Sekuestrohet kompania e biznesmenit Fazlliç

Fazlliç, i njohur për lidhjet e ngushta me Berishën, nuk ka shlyer 4 mln euro kredi


Gjykata e Tiranës ka vendosur bllokimin e kompanisë së biznesmenit serbo boshnjak, Damir Fazlliç, në Porto Romano. Shkak është bërë një kredi e pashlyer në vlerën e 4 milionë euro ndaj një banke të nivelit të dytë.

Vendimi është marrë më 9 prill nga gjyqtarja Kaçe Agolli, pas padisë nga banka e cila nuk ishte shlyer për kredinë e dhënë.

Sipas vendimit të gjyqtares Kaçe Agolli, sipas të cilit biznesmenit Fazlliç, të njohur për lidhjet e ngushta me ish-kryeministrin Berisha, i sekuestrohet shoqëria “CROثN ACQUISITIONS” në Shqipëri.

Fazlliç u bë i njohur në Shqipëri për lidhjet me ish-kryeministrin Berisha në qeverisjen e Partisë Demokratike, ndërsa rezulton tashmë debitor i një kredia të papaguar në vlerën e 465 milion lekëve për llogari të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri.

Kompania me administrator Damir Fazlliç është CROwN ACQUISITIONS, e cila sipas regjistrimit në Qendrëb Kombëtare të Regjistrimit është krijuar në 2005 dhe operon në fushën e pasurive të paluajtshme, zhvillimit urban dhe mjedisor, si dhe tregtimit të mallrave të ndryshme si natë gazë e tjerë.

Kjo kompani në pronësi të Fazlliç dhe disa aksionerëve të tjerë serbë ka selinë e saj në Durrës, e përkatësisht në Porto Romano, aktivitet për të cilin Fazlliç është akuzuar asokohe nga opozita e majtë se po privatizonte me ndihmën e Berishës pasuritë e shqiptarëve.

Me largimin e Berishës nga qeveria, Damir Fazllic është larguar nga Shqipëria, ndërsa pas ka lënë një faturë të kripur pa paguar në 4 milionë euro, ç'ka hedh hije dyshimi për aktivitetin e tij tregtar nga 2005 në 2013 në Shqipëri.


sot.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top