Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Samsung Galaxy S5 do të vijë me skaner të syrit

samsung-galaxy-s5-do-t-euml-vij-euml-me-skaner-t-euml-syrit_hd.jpg


Samsung Galaxy S5 pritet të zyrtarizohet gjatë këtij tremujori, ndërsa njëri ndër opsionet është që Samsung ta prezantojë modelin e ri të telefonit të saj në panairin e madh të teknologjisë, Mobile World Congress, i cili mbahet muajin e ardhshëm.

Por, duke u bazuar në të kaluarën, Samsung mundet edhe që prezantimin e Samsung Galaxy S5 ta bëjë në ngjarjen e saj të organizuar për media, e cila mund të mbahet në muajin prill.

Sipas një raporti të ri të publikuar nga Bloomberg, Galaxy S5 pritet të bëhet publik në prill, edhe pse kishte zëra që raportonin se edhe muaji mars mund të jetë një mundësi për prezantimin e gjeneratës së pestë të telefonit të linjës Galaxy.

Galaxy S5 thuhet se do të vijë me disa karakteristika të avancuara të cilat do të përfshijnë edhe procesorin me 64-bit, atë të Samsung - Exynos.

Galaxy S5 gjithashtu pritet të ketë ekranin e ndjeshëm në prekje me 5 inç në QHD, rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, 4GB RAM, si dhe teknologjinë e kamerës ISOCELL, plus kamerën e pasme me 16MP.

Për më shumë, në mesin e inovacioneve të reja që Galaxy S5 do ti sjell, pritet të jenë edhe funksionet Eye Pause dhe Eye Scroll, si dhe një teknologji të re për skanim përmes syrit, e cila besohet se do ta përmirësojë sigurinë e telefonit. /Telegrafi
 
Titulli: Samsung Galaxy S5 do të vijë me skaner të syrit

S'eshte pune per pleq kjo :plak:pastaj kam frike se me eshte shlyer gishti dhe nuk fuxionon :D:jo:
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back