Sami Frashëri

Kresha

A pretty face can never trick me
"Nese do të korrësh për një vit mbill misër e grurë,nëse do të korrësh për 100 vjet mbill arsim dhe kulturë"



Sami Frashëri (Sami Bej Frashëri)
1 qershor 1850, Frashër, Shqipëri – 18 qershor, 1904, Stamboll Turqi



Rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Në literaturën e huaj është njohur me emrin Shemseddin Sami. Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në Janinë. Këtu së bashku me Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke "Zosimea", ku përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine si dhe gjuhën frënge dhe atë italiane. Në Tetovë, nga Mahmut Efendiu (Kalkendelenli Mahmut Efendi), mësoi arabisht, persisht dhe turqisht[1].
Më 1872 u vendos në Stamboll ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të "Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj.

Sami Frashëri drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe "Drita" dhe pastaj "Dituria" (Stamboll, 1884-85) ku shkroi një varg artikujsh. Për nevojat e shkollës shqipe hartoi librat "Abetare e gjuhës shqipe" (1886), "Shkronjtore e gjuhës shqipe" (gramatika, 1886) dhe "Shkronjë" (Gjeografia, 1888) në gjuhën shqipe. Nga veprat më të shquara të këtij mendimtari të shquar, patriot, demokrat dhe iluminist është "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet", botuar më 1899 pa emër autori në Bukuresht. Ky traktat u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vepra që sintetizoi programin e lëvizjes, strategjinë dhe taktikën e saj. Në të u shprehën idealet demokratike të zhvillimit politik e shoqëror të vendit, të zhvillimit të arsimit, të kulturës e të shkencës. Sami Frashëri hartoi dhe një fjalor të gjuhës shqipe që mbeti i pabotuar, ai la gjithashtu në dorëshkrim një përmbledhje këngësh popullore shqiptare.

Sami Frashëri me gruan e tij Eminenë


اështjen shqiptare Sami Frashëri e mbrojti edhe në organet e ndryshme të shtypit që drejtoi sidomos në gazetën turke "Terxhuman-i Shark". Sami Frashëri është autor i 57 veprave në gjuhën shqipe, turke dhe arabe duke përfshirë këtu edhe revistat e gazetat që i drejtoi duke botuar vetë në to.
اështjen shqiptare dhe historinë e popullit shqiptar Sami Frashëri i trajton edhe në veprat në gjuhën turke e sidomos në artikujt e botuar në shtypin e kohës, si edhe në veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si dijetar i madh Sami Frashëri dha kontributin e tij të vyer në disa fusha të shkencës ku u dallua si përfaqësues i mendimit të përparuar materialist, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Lindjes. ثshtë autor i fjalorit normativ të gjuhës turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vlerën e vet të madhe edhe në ditët e sotme. Fjalori "Kamus-i türki"përmban mbi 40 mijë fjalë e shprehje gjuhësore dhe është pajisur me një parathënie të gjatë të shkruar nga vetë Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e një gjuhe letrare. Samiu është edhe autor i disa fjalorëve dygjuhësh frëngjisht-turqisht (Kamus-i fransevi, 1882); turqisht-frëngjisht (Kamus-i fransevi, 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frashëri në gjuhën turke është Enciklopedia e tij "Kamus-ul alâm" (1900) në 6 vëllime, ku Samiu u jep një vend të dukshëm botës shqiptare, figurave të rëndësishme që ka nxjerrë populli shqiptar gjatë historisë së tij. Në enciklopedinë e Samiut gjenden njoftime për institucionet shtetërore, arsimore, fetare etj., si edhe të dhëna gjeografike jo vetëm për qytetet dhe qendrat administrative më të rëndësishme të Shqipërisë, por edhe për fshatrat më të njohura.

Si shkrimtar Sami Frashëri shkroi në gjuhën turke drama e romane. Vepra më e rëndësishme tregimtare Sami Frashëri "Besa", e botuar më 1875 (?) e ka marrë subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq në teatrin perandorak në Stamboll më 1874 (?), një vit para se të botohej.

