Sa problem është analfabetizmi?

Në këtë kohë moderne kur mund të lexojmë në mënyrë dixhitale dhe të studiojmë përmes internetit, a është normale që të flasim për analfabetizëm?

A është e mundur që mos kuptojmë se çfarë na rrethon, kur në çdo cep të hapësirës sonë private dhe kolektive kemi nga kaq shumë informacion?
Mund të jesh analfabet dixhital, pra të mos dish të përdorësh teknologjinë e fundit, gjë që varet nga kushtet dhe zhvillimi i shoqërive ku jetojmë. Në disa raste kjo mund të jetë edhe zgjidhje individuale.
Por a mundet që të tolerojmë që dikush të dijë shkrim e këndim, një nga aftësitë që zhvillohet në mosha të hershme dhe është themeli i zhvillimit tonë intelektual?
Nëse ekziston analfabetizmi, si duhet luftuar, e kujt është përgjegjësia dhe çfarë po bëjmë aktualisht?
Analfabetizimi është problem kritik në Shqipërisë thotë opozita e atjeshme, por meqënëse
është fushatë zgjedhore, opinioni publik përpiqet të marrë një të mesme të realiteteve që prezantojnë të dyja palët.
Për problemin e analfabetizmit diskutojmë në Forumin e rradhës të BBC-së në shqip.
Ju mund të jepni kontributin tuaj për këtë temë duke na shkruar përmes formës në të djathtë të ekranit.
A është shqetësues ky fenomen atje ku jetoni dhe cilat mendoni se janë shkaqet?
 
Titulli: Sa problem është analfabetizmi?

WxP se kuptova ktë frazë " Por a mundet që të tolerojmë që dikush të dijë shkrim e këndim, një nga aftësitë që zhvillohet në mosha të hershme dhe është themeli i zhvillimit tonë intelektual?"""

megj mendoj se ke harruar thjesht nje gërmë ...

A është shqetësues ky fenomen atje ku jetoni dhe cilat mendoni se janë shkaqet?

Sigurisht që është shqetësues ... Thuhet që e ardhmja e vëndit jan brezat e rinj, ca të ardhme mund të ket ky shtet kur analfabetizmi ësht akoma fenomen i prekshëm aty ....
Varfëria justifikohen "atje" ...po varfëri ka pasur nga mot ama shkrim e këndim kemi mësuar të gjithë.....
Unë jetoj jashtë dhe më vjen keq që bëj disa gabime drejtshkrimore në gjuhën time amtare....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top