Rrugët jepini me koncesion se do prishen. Përparësi mirëmbajta, jo ndërtimet e reja

Arfenilla

Themelues i Forumit
Nëse rrugët e ndërtuara së fundmi nuk do të mirëmbahen ato do të shkojnë drejtë shkatërrimit, ndaj Banka Botërore i këshillon qeverisë që të fillojë sa më shpejt procesin e klasifikimit dhe të vlerësimit të rrugëve dhe ta kalojë mirëmbajtjen e tyre me koncesion. Në raportin e fundit të BB-së për Shqipërinë paraqitur qeverisë thuhet se kjo gje do të ulte në mënyrë të ndjeshme kostot e buxhetit.

largea_autostrada1390129167.jpg


“Ka një nevojë për të riklasifikuar rrjetin rrugor shqiptar dhe të riklasifikohen rrugët në linjë me kërkesat funksionale të tyre, si dhe juridiksionin përgjegjës për ruajtjen e tyre. Autoriteti Rrugor Shqiptar duhet të vendosë dhe më pas përdorë një sistem të menaxhimit të asetit duke e rifreskuar atë rregullisht për të siguruar një mjet praktik planifikimi. Një sistem i tillë është i domosdoshëm për një menaxhim profesional të asetit rrugor kombëtar”, thuhet në raport.

Aktualisht 42 për qind e rrjetit rrugor primar është në gjendje shumë të mirë ose të mirë, ndërkohë që te rrjeti rrugor sekondar shifrat janë shqetësuese.B sot..
 
Titulli: Rrugët jepini me koncesion se do prishen. Përparësi mirëmbajta, jo ndërtimet

Pikerisht kjo eshte me e drejta per t'u bere,dhe mendoj qe Qeveria do e pranoje kete oferte!
Jan hedhur miliona euro per keto rruge,Qeveria nuk e ka lluksin t'i mirembaje me standart,keshtuqe do ishte me e mire t'i jepte ne Konçesion por kjo do rendonte xhepat e qytetarve qe do paguajn KM e bera,ama do hiqnin shpenzimet qe i bejn sherbime automjeteve per shkak te rrugve te degraduara.
 
Titulli: Rrugët jepini me koncesion se do prishen. Përparësi mirëmbajta, jo ndërtimet

akoma pa e mbaru mir e kan riparu, un nuk e kuptoj cfar ekspert zgjedhin keta ?
 
Titulli: Rrugët jepini me koncesion se do prishen. Përparësi mirëmbajta, jo ndërtimet

akoma pa e mbaru mir e kan riparu, un nuk e kuptoj cfar ekspert zgjedhin keta ?


Rruget kryesore si pershembull 'Rruga Kombit' eshte ndertuar deri ne nje pike nga kompania infrastrukturore me prestigjoze ne Bote Bechtel&Enka,me pas ka patur nje prishje kontrate me Qeverine Shqiptare dhe jan nderprer punimet nga kjo kompani...

Ka operuar ne Kroaci ne korridorin me te gjate te Ballkanit,kush ka kaluar e ka pare si eshte punuar.

dental-centar-dubravica-croatia-travel-by-car.jpg
 
Titulli: Rrugët jepini me koncesion se do prishen. Përparësi mirëmbajta, jo ndërtimet

Njera qeveri i beri ato rruge...kjo tjetra smudnet ti mbaje lol...sa po ecen shqiperia me kete qeveri

p.s Me ndertuar as e ka ne projekt piktori por as me i mbajt spo i mban dot lol
 
Titulli: Rrugët jepini me koncesion se do prishen. Përparësi mirëmbajta, jo ndërtimet

Ne flasim per demokraci por mendojme si komuniste.

Duam te kemi rruge dhe presim gjithcka nga qeveria duam rruge dhe spaguajme per mirembajtjen e tyre.Ne kushtet qe eshte Shqiperia me kete ekonomi te dobet jo vetem rruget por dhe shume sherbime te tjera publike duhet te jene me koncesion.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top