Sekset përgjigjen ndryshe ndaj stresit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
" Fight or Flight" & "Tend and Befriend"
Nuk do të shkruaj për stresin në tërësi, sepse kjo është jashtë fushës për të cilën unë shkruaj. Por, në këtë shkrim do të përqendrohem në kuptimin më të ri të mënyrës se si femrat dhe meshkujt përgjigjen ndaj stresit

اfarë është stresi?

Sot, gjithkush flet për stresin, por vetëm pak njerëz dinë me përpikëri çfarë është ai. Nuk ka gazetë dhe program televiziv ku nuk do të shikosh dhe të dëgjosh për seksin. Qindra njerëz në botë, japin leksione dhe shkruajnë për të. Të gjithë janë të gatshëm të japin këshilla

Praktikisht, stresin duhet ta kuptojmë kështu: Në momentet kur ndjehemi të kërcënuar nga agjentë të ndryshëm, sistemi ynë nervor, përgjigjet duke çliruar një kaskadë hormonesh stresore. اlirimi i këtyre hormoneve, ka për qëllim ta "zgjojë" e ta "shkundë" trupin, që ai të ndërmarrë veprime urgjente adaptuese.

اfarë ndodh në trupin tonë gjatë stresit? Zemra fillon të rrahë më shpejt, muskujt shtrëngohen, tensioni i gjakut rritet, frymëmarrja shpejtohet dhe shqisat bëhen më vigjilente e më të mprehta.

Këto shenja fizike, rritin forcën dhe qëndrueshmërinë e trupit, e bëjnë më të shpejtë përgjigjen dhe rritin përqendrimin. Në këtë mënyrë, trupi përgatitet për të luftuar, ose për t'u larguar, nga rreziku i momentit.

Stresi është një përgjigje fizike normale e trupit, ndaj ngjarjeve që na kërcënojnë, ose që na prishin ekuilibrin në mënyra të ndryshme.

Kur ndjejmë rrezikun, qoftë ai real, ose imagjinar, mekanizmat mbrojtës të trupit vihen në gatishmërinë më të lartë. Ky proces automatik njihet si reaksioni "lufto, ose fluturo", ose ndryshe "përgjigja stresore".
Përgjigja stresore është mënyra që zgjedh trupi për t'u mbrojtur.

Kur këto mekanizma funksionojnë si duhet, kjo ndihmon që ne të përqendrohemi, të bëhemi më energjikë dhe më vigjilentë. Në situata urgjente, stresi mund të na shpëtojë jetën, duke na dhënë më shumë forcë për t'u mbrojtur. ثshtë stresi, që na nxit të shtypim frenat, për të evituar një aksident me makinën që drejtojmë.

Përgjigja stresore, gjithashtu, na ndihmon të përballemi me sfidat. ثshtë stresi që na bën të performojmë mirë në një skenë para spektatorëve, që të shpalosim oratorinë para turmave, që të mbajmë një ligjëratë shkencore para një auditori.

ثshtë stresi, gjithashtu, që na bën ta ndjekim të përqendruar lojën e ekipit të zemrës, ose që na bën të studiojmë për provimin, ndërkohë, që mund të uleshim para televizorit, ose të shkonim në një klub. Siç shikohet, deri në këtë pikë, stresi, është i dobishëm, por kur e kapërcen këtë pikë të caktuar, stresi nuk është më ndihmues.

Ai fillon të shkaktojë dëmtime të mëdha në shëndetin tonë fizik, në gjendjen tonë psikologjike, në prodhimtarinë tonë, në marrëdhëniet tona me njerëz të tjerë, pra në të gjithë kualitetin e jetës sonë.

Në vitin 2000, kur unë akoma jetoja në Kaliforni, në San Leandro, ndodhi një skenë e frikshme: Pronari i një fabrike sallamesh, papritur, hapi zjarr mbi katër inspektorë shtetërorë të mishit, duke vrarë tre prej tyre. Pyetjes se pse ai e humbi kontrollin, një miku i tij i dha këtë shpjegim të thjeshtë: "Ai ishte një burrë i mirë, por presioni, çdo njeri shpërthen kur është nën presion"
Sa histori të tilla ndodhin edhe në vendin tonë të vogël, që ne i lexojmë e i dëgjojmë në lajmet.

Në vitin 1930, fiziologu i njohur Valter Cannon, tha se stresi bën të shpërthejnë dy reaksione kryesore: "fshikullo, ose vrapo" . Që nga ajo kohë, koncepti "lufto, ose fluturo", ka dominuar në mendimin shkencor, lidhur me përgjigjen ndaj stresit.
Por "lufto, ose fluturo", është vetëm një pjesë e pikturës të madhe.

Shkencëtarët, kohët e fundit, thonë se stresi, nxjerr në pah edhe një tjetër mënyrë sjelljeje, që ata e quajtën "Tend and Befriend". Kjo mënyrë e dytë është karakteristike te femrat. Kjo teori e re na lejon të kuptojmë diferencat, në mënyrën se si burrat dhe gratë reagojnë ndaj stresit.

