Rusët preferojnë Shëngjinin, gjermanët aksin Durrës-Tiranë

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Investitorët e huaj kanë kthyer vëmendjen e tyre drejt tregut të pasurive të paluajtshme në vendin tonë, sidomos në zonat turistike pranë detit. Në një kohë kur investitorët dhe turistët kanë eksploruar plazhet e Mesdheut, nga Shqipëria e largët dhe e pazbuluar janë kthyer shumë sy e veshë. Shumë prej blerësve janë nga Anglia, Irlanda dhe Norvegjia, ndërsa gjermanët preferojnë territorin midis Durrësit dhe Tiranës.
Situata e stabilizuar ekonomike dhe politike si dhe projektimet për anëtarësim të Shqipërisë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian dhe në NATO, e kanë bërë vendin tonë më tërheqës.

Ekspertët e pronave të paluajtshme konfirmojnë se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO do të sigurojë një vlerësim akoma më të madh të tregut të pasurive të paluajtshme gjatë pesë deri në 10 vitet e ardhshme.

“Ne kemi shumë besim se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur në këtë drejtim. Vendi do të bëhet akoma më shumë një treg më i kërkuar që në 3-5 vitet e ardhshme”, - thekson Filip Bay, drejtori rajonal i “Colliers International” në Evropën Juglindore.

Avantazhet

Një tjetër avantazh për tregun shqiptar është fakti se ai ofron çmimet më të ulëta në kontinentin e Evropës. Investitorët blejnë prona përgjatë gjithë rivierës bregdetare. Shëngjini në pjesën veriore ka qenë në shënjestër të investitorët nga Rusia, të cilët kanë kthyer vëmendjen e tyre drejt brigjeve shqiptare, pasi kanë blerë një pjesë të madhe tokash në Malin e Zi.

Agjentët e pasurive të paluajtshme thonë se jugu i vendit, duke nisur që nga Vlora e deri në Sarandë mbetet një treg primar dhe mjaft i kërkuar, por gjithsesi sipas tyre investitorët kanë nisur të lakmojnë edhe gjirin e Lalzit në Durrës, që mbetet ende një zonë origjinale dhe e pacenuar.

Tregu perëndimor

Evropianët perëndimorë janë duke lakmuar për të blerë gjithnjë e më shumë apartamente, në mënyrë të veçantë ato përreth rivierës bregdetare në jug të vendit, nga Vlora në Sarandë. Shumë prej blerësve potencialë janë nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Norvegjia. Investitorët gjermanë po tregojnë një interes veçanërisht në territorin midis Durrësit dhe Tiranës.

Robin Barrasford, drejtori i menaxhimit në “Barrasford & Bird”, një agjenci konsultative britanike për pasuritë e paluajtshme shprehet se Shqipëria përfaqëson një mundësi të shkëlqyer. “Ne këshillojmë investitorët që të blejnë, sepse paratë e tyre do të kthehen me fitime brenda tre vitesh”, - është shprehur Barrasford, duke përmendur faktin e perspektivës së tregut bullgar të pasurive të paluajtshme dhe bumin e investimeve që u shënua në këtë vend pak vite më parë.

Krahasimi me rajonin

Shqipëria ofron çmimet më të ulëta për trojet në të gjithë Evropën, krahasuar me Kroacinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Greqinë, ku çmimet janë afërsisht 70 për qind më të shtrenjta se në Shqipëri.

Infrastruktura në Shqipëri po përmirësohet dita-ditës me terminalin më të ri të ndërtuar në Aeroportin “Nënë Tereza”, i cili ofron tani fluturime direkt nga dhe në Londër, Nju Jork, si dhe në të gjitha vendet e Evropës, si Roma, Milano, Munih, Vjenë, Athinë dhe më gjerë. Këtë vit, parashikimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë për më shumë se 2.5 milionë vizitorë dhe turistë, ashtu si ka deklaruar edhe Ministria e Turizmit.

Më shumë se 40 milionë euro po investohen për të rehabilituar portin e Durrësit, porti kryesor i vendit, i cili ndodhet 35 kilometra larg Tiranës dhe që e lidh atë me shumë vende të Ballkanit, Detit të Zi dhe vendet e Evropës. Në të njëjtën kohë edhe në shumë rrugë të vendit, po punohet me intensitet.

Ajo që rekomandohet është një praktikë e mirë ligjore dhe që është me eksperiencë në tregun vendas, që mund të ketë asistuar investitorët e huaj në të shkuarën, për të kryer procedurat.


telegrafi
 
:lexim:
Pikerisht per aspektin e investitoreve te huaj une jame kundra!

Shteti shqiptar duhet te synoje drejt investitoreve shqiptar dhe jo ata te huaj, duke lene ne dore shqiptare pasurite natyrore turistike bregdetare dhe malore !!!
Kjo eshte skandaloze pasi eshte njesoj si te shesesh veten tek te huajt!
Baballaret tane ne te kaluaren luftonin qofte edhe per 1 cope pellembe toke per ti mbjetuar shfarrosjes, ne sot ua shesim per nje grusht dollaresh, eurosh ose rublash ruse pa marre parasysh demin ekonomik qe i bejme vetvetes si sot ashtu edhe per te ardhmen!
Mjafton te permend ate qe po ndodh aktualisht ne Kosove ne lidhje me problemet e percaktimit te kufijve!!!
Ky nuk eshte zhvillim, kjo nuk eshte ecje perpara kjo eshte nje forme moderne "tradhetie" !!!

Gomarin e nxjerr i zoti nga balta dhe jo i huaji!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top