Santerianët: 2010, shumë trazira dhe vdekje liderësh politikë. Papa: Mos u besoni

fshatari

Anetar
Ritual%20Santerian.jpg


Papa Benedikti XVI ka ftuar besimtarët të mos u besojnë "parashikimeve për vitin 2010, madje as parashikimeve ekonomike".
"Me problemet duhet të ballafaqohemi me besim te Zoti dhe jo me ndjenjën e pasigurtë të besimit apo me fatalitetin e fshehur nën maskën e besimit", ka thënë Papa Benedikti XVI në meshën e parë tradicionale të Vitit të Ri.
Papa i referohej deklarates se një grupi te klerikëve afro - kuban të Santerisë, te cilet kanë parashikuar se këtë vit në botë do të ketë shumë trazira politike dhe shoqërore, luftë për pushtet, tradhti, grusht-shtete dhe vdekje të një numri të pazakontë të liderëve politikë.
Nje artikull i Asociated Press rreth kesaj, botuar ne New York Times, mund te lexohet ketu:
http://www.nytimes.com/aponline/2010/01/02/world/AP-CB-Cuba-New-Years-Prediction.html
Nje prej drejtuesve te tyre, Victor Betancourt eshte shtyre edhe me tej. Sipas tij me te rrezikuarit jane liderat politike te vjeter ne shtetet me situate politike delikate.
Religjoni afro-kuban i Santerise eshte nje nga tre besimet (bashke me Palo Monte dhe Abakua) afer katolicizmit por disi misterioze per nga organizimi dhe mesazhet, te ngjashme me masonët e Europes.

radiovisari.info
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top