Tigri meqe ke bere nje kopy-pest nga nje forum tjeter dhe un po te dergoj nje pergjigje te tille.
Përfundimet e para të analizave gjenetike japin një argument për origjinën e shqiptarëve nga vendet nordike. Laboratori i Gjenetikës në kryeqytet ka kryer një studim të analizave të ADN-së për të kuptuar ngjashmëritë e gjeneve tona. Dhe rezultatet kanë qenë një surprizë e madhe. Gjenet tona nuk kanë asnjë ngjashmëri me ato të vendeve fqinjë, por kanë shumë afërsi me ato të vendeve të Evropës së Veriut. E, në fakt të gjithë i kemi bërë një pyetje vetes për origjinën tonë të hershme. Tezat e hedhura ndër vite nga historianët dhe arkeologët vendas janë nga më të ndryshmet, të bazuara nga gjuha, zakonet dhe kultura vendase. Por asnjëherë nuk është folur për prejardhjen gjenetike të popullit shqiptar. Një nga elementet më të rëndësishme të origjinës. Për herë të parë, Laboratori i Gjenetikës ka bërë studimin e materialit biologjik të shqiptarëve, duke ngritur hipotezën se gjenet tona janë të ngjashme me ato të pjesës veriore të Evropës dhe të ndryshme nga vendet fqinjë që na rrethojnë.
Grigor Zoraqi
Gjatë një prononcimi për emisionin “Logos” në “Vizion Plus”, shefi i Laboratorit të Gjenetikës, Grigor Zoraqi, i cili ka kryer edhe analizat, ka dhënë i pari një argument për origjinën tonë. “Në popullatën shqiptare është identifikuar një mutacion i quajtur Delta F 508, më i përhapuri në Evropë, që në popullatat e Mesdheut ndodhet rreth 50 për qind, ndërsa në popullatat e Veriut të Evropës është mbi 70 për qind. Dhe ata popuj që e kanë këtë përhapje në mbi 70 për qind, konsiderohen me origjinë veriore. Në popullatën shqiptare kjo është identifikuar në masën 78 për qind, pra që hedh dritë mbi një origjinë veriore të popullatës shqiptare. Kemi një afërsi me popullatën greke. Më larg sesa me popullatën greke, me popullatat sllave që na rrethojnë”. Studimi është bërë nëpërmjet testeve të ADN-së. Specialistët kanë eksperimentuar të paktën 15 gjene të trupit njerëzor dhe kanë parë përhapjen e tyre në popullatë. Janë marrë parasysh të gjitha frekuencat e formave të ndryshme të një gjeni të caktuar, si dhe sëmundshmëria duke u bazuar pikërisht te kjo, kanë gjetur një ndikim edhe te popullata kurde. Gjenetisti Zoraqi tregon edhe mënyrën e realizimit të studimit. “Zgjedhja e kampioneve është bërë në mënyrë të rastësishme. Afërsisht jemi tek raporti 50 për qind femra, 50 për qind meshkuj dhe përhapja e këtyre personave është e rastësishme nga rajone të ndryshme të Shqipërisë. Kemi marrë një njollë gjaku, është ekstraktuar ADN-ja e tyre dhe pastaj kampionet e gjakut ruhen, siç ruhet edhe ADN-ja dhe nga ADN-ja është bërë amplifikimi i saj, me 50 markerë njëkohësisht”, ka argumentuar gjenetisti Zoraqi. Sipas specialistëve, studimi që bëhet për herë të parë në vendin tonë është i rëndësishëm edhe për të ekzaminuar gjetjet arkeologjike. Deri tani skeletet e zbuluara nga arkeologët dërgoheshin në laboratorët e shteteve të tjera për të vërtetuar prejardhjen e tyre nga ana gjenetike.
Reagimet
Nuk kanë munguar as reagimet në lidhje me këtë fakt që ka paraqitur Laboratori i Gjenetikës. Studiuesi Moikom Zeqo është i bindur se shqiptarët e kanë prejardhjen nga Evropa e Veriut. Madje, sipas tij, kjo tezë është mbështetur fort edhe nga studiuesi i madh Eqerem اabej, i cili ka vënë në dukje ngjashmëritë kulturore, historike dhe ato gjuhësore. اabej në studimet e tij gjente pika të përbashkëta të popullsisë tonë me atë të veriut të Evropës, duke dyshuar në një zbritje të popullsisë në Shqipëri mijëra vjet më parë. Hipoteza e ngritur nga gjenetistët ka gjetur në këtë formë një mbështetje të fortë nga arkeologët dhe historianët. Por debati për prejardhjen e shqiptarëve mbetet ende i hapur, si nga prejardhja e gjuhës ashtu edhe nga ngjarjet historike që kanë shoqëruar popullatën. Megjithatë përfundimet e para gjenetike japin një argument më shumë për mundësinë e origjinës tonë nga Evropa Veriore.
Arkeologu Moikom Zeqo mbështet konkluzionet e gjenetistëve
“Në qoftë se arrihet në një konkluzion që ne vijmë nga një popull indoevropian që ka ardhur nga veriu, është krejtësisht e saktë për mendimin tim. Dhe nuk ka qenë vetëm një valë indoevropiane që ka lëvizur. Kanë qenë disa, gati 3 valë të mëdha që kanë ardhur nga veriu drejt jugut të atij që quhej dikur Gadishulli Ilirik ose Hameus”. Sipas Moikom Zeqos, në studimet e tij اabej jepte edhe dokumente konkrete që mbështeste këtë tezë. “اabej thotë me të drejtë, duke përmendur shkollën gjermane krahasimtare gjuhësore, diçka edhe nga neogramatikanët, si shkollë gjuhësore që lëvizja e popullsisë ilire nga vijnë shqiptarët në Evropën Qendrore që lidhet me Evropën Veriore, sidomos kur shpjegon se emri i vargmalit të Karpateve mund të shpjegohet në gjuhën shqipe nga fjala shqipe “karp” që do të thotë shkëmb, dokumentohet shumë qartë që në shekullin VIII para erës sonë, ardhja e fiseve Dorike që kanë ardhur nga Veriu, kanë kaluar në Shqipëri, kanë shkuar deri në jug të Greqisë”.