S`e dua teatrin; dua drejtësi për Marvin, Marion e Arditin..!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
S`e dua teatrin; dua drejtësi për Marvin, Marion e Arditin..!

nikoleta_kovaci_29468.jpg


nga Nikoleta Kovaçi

Shembeni teatrin! Një ndërtesë është! Pas tij shembeni edhe ministrinë e Kulturës, edhe atë të Arsimit, edhe të Ekomonisë, edhe të Brendshmen e të Jashtmen. Vijoni më tej e shembeni edhe kryeministrinë! Askujt s`i duhen e askujt nuk i hyjnë në punë. Më pas kthehuni tek ajo godina qorre e bashkisë, prej aty shkoni të Parlamenti, nga aty ku nisin gjithë të këqiat e këtij vendi. Edhe atë shembeni! Të gjithë dhe gjithçka që ka të bëjë me strehime hajdutësh, shembeni. Gjithçka që ka të bëjë me vendmasakrim shqiptarësh shembeni. E aty ndërtoni ç`të doni; fundja një kullë më shumë ç`po na prish? Pse u dashka të bëhemi dëshmitarë të një beteje të kotshme kur deri më sot ne s`kemi bërë një betejë të hajrit; jooo, asnjë për be!

E harruat Arditin? Hë..?! ثshtë ai djali i vogël që makina e plehrave të kësaj bashkisë që drejton benjamini juaj e mori si një topth leckash të harruara dhe i mori jetën! Askush nuk u dënua për Të! Arditi iku, e ne na la atë turpin e madh që e kapërdijmë lehtë ne! Jemi mësuar! Arditi ishte në punë në atë orë të vonë të pasmesnatës. Po po! Arditi nuk ishte aktor teatri! Ai s`mund të na prekte deri në ndërgjegjësime të mëdha se Arditi nuk dinte të bënte furça, as pazare, as trafik droge e as lëpirjen e bastardëve që i morën jetën! Arditi ishte një fëmijë punonjësi policie, që babai i tij luftonte me krimin por nuk mundi dot të luftonte me vrasësit e të birit! Ne, sigurisht nuk na tund dot një oficer policie periferik, jo! Ne na tund vetëm një ministër mafioz, një kryepolic gangster dhe një shef komisariati që zotëron 60 përqind të trafikut të drogës në juridiksionin e tij!

Shembeni teatrin se s`më duhet! Madje mos ndërtoni asgjë tjetër. Do jetë gërmadhe mashtruse, si gjithçka tjetër në këtë vend. Dhe jo vetëm mashtruse po edhe mediokre, e ftohtë, gjakpirëse, më keq se sa kjo që është. Lërini aktorët, ata të vërtetët të përformojnë në rrugë; ashtu në shi e pluhur siç janë gjithë të papërlyerit që frymojnë dhe investojnë në këtë vend pa kërkuar të jenë pjesë e hiçit që ka mbulur luksin mjeran të pushtetarëve në këtë vend. ا`na duhen këto ndërtesa?! Ne ua dimë peshën edhe në mosekzistencë. Le të ndërtohet edhe një kullë tjetër, që aktorët kur të duan të bëjnë takime me zotëruesit e vendit në këtë vend të mos shkojnë vetëm në sallat e një shumëkatëshi në qendër, po të kenë mundësi t`ia ulin pak çmimin e kripur që duhet të paguajë shteti me lekët tona! Shembeni se askush nuk iu thotë gjë. Mbajeni mend! Askush!

…sepse askush nuk e kujton më Marion, djalin që u vra ne derën e shtëpisë nga gjaksi! Hë, iu kujtohet?! ثshtë ai djali që u vra në ‘besën’ e kryeministrit, të maskaradave të pafre që bën dhe bëhen në kurriz të shqiptarëve nëpër botë. Po, sigurisht, Mario s`mundi të na mblidhte siç na kërkon teatri! Jo! Sepse Mario ishte vetëm një njeri; një djalë i edukuar, i shkolluar dhe që donte të jetonte i lumtur me nënën e tij! Mario s`kishte asgjë tjetër! E madje edhe nuk premtonte. Ai s`mund të bëhej pjesë 20 përqindëshi te kulla që do ndërtohej, as spiun mes shokëve rebelues, as ndonjë lajkaxhi nëpër rrjete sociale, atje ku monitorehen njerëzit e shtirur që numërohen dhe stivohen si copa letrash! Mario u vra! Askush nuk u lodh të shkonte te shkaqet e asaj jetëmarrjeje por u ndaluan te Kanuni, te një mjeran zbatues që s`ka kuptuar asgjë nga thelbi i marrjes hak përveç se i shtyrë nga mungesa e shtetit, rregullave dhe ligjeve që bastardohen nëpër këto godinat që janë të emërtuara sipas punës që ne mendojmë dhe besojmë që bëhen brenda!

Ndaj shembeni teatrin se jam më mirë pa të! S`dua ta njoh më atë ndërtesë ndërtuar rrejshëm dhe drejtuar mafiozshëm. Shembeni! ثshtë shumë herë më mirë: “djepi bosh se dreqi brenda”! Aty është një djallë, madje edhe pjellë djalli! Një njoh unë! Jam e sigurt që ka më shumë, e ka patur e do të ketë edhe më shumë se një e madje djall e stërdjallë më shumë se sa dy breza. Ndërtoni çtë doni se kullat tuaja mua më ngjajnë me mjerimin tuaj, ndaj se dua teatrin. S`kam përse të dua! Ju jeni mësuar të ngreni beton e hekur duke shembur vlera dhe ideale. Fundja pse më duhet një teatër me njerëz brenda, kur në rrënojet e betonërive tuaja ka gjak e varre. Ju e dini. Edhe ne e dimë. Madje edhe aktorët e tetarit e dinë. Të gjithë shtireni. Të gjithë doni të bëni sikur nuk i dini. Sepse keni frikë nga këta që ndërtojnë vetëm betonëra kudo shkelin. ثshtë më mirë të mos shtiremi.

Përse u dashka kërkuar drejtësi për një ndërtesë, u dashka bërë zhurmë për mure, e nuk reagojmë për Marvin?! E mbani mend?! ثshtë djali i vetëm i një burri kampion dhe i një gruaje që ka mësuar breza në këtë ‘tiraninë’ tuaj dhe tonën bashkë! E përveç teatrit, e të gjitha këtyre ndërtesave-godina të rrejshme dhe të frikshme, shembeni edhe gjykata e prokurori. ا`na duhen kur ata që i morën jetën Marvit dolën nëpër Tiranë! Dolën triumfues pikërisht se nëpër këto lloj godinash strehohen vrasës të ligjshëm dhe të kollarisur, të nderuar, respektuar dhe pasanikë! Marvi ishte shpresë për një brez, po nuk kishte mbërritur në sallonet e pazareve të partive politike. Madje dukej se nuk ishte as i prerë për të qenë mbajtës flamujsh nëpër fushata e aq më pak një emër listash për ta futur në parlament që të ishte votë në duart e kryetarit!

Ndaj s`më duhen godinat; të gjitha shembeni e të gjitha u shembëshin! Dua drejtësi për Arditin, Marion dhe Marvin!

b;diell-online.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top