S&P: Papunësia është rritur me 3% në Shqipëri

Malsi

Anëtar i Nderuar
1200x-1.jpg

Niveli i lartë i kredive me probleme në Shqipëri pengon dhe kufizon shërimin e ekonomisë.

Pas disa institucioneve ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore edhe Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Financiar, Standard & Poor’s, e sheh me shqetësim nivelin e lartë të kredive me probleme në Shqipëri, mbi 20%, më i larti e rajon.

Nga 1 miliardë dollarë që është totali i kredive me probleme, 70 miliardë lekë është kredi e pa kthyer vetëm nga 35 kompani të mëdha në vend.

Në raportin e saj më të fundit Standard & Poor’s thotë se për këtë fenomen është i rëndësishëm përmirësimi i kuadrit ligjor dhe vlerëson nismën e qeverisë në bashkëpunim me FMN, në angazhimin për zgjidhjen e këtij problemi.

Në rënie jepet vlerësimi për shkallën e papunësisë. Sipas agjencisë presitigjoze, shkalla e papunësisë në Shqipëri ka ardhë në rritje, nga viti 2009 deri në vitin 2015, transmeton Tv Klan.

Sipas saj, ky nivel u rrit me 3.1% për 5 vite. Nga 13.8 % që ishte niveli i papunësisë në vitin 2009, sipas Standard & Poor’s, në vitin 2015, arriti në 16.9 %.

Raporti i institucionit të specializuar rrëzon poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama, i cili është orvatur shpesh që 100 mijë punonjësit e formalizuar, t’i shesë si venfe të reja pune.

Raporti thotë se, që prej kohës kur qeveria e drejtuar nga Edi Rama mori detyrën, në fund të 2013, performacës së të ardhurave i mungon gjallëria, veçanërisht sa i takon taksave indirekte në vitin 2015.

Por në përgjigje të kësaj, Standard & Poor’s thotë se qeveria ka ndërmarrë masa për të reduktuar edhe evazionin fiskal.

Lapsi.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top