Për popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa libra dhe broshura, të ciat i përmblodhi në "Bibliotekën e xhepit", hartoi tekste të ndryshme, botoi antologji me pjesë të zgjedhura nga letërsia botërore dhe kryesisht orientale, ai la në dorëshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë.
Sami Frashëri ishte edhe një gazetar i talentuar. Ai ka bashkëpunuar me shkrime dhe ka qenë redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta si pshm.: "Sabah" ("Mëngjezi" 1876), ku për një kohë ishte kryeredaktor, "Hafta" ("Java") etj.

Në punën krijuese të Sami Frashëri një vend të rëndësishëm zënë edhe përkthimet, e kryesisht ato nga frëngjishtja. Ai shquhej për kulturën e tij të gjerë në shumë fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000 vëllime.
Për veprimtarinë patriotike edhe për frymën përparimtare që përshkon veprat e tij Porta e Lartë e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashërin, duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar të dilte nga shtëpia. Atdhetari i shquar i vdiq në Erenkِy - Stamboll.

Fjalë të mencura nga Sami Frashëri:


-Aftësoni veten për gjëra të vogëla dhe pastaj vazhdoni me gjëra të mëdha.

-Feja dhe morali janë dy pjesë të të njëjtit medalion

-Nderi nuk mund të fitohet me imoralitet

-Fundi i madh i jetës nuk janë njohuritë,por veprat që ke lënë pas.

-Nëse e doni jetën, mos e humbni kohën kot, sepse koha është vet jeta .

-Nëse puna mbetet për më vonë është e vështirë për ta gjetur kohën e saj.

-Punoni sot, që të mos pendoheni mot.

-Mos I bëj keq tjetrit, se do ta pësosh vet

-Asnjëherë mos mendo se lumi është I vogël, kur vësrshon…

-Bota është e bukur, njerzit e bëjnë atë edhe më të bukur, ndërsa Allahu e përsos...
 
Nga keta Shkrimtar te shekullit te shkuar mund te marrim ato qe pershtaten me kte shekull qe jetojme,dhe ti falenderojm per ato qe na kan dhene,per keta rilindas aq ka qen mundesia e shprehjes se lire,e kuptoj nga mynyra se si te e ke prezantur,qe do ta Turkezosh,por ne ate koh ashtu kan qen kushtet,dhe ka qen e vetmja mynyr per te shpetuar dhe per te jetuar,
 
Sami Frashëri, dijetar i kalibrit ndërkombëtar!

Prishtinë – Një portret i Sami Frashërit i kornizuar në xham qëndron në hollin e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Pak metra larg tij është hyrja për në amfiteatrin e kësaj godine. Aty studiuesi Mehdi Polisi ka zgjedhur të flasë për Sami Frashërin në fushën e gjuhësisë, në kuadër të sesionit të ligjëratave që po mbahen në Seminarin XXXI Ndërkombëtar të Gjuhës, të Letërsisë dhe të Kulturës Shqiptare. Ligjëratën e nis duke e bërë të qartë se po flet për një personalitet që të gjithë e njohin, pasi, sipas tij, ndonëse kanë kaluar afro 110 vjet nga vdekja, ai vazhdon të jetë prezent në kujtesën e secilit që sadopak është i lidhur me letrat, për shkak të punës së tij vëllimore e pa dyshim shumë cilësore të Samiut.

f1_polisi-jpg1345620323.jpg


Kur ka studiuar për Samiun, Polisi ka gjetur se ata që deri tash janë marrë me veprën e figurës poliedrike shqiptare takohen në një pikë të thonë se Sami Frashëri është dijetar i madh, dijetar i kalibrit ndërkombëtar. Për këtë, sipas tij, kanë plotësisht të drejtë.

Polisi ka thënë se të shkruash gjithë ato vepra - mbi 65 vepra, disa me më shumë vëllime, ose shprehur me faqe, mbi 20 mijë faqe, pa llogaritur veprat e tij në dorëshkrim dhe artikujt e shumtë nëpër gazeta e revista të shumta të kohës, me tema nga më të ndryshmet dhe në gjuhë të ndryshme: shqip, turqisht, arabisht, frëngjisht, greqisht, persisht etj. për një periudhë 32-33-vjeçare - është pa diskutim punë e madhe, punë që vetëm mendja e ndritur e Samiut ka mundur ta bëjë.

