Saranda, e dyta në Botë për investimet në turizëm

Зngjεll

___________
saranda-300x211.jpg

Qyteti i Sarandës është i dyti në listën e pesë destinacioneve turistike më të mira në botë ku ia vlen të investosh. Rrjeti britanik i investimeve ndërkombëtare Write About Property në rekomandimet për investimet në pasuri të paluajtshme, vlerëson se Saranda është një nga destinacionet më popullore turistike të botës. Shqipëria është vlerësuar nga Program blu flag, që i jep merita atyre vendeve bregdeti i së cilës është i pastër dhe i sigurt shkruan Liam Bejli, autor i këtij artikulli duke theksuar se Tirana zyrtare është e vendosur t’i kthejë plazhet e saj në më të mirët e Europës. Me një klimë të ngjashme si Korfuzi ,një bregdet të jashtëzakonshëm dhe kosto të ulët jetese, nuk është e nevojshme të jesh një gjeni për të kuptuar potencialin e Sarandës. Sipas Bejlit gjatë këtyre viteve të ardhshme, Saranda do të shohë një rritje të madhe të numrit të turistëve e si rrjedhojë vlera e pronave dhe pasurive të paluajtshme në këtë qytet të bukur bregdetar do të ketë një shumëfishim prej 200 përqind në këto 10 vitet e fundit. Disa organizata dhe agjensi turistike e kanë cilësuar Shqipërinë, si “pasioni I ri mesdhetar ”, dhe një ndër vendet më aktraktivë të europës juglindore. Pozita e favorshme gjeografike, klima, bukurite natyrore dhe trashëgimia e pasur historike e kulturore janë garanci të mëdha argëtimi për çdo turist që zgjedh për të vizituar tokën e shqipeve./shqipmedia/
 
:dong::dong::dong: me behet me verte qejfi shume kur lexoj nje artikull te ketille....Kemi ketu nje gazete ekonomike ne gjuhen maqedone qe e bleje vazhdimisht dhe pothuajse ne cdo numer te saj Shqiperia permendet per te arriturat e saj si ne turizem, si infrastrukturen rrugore ( gjithmone per te mire :)). Eshte shume e rendesishme qe Shqiperia po e zhvillon turizmin kaq fuqishem. Duhet te dime se koncepti '' te gjithe ne det'' eshte me jashte perdorimit. Turistet kerkojne nje pushim aktiv, dhe jo vetem det. Kerkohen forma te reja argetimi, eksplorim te bukurive, vendeve turistike, muzejeve etj etj dhe gjithe keto padyshim qe po i ofrojne edhe bregdetet shqiptare. Bravo dhe njehere per Saranden :puthje:.
 
Atehere qenkam vetem une qe mendoj ndryshe. Vjet isha ne Sarande, me mendje qe do qendroja me gjate. Pasi kalova nje mbasdite dhe erdhi darka, vendosa qe nuk ishte vendi ideal per te qendruar per te pushuar. Shetitorja ishte e vogel, bregdeti i piset, qyteti jo aq i mbajtur mire. Vendosa te shkoja ne Dhermi ate nate pastaj. Atje po!

Megjithate me behet qejfi qe qenka vleresuar kaq shume.
 
nga i gjeni keto artikuj me qafshe vendi i dyte ne bote
sa ja bejme qefin vetes
 
Atehere qenkam vetem une qe mendoj ndryshe. Vjet isha ne Sarande, me mendje qe do qendroja me gjate. Pasi kalova nje mbasdite dhe erdhi darka, vendosa qe nuk ishte vendi ideal per te qendruar per te pushuar. Shetitorja ishte e vogel, bregdeti i piset, qyteti jo aq i mbajtur mire. Vendosa te shkoja ne Dhermi ate nate pastaj. Atje po!

Megjithate me behet qejfi qe qenka vleresuar kaq shume.

Si guxon te flasesh keshtu ti per nje nga qytetet me te zhvilluara te Europes,Amerikes Veriore,Australise dhe Japonise ???? Nuk ju kuptoj fare ju o njerez si ka mundesi te shash parajsen e dyte mbas asaj ku ishte Adami dhe Eva ??? Si nuk mendoni fare para se te shkruani ?? Sheiku i Abu Dabit i kerkoi ndihme kryebashkiakut te Sarandes se si mund ta coje qytetin e tij te pakten afer nivelit te ketij qyteti Shqipetar......

