Sa dëgjohet një zë që thërret me shekuj?

xhebrail

Mangup me Licenc
Sa dëgjohet një zë që thërret me shekuj?
Një çështje akoma e pazgjidhur, si një nga çështjet më esenciale për shqiptarët dhe shtetin e tyre, mesiguri mbeten shqiptarët që u dëbuan me dhunë nga okupuesit e trojeve të tyre dhe u detyruan që të fillojnë jetën diku, ku as në ëndërr nuk e kishin paramenduar.
Megjithë, problemet e tyre të jetës së rënd larg atdheut, duke e ndjerë gjithmonë ndjenjen e të qenit i huaj në vendet ku jetojnë, mbi shpirtin e tyre rëndon statusi i tyre i pazgjidhur, jo në ato vende ku gjenden momentalisht, por në atdheun e tyre. اuditërisht, jo rallëherë mbretëron një ndjenjë, se këta njerëz ndiehen të huaj edhe në vendin prej nga i kanë rrënjët!
Kur flasim për këtë temë, gjithësesi para nesh automatikisht shtrohen shumë pyetje, si p.sh: Kush në të vërtet janë shqiptarët në diasporë? Arsyet, përse ata zgjidhën këtë rrugë kaq të vështirë? Cili është roli dhe kontributi i tyre në ndikimin e zhvillimeve në atdhe? A janë ata gjak i humbur? Sa ndihmohen dhe përkrahen nga institucionet e vendit të tyre? … Dhe pytjeve, si këto sikur nuk iu vjen fundi!
Gjatë historisë së shqiptarëve, tema e shpërnguljeve me dhunë nga trojet e tyre etnike, nuk është temë e panjohur për historianë dhe shkencëtarë shqiptarë, duke filluar nga epoka pas vdekjes së Skënderbeut e gjerë me përfundimin e luftës në Kosovë në vitin 1999. Se sa janë të njohura shkaqet dhe arsyet e shpërnguljeve të shqiptarëve nga trojet e tyre, në qarqet diplomatike ndërkombëtare dhe sa e kanë kryer punën e tyre intelektualët shqiptarë, karshi propagandës sllave dhe greke, është çështje me të cilën do të merren studiuesit në të ardhmen.
Për të dhënë përgjigjen se kush në të vërtet janë shqiptarët e diasporës, domosdoshmërisht në vend të përgjigjjes lindin pyetje tjera. Pra, sa dihet se çfarë ndodhi me shqiptarët e shpërngulur në kohën e pushtimit turk? Po shqiptarët e اamërisë, po ata të rajonit të Nishit, po ata të shpërngulur në vitet 1955-56? Ku janë? Sa janë? Kush janë shqiptarët je jetojnë edhe në Ukrainë, prej nga shkuan atje? Arsyet, përse u shpërngulën? Cilën gjuhë flasin dhe cilës kulturë i takojnë tani? Këto janë pyetjet, që fatkeqësisht elita shkencore dhe politike e shqiptarëve nuk ka arritur me kohë dhe sa duhet t’i shtrojë as para vetës, e mos të flasim se sa është punuar që këto fakte të paraqiten para qendrave ndërkombëtare të vendosjes. Faktet flasin, se këta njerëz nuk zgjodhën këtë rrugë me dëshirën e tyre, por ata u detyruan dhunshëm nga pushtuesit e ndryshëm, të lënë vatrat e tyre shkretë dhe të marrin botën në sy. Shpresojmë se kompetentët do të merren seriozisht me këtë problem madhor për kombin, dhe se në enciklopedinë shqiptare, pse jo edhe në gjuhë të huaja, opinioni do të merrë përgjigjen adekuate.
Dihet, poashtu fati i trojeve shqiptare dhe coptimi i tyre. Dihet edhe gjendja në të cilën u katandos Shqipëria etnike pas vitit 1912 e gjerë me rrëzimin e sistemit komunist; por, si mund të shpjegohet që një shtet gati 100 vjet i pavarur edhe pse ishte në gjendjen çfarë ishte, bëri aq pak, apo më mirë të thuhet hiq, për të zbuluar këtë katrahurë të popullit të vet në arenën ndëkombëtare, kur kemi parasysh propagandën aq të madhe të armiqëve tanë, të cilët përmes shantazheve dhe gënjeshtrave të sajuara nga mjeshtrit e tmerrit arritën që me literaturën e tyre të pasurojnë bibliotekat më me renome të botës, dhe atë në gjuhë të ndryshme.
اfarë bënte elita jonë, në kohën kur trojet den baba den të shqiptarëve, shpallën nga armiqtë tanë si djep i kulturës së tyre. Duket, se ata jo vetëm që harruan atë pjesë aq të madhe të shqiptarëve që u dëbuan me dhunë, por tani harronin edhe tokën e shenjtë të tyre. A është ky rezultat i mos punës sonë? Me siguri se po. Sa është marrë parasysh ky faktor i pakontestueshën nga përfaqësuesit tanë në kohën kur vendoset për fatin dhe zgjedhjen e çështjes shqiptare në Ballkan? Përgjigjen do ta jap lirshëm çdo lexues i këtij teksti.
Kur, flitet për shqiptarët e diasporës, kam bindjen se shumica e njerëzve eminentë të Shqipërisë etnike, kanë parasysh shqiptarët e shpërngulur nga Kosova, gjatë periudhës së regjimit shfarosës së Millosheviqit dhe atyre të shpërngulur nga Shqipëria pas viteve të 90-ta, duke harruar faktin e hidhur të atyre, që u shpërngulen shumë më herët, por, për arsye të njejta.
