Sadije Agolli Kur u martova me Dritëroin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sadije Agolli: Kur u martova me Dritëroin

36649113_10216591272564467_3812797005877477376_n.jpg


“E shtunë , vesha fustanin e bardhë ; Kisha zgjedhje edhe kostumin kombëtar, por ishte mjaft i ngarkuar dhe rëndonte shumë. Unë isha 54 kg dhe benevrekët më rrinin të mëdha. Ai ishte një kostum popullor i trashëguar, që kalonte nga një nuse te tjetra. Më përgatitën dy gra , duke më lyer fytyrën me sarikan.

Por ajo ishte tepër e fortë për lëkurën time të bardhë, me cipë të lëmuar e tejet të bardhë ,lëmuar vetëm me ujin e ftohtë të çezmës . Kështu lëkura u acarua dhe u skuq vende-vende dhe vetëm me fasho prej lecke të lagura me ujë të ftohtë u kthye në gjendjen e mëparshme . Dasmën e bëmë në oborrin e shtëpisë sonë , vilë e bukur dykatëshe , me shumë lule , me dy selvi të larta , me një portë të madhe e të rëndë druri.

Ishin ftuar tërë të afërmit ; isha fëmija e parë në shtëpinë tonë të madhe me dhjetë fëmijë , 5 djem e 5 vajza, që mbarova shkollën e lartë. Dritëroi erdhi në dasmë me të vëllain, Tajarin, dhe një kushëri nga Devolli , Njazimi . Dritëroi ishte shumë i gëzuar , pak i trullosur e i ndrojtur , ndoshta nga respekti që tregonin njerëzit e mi , pasi po martohesha me një gazetar e shkrimtar.



ago.png


“ Pjesë nga ditari i Sadijes, 4 korrik 1965” .


g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top