Ps: Nje lajm i fundit eshte qe Holliwoodi kerkoi te largohet LA dhe te shkoje ne SA.....
 
Me rendesi eshte qe investimet te vazhdojne dhe turizmi te marri stadin e merituar ne vendin tone. Natyra ka qene shume doreleshuar per shqiperine, por ne asnjehere nuk kemi arritur qe t'ia njohim vlerat.

Gezohem te degjoj nje lajm te tille, qe ofron nje te ardhme premtuese per Saranden dhe bregdetin shqiptar.
 
Saranda është shumë e bukur si kuptoj këto komente që keni bërë, fshatrat e Sarandës anës detit mbajnë kampion psh unë e adhuroj Borshin dhe se ndërroj me asnjë vend tjetër në Shqipëri
 
Зngjεll;165226 said:
Saranda është shumë e bukur si kuptoj këto komente që keni bërë, fshatrat e Sarandës anës detit mbajnë kampion psh unë e adhuroj Borshin dhe se ndërroj me asnjë vend tjetër në Shqipëri

E duam se eshte vendi jone por ta ha sapunin per djathe nuk e bej...te besoj keto pralla nuk e bej.....Dhe Durresi i bukur duket nga lart ose per nje qe ska pare qytet me sy por kur e shikon ate ''perdhunim'' qe i behet natyres eshte te marresh malet....edhe qytetet e tjera me rradhe

Vlerat e nje qyteti nuk ngrihen nga hotelet por nga disa gjera me te vogla qe duhen nisur dhe te arrijme tek hotelet....Por thuaj del nje dhe thote fluturon gomari dhe ne duhet ta pranojme.....Shqiptari Shqiperine vetem e ka ''perdhunuar'' asgje te mire nuk i ka ofruar.......
 
Saranda eshte e mrekullueshme, por ka nje problem, kushton me shume se ne vendet e tjera dhe nuk ofron nje sherbim sa vendet e tjera. Une vitin e kaluar desha te shkoja ne Sarande per pushime, u interesova dhe me kushtonte dyfishin me shume se ne Majorka, dhe natyrisht zgjodha Majorken. Ne kyte drejtim ne Shqiperi jane duke bere disa gabime strategjike. Ne Spanje ke ne konto, Hotelin, ushqimin tre here ne dite, dhe çadren ne plazh, me te njetin çmim apo edhe me pak, se sa ne Sarande vetem Hoteli.
 
E duam se eshte vendi jone por ta ha sapunin per djathe nuk e bej...te besoj keto pralla nuk e bej.....Dhe Durresi i bukur duket nga lart ose per nje qe ska pare qytet me sy por kur e shikon ate ''perdhunim'' qe i behet natyres eshte te marresh malet....edhe qytetet e tjera me rradhe

Vlerat e nje qyteti nuk ngrihen nga hotelet por nga disa gjera me te vogla qe duhen nisur dhe te arrijme tek hotelet....Por thuaj del nje dhe thote fluturon gomari dhe ne duhet ta pranojme.....Shqiptari Shqiperine vetem e ka ''perdhunuar'' asgje te mire nuk i ka ofruar.......

Unë se kam parë nga lart se nuk jam aq e pasur sa të kem një helikopter :p por e kam parë nga afër dhe i kam shëtitur të gjithë bregdetin e Sarandës dhe vetëm ai fshat bregdetar që e thashë më sipër më ka hequr mendjne fare atje ke vetëm shtëpi normale si të gjithë dhe natyra është e paprekur nga dora e njëriut të paktën përpara tre vjetësh që kam qënë unë se tani se di
 
Saranda per momentin mbetet perla e turizmit shqiptar,por le akoma per te deshiruar.Jo vetem cmimet jane te kripura por edhe cilesia e sherbimeve nuk eshte ne nivelin e duhur.Krahasuar me Korfuzin cilesia e sherbimeve nuk eshte aty ku duhet.Kam pasur rastin vjet te isha me pushime ne 1 shtator dhe erdhen ca turiste angleze nga Korfuzi dhe per dreke patem rastin te ndodheshim afer me tavolina ne restorantin ku ishim per dreke.Kur mbaruam shkembyem pershendetje me ata dhe i pyetem per pershtypjet qe kishin pasur nga Saranda.Erdhem sot na u pergjegjen ata ,si vend eshte bukur por nuk mendojme se do te rrime gjate,ne Korfuz ka kushte me te mira krahasuar me ketu.Pra ka shume pune per te bere si nga sipermaresit private por edhe nga shteti duhet te kete kujdes tek cmimet e sherbimeve qe jane shume te larta ,bile edhe me te larta krahasuar me Korfuzin.Mendoj se edhe kjo shtrenjtesi cmimesh u ra ne sy dhe influencon per keq tek turistet e huaj.
 
