Ruçi: Vetëm në Shqipëri ndodh që opozita kërkon pushtet në tavolinë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ruçi: Vetëm në Shqipëri ndodh që opozita kërkon pushtet në tavolinë

mozi.jpg


Gramoz Ruçi, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste deklaron se Partia Demokratike do pushtetin në tavolinë. Ai ka folur nga Fieri, ku ka nderuar të rënët në kuadër të ditës së Dëshmorëve.

“Ku ta dinin të rënët tanë që luftuan për shtet e për liri se pas kaq dekadash stërnipiërit e tyre do luftonin për pushtet për ta marrë atë në tavolinë.

Pyetje: Në momentin që PD nuk futet në zgjedhje, mendoni se do të jetë LSI ajo që do të bëjë opozitën?

Le të presim datën 18 dhe pastaj se kush do jetë pozitë e kush opozitë e përcakton vetëm elektorati shqiptar. Politika është edhe shah mor bir, po kryeministri e ka bërë ofertën e tij, është bërë publike. Ngelet pala tjetër të bëjë zgjidhjen e vet. Oferta tjetër është ajo ofertë që ka opozita që thotë pushtetin e duam në tavolinë dhe duam bashkëqeverisje. Vetëm në Shqipëri ndodh një fenomen i tillë që në prag të zgjedhjeve kërkohet që opozita të bëjë pozitë”, deklaroi Ruçi.
(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top