav. Sipas zëdhënëses Alma Katragjini, bëhet fjalë për automjetin tip ‘Benz Mercedes’, me targë DJ 79395. ‘Benzi’ rezultonte i vjedhur në Norvegji në vitin 2007, në pronësi të një kompanie sigurimesh. Automjeti është aktualisht në proces për riatdhesimin e tij në vendin e origjinës, nëpërmjet autoriteteve daneze.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top