Samsung zgjeron lidershipin në patentat 5G

Shiko fotografinë 1914685

Kompania njihet si lidere e industrisë në tregun e pronësisë së patentës 5G

Samsung Electronics njoftoi se është renditur si e para kompani në tregun e 5G Standard Essential Patent (SEP)[1] 1 sipas një studimi thelbësor të patentave të kryera nga IPlytics[2], një kompani e tregut inteligjent, me bazë në Berlin, e përbërë nga ekonomistë, shkencëtarë dhe inxhinierë. Përfundimet u botuan në raportin e fundit të IPlytics: “Kush po udhëheq garën e patentave 5G? Një analizë e peizazhit të patentave mbi SEP-të e deklaruara dhe kontributet e standardeve.”

Samsung u rendit gjithashtu i dyti në dy kategori të tjera: tregu i patentave 5G të akorduara[3] dhe familjes[4] së patentave aktive[5], dhe tregu i patentave familjare të akorduara dhe aktive 5G me të paktën një prej tyre të dhënë nga EPO (Zyra Evropiane e Patentave) ose USPTO (Zyra e Patentave dhe Markave të Shteteve të Bashkuara).
Shiko fotografinë 1914686
Vitin e shkuar, Samsung gjithashtu udhëhoqi patentat 5G si rezultat i kërkimit dhe zhvillimit të standardeve dhe teknologjive 5G.
Samsung ka qenë pioniere në ofrimin e suksesshëm të zgjidhjeve 5G duke përfshirë chipset, radiot dhe ‘core’. Përmes kërkimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm, Samsung e shtyn industrinë të avancojë rrjetet 5G me portofolin e saj lider në treg, nga produktet plotësisht të virtualizuara RAN dhe Core te zgjidhjet private të rrjetit dhe mjetet e automatizimit të mundësuara nga AI. Kompania aktualisht po ofron lidhje me qindra miliona përdorues në të gjithë botën.

/BM
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top