Sa kushtuan festimet? 610 mijë dollarë për 70-vjetorin e اlirimit

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një listë e gjatë akvitetesh u organizuan për dy ditët e festave Kombëtare. Por sa kanë kushtuar festimet? Dokumentat e publikuara nga tre Ministri zbulojnë se kosto e aktiviteteve është 610 mijë dollarë.

Festimet për 70 vjetorin e اlirimit të Shqipërisë i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 610 mijë dollarë. Ministritë kryesore që u morën me organizimin, kanë shpenzuar për festën e 29 Nëntorit, fonde për organizimin e koncertit në sheshin «Nënë Tereza», dhënien e dekoratave për veteranët e luftës si dhe për festivalin e dritave, i cili ka qënë edhe më i kushtueshmi nga evenimentet.

Ky i fundit, i tenderuar nga Ministria e Kulturës në vlerën 280 milionë lekë. Më pas renditet koncerti festiv në sheshin «Nënë Tereza», i cili kapi një shifër shpenzimesh rreth 277 milion lekë dhe ishte i tenderuar nga Ministria e Mirqënies Sociale dhe Rinisë, ku mori pjesë dhe këngëtarja me famë botërore, Jessie J.

Në fakt mister mbetet shuma që i është paguar kengëtares për performancën. Ndërsa vendin e tretë për nga shpenzimet e mban Ministria e Mbrojtjes, e cila çeli një fond që kap shifrën e 60 milion lekëve, të cilat u përdorën për prodhimin e medaljeve në nderim të veteranëve të luftës R..Dialogplus
 
Titulli: Sa kushtuan festimet? 610 mijë dollarë për 70-vjetorin e اlirimit

ncncnc

Paskem qene popull opa gangnam style !
 
Titulli: Sa kushtuan festimet? 610 mijë dollarë për 70-vjetorin e اlirimit

Keshtu jemi ne popull all 'Carpe Diem' se ca ndodh pastaj pune e madhe, rendesi ka dallaverja e momentit :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top