“Enciklopedia e tij historike e gjeografike e njohur si ‘Kamus al-a’lam’, me rreth 4.500 faqe të formatit të madh, është thesar diturish dhe autori i saj, Sami Frashëri, e ka shkruar këtë vepër vetë, pa bashkëpunëtor, pa koantor (e dihet se enciklopeditë shkruhen zakonisht nga shumë autorë”, ka thënë Polisi.

Në këtë ligjëratë ai nuk është marrë me “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është, e ç’do të bëhetë”, të cilën e ka cilësuar si kryevepër të veprave shqip, ku Samiu jep mendime për shpëtimin e mëmëdheut. Por si studiues i veprës origjinale të Samiut, Polisi thotë të ketë vënë re të dy gjëra. “Së pari se të gjitha veprat dhe punimet e tij, edhe pse janë shkruar para një shekulli, janë punuar e shkruar në atë mënyrë që janë thuajse në përputhje me kriteret e sotme shkencore, që do të thotë se Samiu ka njohur shumë mirë teknikën dhe metodologjinë e punës shkencore”, ka thënë Polisi, teksa ka folur edhe për karakteristikën e dytë.

“Temat që trajton Samiu nuk janë tema të zgjedhura rastësisht, domethënë se ato kanë një pikësynim, gjë që tregon se Samiu ka ndjekur në vazhdimësi dhe me kujdes jetën e shoqërisë përgjithësisht”.

Sipas Polisit, edhe shtrirja e Samiut në gjuhësi ka një pikësynim qoftë politik, qoftë shkencor.

“Ai në shumë punime të tij kur dëshiron ta vërë në dukje rëndësinë e gjuhës shkruan: ‘Kombet ndahen në gjuhët, një komb që humbet gjuhën e vet është i humbur e i harruar që me të humburit të gjuhës së tij është i humbur edhe ai vetë’”.

Polisi ka gjetur se pikëpamjet për gjuhën në përgjithësi, si dukuri shoqërore me rëndësi dhe për shumë gjuhë veç e veç (për shqipen, turqishten, arabishten, persishten, frëngjishten, latinishten, greqishten etj.), Samiu i kishte shprehur qysh në fillim të veprimtarisë së tij në gazeta e revista të kohës, në parathëniet e fjalorëve të tij të mirënjohur, në enciklopedinë e tij 6-vëllimore, “Kamus al-a’lam”, në polemika e debate që ka zhvilluar ai për probleme të ndryshme gjuhësore etj.

Osmanologu Mehdi Polisi ka përkthyer në shqip veprën “Lisan” (Gjuha) të Sami Frashërit, e cila nuk ka qenë e njohur për lexuesin shqiptar, deri në vitin 2001, kur u botua për herë të parë në tërësi. Libri ishte botuar për herë të parë në vitin 1886, në serinë “Biblioteka e xhepit” në osmanishte, ndërsa në faqet e para të veprës Samiu shkruan për rëndësinë e madhe që ka gjuhësia jo vetëm si shkencë që merret me çështjet gjuhësore, por edhe si një shkencë që ka lidhje të ngushtë me historinë. Ai vë në pah edhe lidhjet e saj me gjeologjinë dhe antropologjinë.

“Samiu u përpoq t’i japë përgjigje edhe çështjes së ndryshimit dhe dallimit mes njeriut e shtazëve të tjera lidhur me të folurit dhe mendimin. Sipas tij, fjala shoqërohet me kuptimin (pra me mendimin) dhe vetëm në këtë rast ajo bëhet mjet komunikimi midis njerëzve”, ka thënë Polisi, teksa sjell argumentin e Samiut për këtë, bazuar në pyetjen nëse mund t’i thuhet folës edhe papagallit.
“Mjerisht jo, nuk mund t’i themi. Të folurit nuk përbëhet vetëm nga shqiptimi i atyre zërave, e madje, as nga shqiptimi i fjalëve të plota e të përsosura. Të folurit do të thotë të shprehësh qëllimin dhe të kuptosh qëllimin, që shprehet me fjalë dhe fjali, të formuara me zëra të artikuluar”, ka cituar Samiun studiuesi.

Vend të rëndësishëm në veprën e Samiut “Gjuha”, ka thënë Polisi, zë edhe çështja e shfaqjes së gjuhës e mënyrës së lindjes së gjuhës, përcaktimi i emrave dhe shfaqja e fjalëve dhe gjendja e zanafillës së gjuhës.

