Rruga drejt Allahut

Besimtarja

Antarë
Rruga drejt Allahut
Allah! Më bëj të jem vetëm rob i Yt!

Shkruan: Avni Tafili
Zëri i Zgjimit!

O sa e varfër është gjuha ime!

ALLAH! Ndjej mëshirën. Ndjej butësinë. Ndjej madhështinë. Rrugë që të përshkon tërë qenien, të zgjeron zemrën, të qetëson shpirtin. Rrugë, po e përshkove, humbasin kuptimin fjalët që i thotë gjuha e edukuar; s’ka më dhembje, s’ka më dobësi, s’ka më lodhje, s’ka më dëshpërim; edhe sikur të çahej toka para teje, e të grabiste krijesat; e të shkuleshin shkëmbinjtë, e të shkapërderdhej qielli; e të vdiste gjithçka! I përshkuari në rrugën e Sundimtarit; je i paprekur, ke shpirt, mendje, të kapur për një lidhje, s’ka shprehje, s’ka fjalë, s’mund të përshkruhet lidhja; toka është e dobët, krijesat në të janë të dobëta; Jo, s’shpjegohet, ndjehet thellë, thellë në brendi!

Adhurues i Sundimtarit! Ke ndierë. Ke menduar. Ke folur. Ke dëshiruar. Je lartë. Je në qetësi. Ke jetë.

O sa e varfër është gjuha ime!

I Mëshirshmi! Kur në thellësitë e shpirtit ndjen mëshirë. Ndjen butësi e falje. Je penduar. Ke turp. Ulë kokën. Zemra të qan. Syri të loton. Lëkura të rrëqethet. Shpirtin e ndjen. Fytyra të skuqet. I ruajtur. Guximtar. Plotshpresë. Zgjohesh. Zgjimi; përmallimi për Zotin! Të do, e do. Zgjohesh, përmirësohesh; i dobët, pendohesh, loton e përulesh, i bindur në Mëshirën e Tij.

O sa kënaqësi ta nënshtrosh tokën! Krijesën! Të madhërosh të Vërtetin; të mos trembesh, të mos kesh frikë, të mos ndjesh vetminë, të mos ndjesh asgjë veçse jetë, jetë, jetë plot jetë! Kur tërë qenien tënde ia nënshtron Atij që i takon sundimi i qiejve e i tokës; të Butit, të Urtit, Allahut!

O si mund të mos ndjehet, kur të mbulon mëshira e falja e Tij! Kur të pikon syri, kur të gjallërohet zemra, kur të lëvizin gishtërinjtë duke madhëruar Zotin e tyre. O kënaqësia vet! O lumturia vet!

Zgjohu! Ndjej! Të lutem mos i bën padrejtësi vetes. Ndjej. Ki turp. Ki mëshirë ndaj vetes. Sa shumë i mungon Zoti i saj. Mos moho, mos përgënjeshtro e të të mbulohet mirësia; përqafoje të vërtetën, përshkohu, zhytu, të pret amshimi, të pret dashuria e ngrohtë që nuk di të shuhet, e të pushojë, të pret Mëshira e Falja e Zotit tënd!

Po lexon. Mos i mbyll kapakët e syve. Të dhembin sytë. Kush t’i krijoi, ato kapakë, që të hapen e të mbyllen; me lotët e tu të pastrohet drita e syve. Syri, o sy njeriu, ke Allahun që të sheh, të dëgjon, kërkoje udhëzimin e Tij, kërkoje Jetën e Vërtetë.

Le të rrjedh syri lot, e le t’i përshkojë anët e hundës. Le të ngrohet fytyra me lotin e Dritës së Zotit tënd. Të dha jetë. Ke jetë. Po lëvizë. Noto bashkë me lotin, kur rrjedh për Zotin e tij, shijoje ëmbëlsinë e zemrës, kur me Zotin e saj qetësohet, kënaqet.

O s’kam fjalë. O gjuhë! Sa e paaftë je. Mos më lëvizë. Ma përkujto Zotin që më mëshiron e më falë, e ndaj meje është i Butë, Falës, Mirënjohës, Durimtar. O Zoti im! Allah!

Bujar. I Madhërishëm. I Gjithëdijshëm. اlirues. Më hap dyert e qiellit, më largo nga toka, që mua po më bën të padrejtë, është krijesë e Jotja. Më bëj rob Tëndin. Ti po më dëgjon, po më sheh, po më vështron. Ti më mbikëqyrë. Më udhëzo. Më drejto në rrugën Tënde. Më mundëso vetëm pak të shijoj praninë Tënde.

Jam i varfër. Jam i dobët. Jam mëkatar. Jam i gabueshëm. Nëse s’më falë, nuk i drejtohem askujt! Te Ti është e tërë mirësia. Ma nënshtro trupin tim, të mos e dëgjojë askënd përveç Teje; më bëj ta sundoj vetveten time, të mos i nënshtrohet askujt përveç Teje.

Më ngulitet të pamirit, e më shtanget, më qetësohet të dëgjuarit e më thërrasin, më prehet të menduarit e më këndellë, më noton të vështruarit e më dridh, më ngrohen të ndijuarit e më zgjojnë.

Flas. S’di të flas. S’di të shprehem. Nuk mund të shpjegohem. Po sa shumë forcë ndjehet, po sa shumë ngrohtësi përjetohet, kur rrugën e Allahut, përpiqet njeriu ta përshkojë.

Më fal o Allah! Më bëj të jem vetëm rob i Yt!
I varfër tek Allahu, i pavarur prej krijesave të Tij!
 
Titulli: Rruga drejt Allahut

Allahu te shperblefte me Xhennetin Firdews per kete teme !

Allahu nuk ka nevoje per adhurimin tone. Ne kemi nevoje ta adhurojme Allahun :)
 
Titulli: Rruga drejt Allahut

allahu i futi ne burg tre shqiptaret ne nju jersey qe luftuan per allahun. jeni rrace terrori ju islamiket. sdo ju leme ne trojet shqiptare. ka ardhur koha te ikni ne vendet arabe
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top