Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sa e paster është raca e popullit shqipëtar ?

Ne populli shqiptar jemi nje popull që i përmbahëmi traditave me teper se çdo popull tjeter evropjan, edhe thëmi se jemi racë e paster ilire.
Mirpo ne realitet askush nuk e diskuton këtë teme, apo nuk miret me analizat e ADN, që te zbulojnë se me cilin popull jemi më të përafert.
Racat e pastra, si skandinavet për shëmbull, me teper se 95 perqind e tyre kan sy të kalter, dhe shifen ne sy dhe ne kafkë që jan racë e paster, ndersa shqipëtaret, njeri duket si arab, tjetri si Irlandez, tjetri si italian tjetri si kinez etj, ne popullin tonë mundet njeriu te shoh lloj lloj njeriu.
Por të gjithë thone se jemi shqiptar. Si eshtë e mundur, qe pas shume shekujve nder sundimin roman, e 5 shekujve nder sundimin osman, që të jemi 100 % racë e paster siq perceptojmë ne ?

Amund te na jape kush ndonje pergjigje konkrete?
 
Sigurisht eshte e pamundur te gjesh rrace te paster sot. Thone qe te paret tane kane qene te gjithe te bardhe, shtatlarte e hundederra.

Une psh se shoh veten mes ketyre karakteristikave...edhe pse ndjehem shqiptar ne cdo qelize.

 
veliai im bile beri operacion hunden se i kishte aq te madhe sa nuk i mbyllej pashaporta.
 
Ato shikohen me disa lloj kromozonesh dhe ne futemi ne ngjashmeri me danezet si dhe me vendet ku ka jane jetuar etrusket e famshem,duonet dhe mesapet.
 
po nuk ekziston rraca e pastert more amon..knoqna tu kesh kur ni disa qe pretendojn rrjedhin direkt pej ilirve lol...na jena zeshkana, bjonda, leshkuqa, kush me lekur t'bardh e kush ngjyr hini, kshtu qe jena mix o pipilia, si kejt njerzia e botes...tash un qe kom syt si kinez qa me bo e shkreta, me shku me kerku mbretnin e noj vendi aziatikLOL...e ronsishme osht ajo qe nim, pra qka ndihemi na...
 