“Mendimet e të lashtëve se ‘gjuha është shfaqur menjëherë dhe në formë të përsosur’ së bashku me njeriun e parë, ose se ‘gjuha është më e vjetër se vetë njeriu’ për gjuhëtarin tonë të madh, Sami Frashëri, janë të papranueshme”, ka thënë Polisi. “Shkenca, thotë Samiu, ka treguar në mënyrë të qartë se në shfaqjen e parë njeriu ka qenë në një shkallë të ulët zhvillimi, por, me kalimin e kohës, ka përparuar shkallë-shkallë”, ka shtuar ai. Polisi ka bindjen se pikëpamjet e Samiut lidhur me mënyrën e lindjes së gjuhës janë plotësisht të drejta.

Një problem tjetër, të cilit Samiu është përpjekur t’i japë përgjigje është edhe problemi i origjinës së përbashkët të gjuhëve.

“Samiu pranon se nga gjuhët e botës ka gjuhë të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën, pra kanë një burim të lashtë të përbashkët. Kjo lidhje, sipas tij, është më lehtë për t’u kuptuar. Por ka edhe gjuhë që nuk burojnë nga e njëjta gjuhë, por, megjithatë edhe midis tyre ka një lidhje, e cila, sipas Samiut, mund të vërehet vetëm nga specialisti i gjuhësisë”, ka thënë Polisi.

Në librin “Gjuha” është trajtuar dhe çështja e jetës së gjuhës. Polisi gjen se Samiu gjuhën e konsideron si një organizëm të gjallë që lind, zhvillohet dhe vdes.

“Ky koncept i tij i mbështetur në pikëpamjet e natyralistëve në gjuhësinë tonë të sotme konsiderohet i gabueshëm. Megjithatë, mendimet e tij për lindjen, zhvillimin dhe zhdukjen e gjuhës, Samiu i arsyeton me shumë shembuj që sjell për zhdukjen e shumë gjuhëve në të kaluarën, duke marrë si dëshmi fatin e latinishtes”, ka thënë Polisi.

Shumë mendime do të jepte Sami Frashëri edhe sa i përket alfabetit të gjuhës, thotë Polisi, teksa shton se ai shkruan edhe për ndërtimin e fjalëve, fjalive, shenjave të pikësimit, përdorimi i tyre sipas rregullave gramatikore etj.

“Sipas tij, alfabeti të jetë sa më praktik, më i thjeshtë, t’i përgjigjet gjuhës përkatëse”.

Sami Frashërin e shqetësonte së tepërmi mënyra e të mësuarit të nxënësve nëpër shkolla. Sipas Polisit, mënyra e mësimdhënies dhe përgatitja e teksteve shkollore për Samiun ishte e vjetruar dhe tani e tejkaluar.

“Për t’u dalë në ndihmë nxënësve që ‘jo të mundohen shumë e të fitojnë pak’, Samiu, duke shfrytëzuar sigurisht tekstet shkollore të përgatitura në Evropë dhe përvojën e tij personale, do të nisë hartimin dhe botimin e serisë së veprave didaktike, të teksteve shkollore”, ka treguar Polisi, teksa ka zënë në gojë veprat “Abetare e gjuhësë shqip”, “Dheshkronjë” dhe “Shkronjëtore e gjuhësë shqip”.

“Këto tekste Samiu ynë i bëri në kohën e duhur, në kohën kur shqiptarët dhe shkolla shqipe kishin nevojë më së shumti për to”.

Polisi e ka përfunduar fjalën e tij, duke thënë se Sami Frashëri pikëpamjet e veta për gjuhën shqipe, të cilën e kishte gjuhë amtare, i ka shfaqur gati në të gjitha shkrimet e tij si në gjuhën shqipe, si në gjuhën turke, greke etj.

“Gjuha shqipe nuk është një degë me gjuhët latine, greke e sllave, porse është një degë e drejtpërdrejtë e familjes së vjetër të gjuhëve ariane”, citon Polisi një konkluzion të atdhetarit Sami Frashëri, me të cilën ai mëtonte të dëshmonte se dilema për prejardhjen e popullit shqiptar është e zgjidhur.
Burimi: kohanet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 11.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 22.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 11.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 33.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 11.1%
Back
Top