Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Së shpejti vendimi për policët e suspenduar serbë

Qeveria shumë shpejt do të vendos çka do të bëjë me pjesëtarët serbë të policisë, të cilët kanë braktisur vendet e tyre të punës pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti, në një intervistë për BBC.

Pajaziti ka lënë të hapur mundësinë e hapjes së një konkursi për rekrutimin e pjesëtarëve të rinj serbë, nëse policët e suspenduar me pagesë para një viti, nuk pranojnë të kthehen në punë dhe t’i përgjigjen zinxhirit komandues në policinë e Kosovës.

“Unë kam kërkuar këtë javë një rishikim të qëndrimit të vendimeve tona sa i përket këtyre policëve. Kam kërkuar që të shikohet a ka pasur progres në kthimin e tyre, pasi ne ditëve të fundit kemi shtuar përpjekjet për komunikim me policët e komunitetit serb”, ka thënë ai.

Nëse e shohim që ka pasur ngecje dhe nuk mund të shkohet më tutje me këtë qëndrim – vijoi Pajaziti - atëherë do të gjejmë formë tjetër, e kemi përmendur edhe më herët mundësinë e hapjes së një konkursi të ri për rekrutimin e pjesëtarëve të komunitetit serb.

Pajaziti edhe një herë ka përsëritur qëndrimin tashmë të thënë se, në gjithë territorin e Kosovës do të funksionojë vetëm një zinxhir komandues dhe përjashtim nga kjo nuk do të bëjë as veriu.

Ndërkaq lidhur me incidentin e së enjtes në veri të Kosovës, gjatë të cilit serbët kanë penguar vizitën e drejtorit të policisë dhe një zyrtari të EULEX-it në stacionet policore, Pajaziti ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme i ka rekomanduar policisë që t’i shmangen incidenteve me qytetarët serbë në veri, pavarësisht provokimeve që bëhet nga këta të fundit.

Sipas Pajazitit, pengimi i realizimit të vizitës së drejtuesve të policisë në tri stacionet policore në veri të Kosovës, dëmton në radhë të parë interesat e vet komunitetit serb. /Telegrafi/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back