Sa premtime ka mbajtur qeveria në një vit?

Tiranë, 18 janar 2015, NOA - “Nga deklaratat publike të Partisë Socialiste dhe nga angazhimet e marra në Kuvendin e Shqipërisë nëpërmjet nismave ligjore, u identifikuan 25 premtime që lidhen ngushtësisht me punën e qeverisë gjatë 365 ditëve të para. Nga këto premtime, 6 rezultojnë të realizuara në përputhje me premtimin, 7 premtime vlerësohen si të realizuara pjesshëm, 2 konsiderohen si të pamatshme dhe 9 premtime konsiderohen të parealizuara”. Ky është një nga konkluzionet kryesore të raportit që lëvizja “MJAFT” publikoi sot mbi 365 ditët e qeverisjes socialiste. Duke shtuar se vlen të përmendet premtimi për “Vendosjen nën kontrollin e parlamentit të Institutit të Statistikave”. Por që sipas kësaj lëvizje, nga ballafaqimi i fakteve rezulton se INSTAT vazhdon të mbetet nën varësinë direkte të kryeministrit, duke e lënë ende të parealizuar këtë premtim. “Një tjetër premtim i parealizuar në kuadër të 100 ditëve të para të qeverisjes është ai për “Rikthimin e përfitimeve ligjore për njerëzit me aftësi të kufizuara”. Por edhe ai për “Rishikimin e koncesionit për Portin e Durrësit”, renditin aktivistët e MJAFT-it. -
 
Titulli: Sa premtime ka mbajtur qeveria në një vit?

asnje premtim ska mbajtur
normale se me genjeshtra fitohen zgjedhjet nuk fitohen duke thene te verteten....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top