Saranda gris flamurin grek

klandestini

1. Vlora
Te rinjte e qytetit djegin dhe shkelin ne mes te sheshit flamurin grek duke thirrur parrullen "Himara eshte shqiptare". Shkolla e qytetit ishte gdhire e vizatuar me parrulla antishqiptare "Fuck Albania"

SARANDث – Një grup të rinjsh nga qyteti jugor i Sarandës dogjën të zemëruar dje flamurin grek në mes të sheshit kryesor, si dhe hodhën parrulla të ashpra kundër shtetit fqinj dhe prirjeve antishqiptare të një drejtuesi lokal nga Himara. Për këtë arsye, të nxitur nga të tilla qëndrime, të rinjtë e qytetit, të veshur me flamuj kombëtarë shqiptarë, në shenjë kundërpërgjigjeje ndaj pseudogrekëve të Himarës morën dhe dogjën flamuj grekë si dhe thirrën “Poshtë Bollano!”, “Himara nuk është Greqi!” etj. Mësohet se një grup djemsh zbritën dje në mesditë në qendër të qytetit të Sarandës, aty ku zakonisht zhvillohen tubimet e partive politike dhe kryen një demonstrim kundërshtues ndaj qëndrimeve antishqiptare të kreut të “Omonia”-s, Vasil Bollanos. Reagimi i tyre shërbeu edhe si një qëndrim ndaj mobilizimit të të afërmeve të Bollanos për të krijuar incidente me policinë shqiptare, duke bërtitur pranë postës së policisë “Poshtë shqiptarët!”, “Duam policë grekë të na mbrojnë!” etj. Të rinjtë manifestuan për afro gjysmë ore mes thirrjesh: “Poshtë Bollano!”, “Himara nuk është Greqi!” etj.

Ndërkohë dyshohet se një provokim i rëndë që ndodhi po në Sarandë atë ditë, mund të ketë qenë në zanafillë të këtij incidenti. Shkolla “Hasan Tahsini” e qytetit të Sarandës ishte gdhirë ditën e djeshme e shkarravitur me parrulla antishqiptare, të cilat duket se ishin shkruar gjatë natës nga një dorë e panjohur, në gjuhën angleze. Parrullat ndër të cilat binte në sy një shkrim i madh “Fuck Albania” si dhe disa të tjerë ku thuhej vdekje Shqipërisë së Madhe dhe rroftë Greqia, u konstatuan gjatë mëngjesit nga forcat policore vendase në murin e pasmë të shkollës së mesme të qytetit dhe ndoshta u kthyen në një fitil baruti për zemërimin e gjimnazistëve sarandiotë që reaguan duke djegur dhe shkelur me këmbë flamurin e shtetit fqinj.

Sidoqoftë, sipas vetë protestuesve që valëvisnin gjatë gjithë kohës flamuj shqiptarë, ishin zhvillimet në Himarë ato që i kishin shtyrë të reagonin në këtë mënyrë. “Ato kishin si qëllim krijimin e zhurmave dhe jopasqyrimin e një situate reale. Himara është shqiptare”, tha njëri prej tyre. Në mbyllje të këtij manifestimi paqësor, ku nuk pati reagime kundërshtuese, në shenjë mospajtimi me veprimet antishqiptare të një grupi të caktuar njerëzish në Himarë, pjesëmarrësit në protestë, kryesisht të rinj dhe adoleshentë, grisën dhe i vunë zjarrin një flamuri grek. Grupi i demonstruesve që zbriti në sheshin qendror të qytetit të Sarandës rreth orës 13:00, u shpërnda pa ndërhyrjen e policisë rreth orës 13:30, duke lënë në pas copat e djegura dhe të grisura të flamurit bardhë e blu të Greqisë. Grumbullimi ishte spontan dhe grupi i protestuesve i vogël. Këtij grupi nuk iu bashkuan në fakt qytetarë e kalimtarë të rastit që gjendeshin në ato momente në shesh. Me mbërritjen e policisë çdo gjë u normalizua dhe nuk lindi nevoja e reagimit me forcë.


korrieri
 
nje hap i mire per tu zgjuar me ne fund......ta kuptoje Bolleshi me shoke qe ka zot ai vend qe jetojne....
 
Nuk me pelqen te urrehemi por ku na detyrojne te urrejme nuk ka rruge tjeter.Ai flamur ka kryqin,ai ka sjell shume te keqia mbi kurrizin tone.Berjen e atij flamuri dhe shtrirjen e tij atij flamuri atje ku nuk i takon ne e kemi paguar me gjakun e te pakten pese brezave.Greket nuk kane pesuar as edhe nji pike gjakurjedhjeje si rezultat i veprimit tone.Pala e demtuar kemi qene gjithmone ne.Sasia e kesaj padrejtesie asht rritur nga viti ne vit,nga dhjetvjevari ne dhjetvjecar,nga shekulli ne shekull.Vjen nji moment qe kupa e padrejtesise mbushet.Grisja e atij flamuri asht paralajmerin.Shteti antiligjor,antinjerezor grek duhet te marri masa para se te jete shume vone.Ai ka ushtri,ka fonde,ka te gjitha strukturat e nevojshme.Keto ate e genjejne.Ai kujton se i ka mposhtur perfundimisht Shqiptaret ne pjesen qe i takon atij.Ketu ai gabohet sic gaboi dhe shteti Serb.Llava e drejtesise te javes tone mezi pret qe te shpertheje.Kur ky popull ka shperthyer nuk ka shtet sado i fuqishem qe ta perballoje.
 
Prap se prapi grek mbeten kur isha me pushime te gjith greqisht flisnin si mund te quhesh grek kur ke lind e je rrit ne tok Shqipetare ? Kto xheste jan thjesht sporadike mos kini merak se kan me van prap flamurin ;) se merzitet papandrreu edhe i fut noi operacion fshesa ne Greqi edhe pastaj rroft Flamuri ;)
 
Ata qe flasin greqisht,flasin sepse e kane marre te gjatin.Jane te lumtur te jen te urryeirit e dy paleve,te shqiptareve nga njera ane dhe te grekeve nga ana tjeter.Shqiptaret u thone: ik ore grek i mu..ndersa greket... ik ore malaga alvanos..
 
ORAKULLI....cfare nenkupton ti me """ AI FLAMUR KA KRYQIN, AI KA SJELLE SHUME TE KEQIA NE KURRIZIN TONE """ !!!... Duket sikur qellimisht po nderthur nacionalizmin me fene ...!!! Ma shpjego pak te lutem cfare lidhje ka ""KRYQI"" me ngjarjen aktuale !!!

ps. Nese e ke fjalen per flamurin grek ne teresi ,athere jemi ne rregull si psh (flamuri grek eshte i padeshiruar ne vendin tone ) athere jemi ne rregull , vetem me shume kujdes ne perzgjedhjen e fjaleve ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top