Sa shqiptarë e praktikojnë besimin e tyre fetar?

Screenshot_20220527-095316_Chrome.jpg

Më shumë se gjysma e shqiptarëve (50,7%) nuk shkojnë asnjëherë në institucione të besimeve fetare si xhamia, kisha apo teqeja. Pjesa më e madhe e atyre që i vizitojnë këto institucione fetare (27%), shkojnë vetëm në ditët e festave të besimit fetar të cilit i përkasin.
Pjesa tjetër e qytetarëve i vizitojnë xhamitë, kishat dhe teqetë një herë në muaj (5,9%), një herë në javë (7,9%), ose më shumë se një herë në javë (5,4%).
Bazuar në censusin e vitit 2011 kryer nga Insituti i Statistikave, thuajse 80% e shqiptarëve deklarojnë se i përkasin një besimi fetar.
Pjesa dërrmuese e shqiptarëve (57,8%) mendojnë se janë po aq besimtarë sa edhe prindrit e tyre. Një në pesë qytetarë shqiptarë (21,8%) mendojnë se besojnë më pak se prindrit në fe. Më pak janë ata (19%) që besojnë më shumë se prindrit.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve (73,9%) besojnë sot po aq sa 10 vjet më parë. Thuajse një në pesë shqiptarë (18,7%) deklarojnë se besojnë më shumë sot, sesa 10 vjet më pare dhe shumë pak janë ata (6,3%) që besimin e kanë humbur gjatë dekadës së fundit.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në datat 25 prill – 7 maj.
a.m/dita
 
1000 veta nuk eshte tregues per 3 milion banore, por ne xhami te pakten, cdo vit sikur ke rritje te personave qe frekuentojne duket. Kshu, nga observime jo formale dmth. Edhe ajo qe te ben pershtypje eshte mosha e re e tyre!
 
Me i pyt jane myslimane te devotshem po sdine si merret abdes. 🤣🤣
Ne pergjithsi thojne musliman me emer. Ata qe s'dine te marin abdes nuk para tregojne fare c'fe kane. Madje pasi thone jam musliman edhe shtojne: por nuk e praktikoj. A thua se do paragjykohen nese e praktikojne. 😁
 
Ne pergjithsi thojne musliman me emer. Ata qe s'dine te marin abdes nuk para tregojne fare c'fe kane. Madje pasi thone jam musliman edhe shtojne: por nuk e praktikoj. A thua se do paragjykohen nese e praktikojne. 😁
Se di vallai. Une vete isha mysliman dhe nuk e praktikoj ma. To each their own
 
Une e kuptoj qe fjala "Sipas nje studimi" eshte shpikur* posacerisht te binde* kopene por kjo eshte histori e gjate..! Une jam kurioz keto sondazhe kur jane bere, kush i ka bere, ne sa individe jane pyetur e pastaj flasim per % dhe kush i financon se tani te dalesh neper rruge e te cash derrasat me pyetje popullit se ben asnje falas ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top