Savë batarja dhe hazir alija

Arfenilla

Themelues i Forumit

12552720_1004702662936028_7894518855891560954_n.jpg


SAVث BATARJA DHE HAZIR ALIJA
Savë Batarja ka udhëhequr fushatën konvertuese në Rrafshin e Dukagjinit të shqiptarëve myslimanë në ortodoksë...Ai, sipas vargjeve popullore, është ballafaquar me kryeplakun e Krushës, Hazir Alija, i cili si kundërpërgjigje ndaj kërkesës për konvertim, i përgjigjet:
“ Maje n‘men Savë- i ka thanë

Shum selam kralit t’m’i bajsh
Selam kralit, ti, me i çue
S’ke gjetë kishë për m’u kryque... !
Haj medet për Lug t`Baranit
N`kamë u çue Savë Llazari
Don shqiptarët me i shkombtarizue. .
Për pa u gri, për pa u coptue.
Shqiptarë jemi, s`kemi fenë me e ndrrue.
Haj medet, shpatën n`qafë ja ka nue
Deri në tokë gjaku i ka shkue
Mos u çartë Hazir, fenë duhet me e ndrrue!
Hazir Alia trim koka qillue
Përpjet gishtin e ka que
Du me u gri e me u coptue
Tybe n`Zotin fenë s`muj me e nrrue
Krisi pushka e dajaku,
Rrugët e shehrit i mbuloj gjaku
Sali Bajraktari u bërtet
Ou, bini vllazen n`shahadet
Edhe një gisht cone përpjetë
Në çdo fshat burrat janë besatue
Me u gri e me u copëtue.
E kurrë fenë mos më ndërrue
Kthehu , more Savë shkau e fol me mue
ku ke ni puth shyptari-musliman fenë me n'rrue
Ramazanat tanë i kem ngjinue,
për Bajram n'xhami jena shkue,
Pa na gri-e pa na coptue
Tybe n'mujsh fenë me naj nrrue
Hasan Bajri n'kam u çue:
Tu nxiftë fjala shka, çka po thue!
Pesqind vjet t'kena sunue,
Asnjer me zor n'xhami s'të kam que,
S'të kena than fen m'e nrrue
Fenë tonë na s'mujm me nrrue,
Se jem m'su n'xhami me shkue
Pasha Allahin koft lavdue
Kurr njat punë s'kam me punue

Mexhid Yvejsi
·

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top