Tigri meqe ke bere nje kopy-pest nga nje forum tjeter dhe un po te dergoj nje pergjigje te tille.
Përfundimet e para të analizave gjenetike japin një argument për origjinën e shqiptarëve nga vendet nordike. Laboratori i Gjenetikës në kryeqytet ka kryer një studim të analizave të ADN-së për të kuptuar ngjashmëritë e gjeneve tona. Dhe rezultatet kanë qenë një surprizë e madhe. Gjenet tona nuk kanë asnjë ngjashmëri me ato të vendeve fqinjë, por kanë shumë afërsi me ato të vendeve të Evropës së Veriut. E, në fakt të gjithë i kemi bërë një pyetje vetes për origjinën tonë të hershme. Tezat e hedhura ndër vite nga historianët dhe arkeologët vendas janë nga më të ndryshmet, të bazuara nga gjuha, zakonet dhe kultura vendase. Por asnjëherë nuk është folur për prejardhjen gjenetike të popullit shqiptar. Një nga elementet më të rëndësishme të origjinës. Për herë të parë, Laboratori i Gjenetikës ka bërë studimin e materialit biologjik të shqiptarëve, duke ngritur hipotezën se gjenet tona janë të ngjashme me ato të pjesës veriore të Evropës dhe të ndryshme nga vendet fqinjë që na rrethojnë.
Grigor Zoraqi
Gjatë një prononcimi për emisionin “Logos” në “Vizion Plus”, shefi i Laboratorit të Gjenetikës, Grigor Zoraqi, i cili ka kryer edhe analizat, ka dhënë i pari një argument për origjinën tonë. “Në popullatën shqiptare është identifikuar një mutacion i quajtur Delta F 508, më i përhapuri në Evropë, që në popullatat e Mesdheut ndodhet rreth 50 për qind, ndërsa në popullatat e Veriut të Evropës është mbi 70 për qind. Dhe ata popuj që e kanë këtë përhapje në mbi 70 për qind, konsiderohen me origjinë veriore. Në popullatën shqiptare kjo është identifikuar në masën 78 për qind, pra që hedh dritë mbi një origjinë veriore të popullatës shqiptare. Kemi një afërsi me popullatën greke. Më larg sesa me popullatën greke, me popullatat sllave që na rrethojnë”. Studimi është bërë nëpërmjet testeve të ADN-së. Specialistët kanë eksperimentuar të paktën 15 gjene të trupit njerëzor dhe kanë parë përhapjen e tyre në popullatë. Janë marrë parasysh të gjitha frekuencat e formave të ndryshme të një gjeni të caktuar, si dhe sëmundshmëria duke u bazuar pikërisht te kjo, kanë gjetur një ndikim edhe te popullata kurde. Gjenetisti Zoraqi tregon edhe mënyrën e realizimit të studimit. “Zgjedhja e kampioneve është bërë në mënyrë të rastësishme. Afërsisht jemi tek raporti 50 për qind femra, 50 për qind meshkuj dhe përhapja e këtyre personave është e rastësishme nga rajone të ndryshme të Shqipërisë. Kemi marrë një njollë gjaku, është ekstraktuar ADN-ja e tyre dhe pastaj kampionet e gjakut ruhen, siç ruhet edhe ADN-ja dhe nga ADN-ja është bërë amplifikimi i saj, me 50 markerë njëkohësisht”, ka argumentuar gjenetisti Zoraqi. Sipas specialistëve, studimi që bëhet për herë të parë në vendin tonë është i rëndësishëm edhe për të ekzaminuar gjetjet arkeologjike. Deri tani skeletet e zbuluara nga arkeologët dërgoheshin në laboratorët e shteteve të tjera për të vërtetuar prejardhjen e tyre nga ana gjenetike.
Reagimet
Nuk kanë munguar as reagimet në lidhje me këtë fakt që ka paraqitur Laboratori i Gjenetikës. Studiuesi Moikom Zeqo është i bindur se shqiptarët e kanë prejardhjen nga Evropa e Veriut. Madje, sipas tij, kjo tezë është mbështetur fort edhe nga studiuesi i madh Eqerem اabej, i cili ka vënë në dukje ngjashmëritë kulturore, historike dhe ato gjuhësore. اabej në studimet e tij gjente pika të përbashkëta të popullsisë tonë me atë të veriut të Evropës, duke dyshuar në një zbritje të popullsisë në Shqipëri mijëra vjet më parë. Hipoteza e ngritur nga gjenetistët ka gjetur në këtë formë një mbështetje të fortë nga arkeologët dhe historianët. Por debati për prejardhjen e shqiptarëve mbetet ende i hapur, si nga prejardhja e gjuhës ashtu edhe nga ngjarjet historike që kanë shoqëruar popullatën. Megjithatë përfundimet e para gjenetike japin një argument më shumë për mundësinë e origjinës tonë nga Evropa Veriore.

Arkeologu Moikom Zeqo mbështet konkluzionet e gjenetistëve

“Në qoftë se arrihet në një konkluzion që ne vijmë nga një popull indoevropian që ka ardhur nga veriu, është krejtësisht e saktë për mendimin tim. Dhe nuk ka qenë vetëm një valë indoevropiane që ka lëvizur. Kanë qenë disa, gati 3 valë të mëdha që kanë ardhur nga veriu drejt jugut të atij që quhej dikur Gadishulli Ilirik ose Hameus”. Sipas Moikom Zeqos, në studimet e tij اabej jepte edhe dokumente konkrete që mbështeste këtë tezë. “اabej thotë me të drejtë, duke përmendur shkollën gjermane krahasimtare gjuhësore, diçka edhe nga neogramatikanët, si shkollë gjuhësore që lëvizja e popullsisë ilire nga vijnë shqiptarët në Evropën Qendrore që lidhet me Evropën Veriore, sidomos kur shpjegon se emri i vargmalit të Karpateve mund të shpjegohet në gjuhën shqipe nga fjala shqipe “karp” që do të thotë shkëmb, dokumentohet shumë qartë që në shekullin VIII para erës sonë, ardhja e fiseve Dorike që kanë ardhur nga Veriu, kanë kaluar në Shqipëri, kanë shkuar deri në jug të Greqisë”.
 