Ky është qëllimi i këtij shkrimi.
Për shumë vjet, që nga koha kur Hans Selye, përshkroi për herë të parë sindromin e adaptimit, shkenca mjekësore na ka mësuar se kafshët, përfshi edhe njerëzit, pa dallime gjinie, përgjigjen ndaj stresit duke u përgatitur të "luftojnë", ose të "fluturojnë". Ky sindrom fiziologjik, përgjithësisht, njihet si sindromi "lufto, ose fluturo" ("fight or flight")

Por, studimet më të fundit, tregojnë se femrat shpesh reagojnë ndryshe nga meshkujt ndaj stresit. Ndryshimi qëndron në faktin, se reaksioni ndaj stresit te femrat shprehet duke treguar kujdes më të madh (nurturing) dhe mënyra sa më të mira mbrojtëse, ose mbështetëse për të tjerët.

Pra, reagimi i femrave ndaj stresit, nuk ngjan fare me agresionin dhe largimin (fight or flight), që është karakteristike për meshkujt. Kjo është njësoj e vlefshme për kafshët dhe për njerëzit.

Pra, kur jeta vështirësohet, gratë rritin kujdesin, ndërsa burrat largohen.
Pse reaksioni i grave ndaj stresit ndryshon, madje, është i kundërt me atë të burrave?

Shkakun e këtij ndryshimi, shkencëtarët, e gjejnë në ndryshimet që ekzistojnë në sistemet hormonale të të dy sekseve.

Sipas studiuesve, përgjigja e ndryshme e grave ndaj stresit, është shkaku pse gratë janë më pak të prekshme prej disa sëmundjeve që lidhen, kryesisht, me stresin, siç janë tensioni i lartë i gjakut, abuzimi me drogat dhe alkoolizmi.

Sipas kërkuesve, grave gjatë gjithë kohës u është dashur të përgjigjen në një mënyrë më sociale ndaj faktorëve stresues. Kjo përgjigje më sociale e grave, padyshim, është avantazh i fituar gjatë evolucionit.

Ky avantazh i çmuar evolucionar, u shërbeu dhe vazhdon t'u shërbejë atyre për të mbijetuar. Ky avantazh bëri që të pakësohen rreziqet për vetë ato dhe për pasardhësit e tyre, kur kërcënoheshin nga keqbërësit, nga fatkeqësitë e natyrës dhe nga plot kërcënime të tjera të Epokës Pleistocene.

"Fight, or flight", që është përgjigja mashkullore ndaj stresit, ka në bazë të tij reagimin mashkullor egoist, ndaj rrezikut dhe nuk nënkupton ndihmën dhe mbrojtjen për të tjerët. Krejt ndryshe, femrave u duhet të mbrojnë dhe të kujdesen për fëmijët e tyre.

Aton kur ndodhen përballë rrezikut, i mbledhin fëmijët rreth vetes dhe bashkohen në grupe shoqërore, që të sigurojnë më shumë mbrojtje për fëmijët e tyre. Në këtë konkluzion kanë arritur sot shkencëtarët dhe këtë opinion shpreh edhe Profesoresha Dr. Shelley E. Taylor, në Universitetin e Ca, në LA, në raportin e saj të botuar në revistën "Psychological Review."

A janë plotësisht të verifikuara këto opinione?
Dr. Bruce McEwen, profesor dhe drejtor i laboratorit të Neuroendokrinologjisë në Universitetin Rockefeller, thotë:
"Kjo teori, që të mund të lidhet me biologjinë, ka akoma shumë gjëra për të vërtetuar. Por, punimet e Taylor, që na ofrohen, "janë një kornizë e madhe e re" për të menduar lidhur me përgjigjen ndaj stresit dhe është kapur diçka, që unë nuk mendoj se ishte kapur më parë, në përshkrimin e diferencave gjinore, që duhet të aplikohen në të gjitha speciet e kafshëve"
Studimi për përgjigjen "tend and befriend" të grave ndaj stresit, filloi nga një student që kryente doktoraturën. Ai vuri re, se shumica e studimeve për stresin te kafshët, kryheshin në minjtë meshkuj.

Duke u thelluar më shumë, u konstatua se edhe në studimet për stresin te njerëzit, ndodhte e njëjta gjë. Në grupet që studioheshin, shumica e pjesëmarrësve ishin burra. Konkretisht, në laboratorët ku studiohej përgjigja biologjike ndaj stresit, vetëm 17 për qind e pjesëmarrësve në studim ishin gra.

Kështu, nocioni i luftëtarit të vetmuar që lufton, ose përfundon i mundur e i dorëzuar, që del nga këto modele kërkimesh, kryesisht mashkullore, nuk përputhet, plotësisht, me të dhënat e studimeve psikologjike. Krejt ndryshe, studimet psikologjike tregojnë se gjatë stresit, gratë, shumë shpesh, kërkojnë shoqërinë dhe mbështetin të tjerët, ose rritin kujdesin për fëmijët e tyre.
Shumë studime serioze lidhur me stresin te gratë, kanë treguar se nënat që kthehen në shtëpi të stresuara, pas një dite pune të lodhshme, janë më të motivuara dhe u kushtojnë më shumë kohë fëmijëve të tyre në shtëpi.

Ato nuk ulen të shohin televizor, nuk largohen nga fëmijët e zhurmshëm, por kujdesen për të gjithë familjen, përkëdhelin fëmijët, i lajnë, i pastrojnë ata dhe u shtrojnë tavolinën.
Ndodh krejt ndryshe me baballarët. Ata kur janë të stresuar, tërhiqen, ose largohen nga familjet dhe fëmijët e tyre, ndryshe, do të fillojnë konfliktet familjare.
Shekulli
 

Attachments

  • peso.jpg
    peso.jpg
    9.9 KB · Shikime: 14

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top