Sarandë: Bllokohet skafi me 300 kg kanabis

Kresha

A pretty face can never trick me
Një skaf me rreth 300 kg lëndë narkotike është ndaluar gjatë orëve të natës në ujërat e Sarandës nga policia e këtij qyteti. Mësohet se në pranga ka rënë një nga skafistët.


Operacioni i policisë bregdetare të Sarandës, komisariatit të policisë së këtij qyteti dhe skuadrës së antidrogës ka mundur të bllokojë një skaf gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në vendin e quajtur Pema e Thatë.

Pas kontrollit të ushtruar në skafin rreth 5 metra i gjatë është zbuluar në disa thasë lënda narkotike e llojit "kanabis". Pas këqyrjes së lëndës narkotike u mësua se bëhet fjalë për rreth 300 kg kanabis sativa.

Burimet shtojnë se lënda narkotike ishte siguruar nga Lazarati për t'u transportuar më pas nga qyteti bregdetar drejt shtetit të Greqisë.

Në momentin e operacionit në skaf ndodheshin dy persona. Policia ka mundur të kapë njërin prej tyre ndërsa tjetri ka përfituar nga errësira dhe është larguar për momentin në drejtim të paditur.

Nuk jepen detaje për identitetin e të arrestuarit, ndërsa grupi hetimor i ngritur për çështjen në fjalë ka shtrirë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë trafik që dyshohet se rrjeti i tij është i gjerë me më shumë se dy persona.

Kjo është sasia e dytë e madhe që kapet në Sarandë pas operacionit në nëntor të vitit të kaluar kur policia e këtij qyteti sekuestroi po 300 kg kanabis në Delvinë. /Balkanweb/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top