faleminderit per hyrjen e gjate kohore qe mu desht me kalue hyrjen ne forum.Megjithate hera e fundit qe shkruaj.
Luigi Cavvalli Sforza(genova,1922) esht nje shkencetar ne pension.Fillimi I tij I punes shkencore ka qene ne Kembrixh pastaj ne Parma,Pavia dhe ne fund ka mbajtur katedren e Gjenetikes ne Stanford ne Kaliforni.Ka shkruajt “G(j)enet,Popujt dhe Gjuhet dhe ne bashkepunim me shkencetare te tjere Gjeografia e G(j)eneve njerezore.*j=shtuar nga un.
Shpjegimin shkencor per racat un vetem tek ai kam arritur ta gjej.Librat e tij jane te veshtire per tu kuptuar ne nivelin e njeriut te zakonshem.
Ai jetoi dhe jeton ne Kaliforni prej 25 vjetesh.Shqetesimet e tij te jetes shkencore ne Amerike qe ne fillim u perplasen me Antidarvinizmin.
Ne Amerik mesimi i teorise se evolucionit nuk esht i lire.Kjo kur prej ketu startohet sot teknollogjia qe pothuajse vrapon dhe tani me ane te disponimit te saj mund te ndertohen dhe perpunohen nje mal me te dhenash dhe informacionesh.Teorite me baze darvinizmin po fillojn te japi rezultatin e tyre si per interpretimin serioz te historise njerezore,Ne Amerike mesohet perndryshe ajo e intepretimit sipas Bibles.Per shume Amerikanoveriore bota esht krijuar ne vititn 4004 parakrishtit,Po keshtu dhe per Europen ne pergjithesi bota mendimore eshte krijuar me lindjen e shkrimit dhe te koceptit Grek,dhe Per keta persona puna jone esht e pakuptimte dhe ne jemi gjithmone ne krizen e besueshmerise publike dhe ndonjere nga feja na vijne sinjale mallkuese te rezikshme.
Llogjika esht e thjeshte edhe nese historia fillon me biblen ose me Greqin ne Europe ne e shikojme vete me syte tane qe ne kata 6000 vjet ne kemi evoluar dhe evolojme.Pra ne kemi ndryshuar mjetet levizese tonat nga Gomari,kali,karroca,bicikleta,makina,aeroplani anijet kozmike etj.si cdo element tjeter duke qene se kemi evoluar ne.Mjaftojme kete ta shtrijme per 10 mije vjet,100 mije,1 milion e keshtu mund kapet lehte kuptimi qe ne kemi evoluar dhe ne keto periudha dhe si kemi evoluar ne te gjitha drejtimet.
Shkenca pra merret me sigurite relative qe ndertojne te verteta relative te perkohshme ndersa feja merret me sigurine absolute dhe verteten absolute njehere e pergjithmone te dhen e te pandryshueshme.Nga keto un kam zgjedhur shkencen.
 
Ky shkencetar me librat e tij(me grup te tjere bashkepunetoresh )jep shpjegimin per racen shqiptare me bindes dhe me te pamvarur qe kam lexuar deri me sot.
 
si te gjithe popujt dhe rraca jone eshte perzier por jo deri ne degradim jemi mbapa pak me boten rreth kesaj dhe bejme mire , pasi ne bote rracat jane perzier aty ku smban me :D
 
Titulli: Sa e paster është raca e popullit shqipëtar ?

Ku merret me vesh se ca rrace jemi ne jemi perzjer jemi ber si kembet e dhic cdo rrac e kemi ne shqiperi...
 
Vetem të paster qe sjemi.
50% jane si koreano-kinez.
40% si turq.
10% si gjerman.
 
ne jemi race e paster arjane mo...

imagjino u ofruan dhe vete italianet si te tille deklaruan qe jane race e forte race arrixhiu,,,qe jane shqiptare

me shume se kaq
 
Sa leke kushton ai testi i gjenetikes ?

Ne mos gaboj dikush me ka thene diku te 240 euro.

 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back