Fatet e atdheut, ishin dhe mbeten brengë e përhershme e shqiptarëve të larguar nga trojet e tyre stërgjyshore. Historia na mëson se ata, pavarësisht nga koha dhe vendi ku ndodheshin, me punën e tyre patriotike, në kohë të vështira, gjithmonë ishin në ballë të kauzës për çështjen kombëtare.
Por, një gjë është mëse e vërtetë; koha në vend të huaj kalon shpejtë, e me kohën vijnë edhe gjeneratat e reja, fëmijët që lindin, rriten dhe shkollohen jashtë vendit, raste këto, që shpesh herë të duken me fatet e jetimëve e sidomos në ato raste kur mungon përkujdesja e shtetit amë, siq ndodhë me shqiptarët edhe në shekullin XXI.
A janë këta njerëz gjak i humbur? Mos e thashtë Zoti!!! Por, për fatin tonë të zi, po e thotë koha!
Tani, jemi këtu ku jemi, dhe duhet të mendohet dhe të veprohet për gjetjen e mundësive se, si institucionet shtetërore qofshin ato të Shqipërisë, apo ato të Kosovës, të bëjnë më shumë për këta njerëz që janë pjesë e shqiptarëve, por që fati ishte i tillë dhe ata u detyruan të sillen dyerëve të botës. Një shtet serioz, do të përkujdesej për qytetarin e vet, pa marrë parasysh se ku ndodhet, sikur në pyetje të ishte edhe vetëm një person. Ne, kemi të bëjmë me miliona njerëz. Shpresoj se institucionet përgjegjëse i kanë shënimet e sakta?!
E kuptojmë shumë qartë, gjendjen politike në Kosovë, dhe në njëfarë mënyre, ndoshta janë me duar të lidhura, kur kihen parasysh shumë çështje më të ngutshme, deri në zgjedhjen përfundimtare së statusit. Por, edhe në këtë gjendje, ato gjysmë-instutucione, do të duhej të bënin të paktën një hap në këtë drejtim. Eshtë e drejtë e patjetësushme e çdo njeriu, që të jetojë i lirë në vendin e vet, në shtëpinë e vet, dhe këtu pajtohem plotësisht me politikanët shqiptarë, se sërbët e ikur nga Kosova, edhe pse arsyet e ikjes së tyre janë të panjohura, duhet të kthehen në shtëpitë e tyre, por shumë rrallë më ka rënë të dëgjoj apo të lexoj, se po këta politikanë flasin po aq zëshëm, për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre, edhe pse numri i tyre që u detyruan t’i lëshojnë trojet e tyre vetëm gjatë regjimit milosheviqian, është të paktën pesë herë më i madh se sa ai i sërbëve që shkoj si karavan përcjellës pas soldateskës shfarosëse të okpatorit sërb, duke e lënë Kosovën të djegur në flakë.
Dikush do të dal, e të thotë: ا’janë këto dokrra?! Shqiptarët me vite të tëra jetojnë në shtetet perëndimore dhe se nuk do të dëshirojnë të kthehen më në vendin e tyre.
Nëse ka të tillë, ata janë të marrë. Këtu, duhet të duket funkcionaliteti i shtetit dhe kujdesi për qytetarët e vet. Jam i bindur, se me krijimin e disa kushteve normale, për të cilat mbanë përgjegjësi qeveria, numri i të kthyerëve do të ishte marramendës. Nga ana tjetër investimet e tyre, do të ndihmonin në zhvillimin e ekonomisë dhe të biznesit.
ا’është e vërteta në qeverinë e Kosovës, ka një ministri për kthim, ministri kjo që përveç malverzimeve, keqpërdorimit të mjeteve, apo më mirë të thuhet vjedhjes së buxhetit edhe ashtu të varfër të Kosovës, në planprogramin e vet në mënyrë eksplicite ka kthimin vetëm të sërbeve, duke mos u lodhur për të tjerët. Një qëndrim i tillë, në shtetet me demokraci të zhvilluar, kur një njeri, apo grup veçohet prej të tjerëve për shkak të përkatësisë kombëtare, apo fetare quhet racizëm.
Shpresoj, që megjithë mangësitë e shumta në këtë drejtim, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, njerëzit përgjegjës do të vetdijësohen me faktin se shqiptarët që jetojnë jashtë trojeve të tyre janë numerikisht gati sa ata, që jetojnë në atdhe, dhe se përfundimisht shteti duhet të merret me këtë çështje, si çështja më e ndieshme e kombit.
Ndoshta, do të duhej që të krijohet një imazh i ri për këta njerëz, duke mos menduar se ata janë të dedikuar vetëm për punë dhe ato para të fitura me djersë e mund, duhet t’i dërgojnë në vendlindje.
Muaji i pushimit të verës të jetë muaji i çlodhjes dhe i pushimeve, e jo në mënyrë ironike të quhet ”muaji i budallenjëve” siq është bërë modë, të quhet muaji korrik në disa vende të Kosovës, duke aluduar, se në këtë muaj të pushimeve, mërgimtarët tanë, të gjithë mundin e fituar për një vit e lënë gjatë një muaji në Kosovë. Ani, mirë që e lënë se Kosova dhe Shqipëria është vendi i tyre, por të paktën, të mos quhen budallenj, ngase vërtet një epitet të tillë poshtrues nuk e meritojnë.

Mexhit Sadiku
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top