pergjigje

ME SE NORMALE....po nuk ivestuam tani kur do te investojme me!!!pastaj dhe kjo duhet pare nese eshte e vertete.........megjithate nese eshte e vertete ky fakt me behet qefi pa mase...:dong:
 
Tani, per hir te se vertetes eshte fakt qe mbeturinat dhe plehrat e konsumatorëve dhe ndërtimeve të shumta, rrezikojnë këtë bukuri perfekte që mund të furnizojë në të ardhmen rritjen ekonomike përmes turizmit, por gjithsesi deri sa na është bërë si vlerësim meriton :dong: :)...
 
Redaktimi i fundit:
Tani, per hir te se vertetes eshte fakt qe mbeturinat dhe plehrat e konsumatorëve dhe ndërtimeve të shumta, rrezikojnë këtë bukuri perfekte që mund të furnizojë në të ardhmen rritjen ekonomike përmes turizmit, por gjithsesi deri sa na eshte bere si vlersim meriton :dong: :)...

Ne nje reviste qe lexova une diku thoshte se krybashkiake paguanin disa rrezultate te tilla per hir te reklamimit jo se eshte gje e keqe por kur ke ate qe e tregon te gjesh menyren ti japesh dhe vazhdim jo erdha pashe ika.....Ja ketu do jemi dhe do shikojme sa tu jepet Shqiptarve e drejta per te levizur jashte po shkeli njeri ne ato hotele me shume yje apo restorante buze detit....se te themi te verteten po qe se me te njejtat lek mund te kaloj diku tjeter as qe behet fjale te bej pushime te zgjatura....
 
Une shkoj shpesh ne Sarande per shkak te punes e te them te drejten nuk eshte se me ben ndonje gje pershtypje ,qytet i vogel me cmime te larta ,dhe infrastrukturen se ka pothuajse te rregulluar,ah po qe detin e ka te bukur kete e ka .
 
Me behet qejfi qe po behen investime po sdi c'te them skam qene kurre ne Sarande...:)
 
Si guxon te flasesh keshtu ti per nje nga qytetet me te zhvilluara te Europes,Amerikes Veriore,Australise dhe Japonise ???? Nuk ju kuptoj fare ju o njerez si ka mundesi te shash parajsen e dyte mbas asaj ku ishte Adami dhe Eva ??? Si nuk mendoni fare para se te shkruani ?? Sheiku i Abu Dabit i kerkoi ndihme kryebashkiakut te Sarandes se si mund ta coje qytetin e tij te pakten afer nivelit te ketij qyteti Shqipetar......

Ps: Nje lajm i fundit eshte qe Holliwoodi kerkoi te largohet LA dhe te shkoje ne SA.....

Te investojne pra, ta rregullojne. Une nuk e shava, thash ca kam pare.

Secili ka mendimet e veta... Une kam pare me mire, prandaj kam kete mendim. Pastaj une bregdetin shqipetar se krahasoj me asnje, sidomos ate te jugut, por si qyetet per Saranden kam mendimet e mesiperme, dhe kaq.
 
Zana mendoj se nuk e ka thene drejtperdrejt ate qe ka shkruar e ka then njecik si me te futur :D dmth te kunderten e asaj qe ka shkruar.

Une keshtu e kuptova te pakten.
 
Zana mendoj se nuk e ka thene drejtperdrejt ate qe ka shkruar e ka then njecik si me te futur :D dmth te kunderten e asaj qe ka shkruar.

Une keshtu e kuptova te pakten.

Iiiii une me te futur ne asnje menyre cjane keto gjera qe degjoj per mua mua qe sme ka dale llafi as nje cike eeeeee turp

Karamele zana vijne nga Elbasani :p ishte ironik postimi im po ske faj ti jo se duhet te besh ca seminare mbi te shkruajturen time :D Jam dakord me ty me pak fjale :D

Ida bravo te qofte 10 merr ne mesim

nuk flasim per natyren e Shqiperise por per perpjekjet e shkatrimit total qe i behet asaj
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top