Rrugët e Athinës, si burgjet e Irakut

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Publikohen fotot tronditëse. Policia greke detyron një emigrant të zhvishet në mes të rrugës. Qeveria: Ndëshkim për fajtorët

Skandalet e "Guantanamos", në qendër të Athinës. Kështu titullohet artikulli i gazetës greke "Ethnos", e cila publikon edhe fotografitë e turpit, të kryera në qendër të kryeqytetit grek, me protagonistë policët grekë. Fotografitë janë kryer nga anëtarë të organizatës "Ndaloni luftën", në momentin kur një patrullë e policisë greke kryen kontroll rutinë te një grup emigrantësh. Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor të këtij viti, vetëm disa metra larg Bashkisë së Athinës, tri orë pas mesditës.

Policët grekë i kanë kërkuar një emigranti nga Maroku të zhvishet në mes të rrugës, para syve të kalimtarëve të shumtë. Në fotot e gazetës greke duket qartë një prej policëve që urdhëron emigrantin fatkeq të heqë në fillim pantallonat, e më pas të brendshmet, duke e poshtëruar atë publikisht. Sipas policëve grekë, që merrnin pjesë në kontroll, emigranti ishte përdorues droge dhe fshihte shiringat e heroinës në xhepat e pantallonave.

Pas publikimit të skandalit të radhës, shefi i policisë greke ka urdhëruar fillimin e menjëhershëm të hetimeve. Ndërsa në deklaratën e policisë thuhet se, nëse provohet që policët kanë shkelur rregullat, do të merren masa të rrepta sipas Kodit Disiplinor të Policisë.

Nga ana tjetër, sipas organizatave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, kontrolli trupor i një të dyshuari mund të bëhet vetëm kur është tërësisht i nevojshëm dhe jo publikisht. Sjellja e policëve ndaj emigrantëve të huaj është evidentuar edhe në raste të tjera. Para rreth një viti u publikua një video, ku policët grekë detyronin dy të shoqëruar me shtetësi shqiptare në rajonin e policisë të qëllonin me pëllëmbë njëri-tjetrin. Skandali i radhës vulos sjelljen raciste të policëve grekë ndaj emigrantëve.

Rasti më i fundit, sipas gazetave greke, ngjan me atë të burgut famëkeq të Guantanamos, ku mbahen personat e dyshuar për terrorizëm. Në skandalet me të burgosurit në këtë burg kanë marrë dënime disa ushtarakë amerikanë, të cilët janë fotografuar duke torturuar e abuzuar të burgosurit.

Gazeta Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top